Connect with Us

Tragjike/ Gjendet i mbytur fëmija katër vjeç

Kronika

Tragjike/ Gjendet i mbytur fëmija katër vjeç

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkozës, ku një fëmijë katër vjec është gjetur i mbytur në një përrua.

Mësohet se i mituri me inicialet K.H. ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 17 shkurt.

Sipas uniformave blu, trupi i pajetë i 4-vjeçarit është gjetur i dekompozuar në një kanal kullues, ngjitur me lumin e Lanës.

“Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:15, në Shkozë, në një kanal kullues në afrësi të banesave sociale dhe ngjitur me lumin e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija K.H, 4 vjeç, i cili ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020.

LEXO EDHE:  Sindroma X / Vajza që nuk rritej dhe “tronditja” e doktorëve

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja që tronditi Durrësin/ Zbardhen detaje, viktima i dënuar në Itali

Publikuar

-

Nga

Zbardhen detaje të reja nga vrasja që tronditi mbrëmjen e djeshme Durrësin.

Jetmir Bregu, 32 vjeç fillimisht mbeti i plagosur dhe u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë. Dyshohet se vrasja e të riut ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës pasi 32 vjeçari ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh.

Ndërkohë nuk janë identifikuar ende autorët e krimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

GJKKO rikthen sekuestron për pasurinë/ Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë

Publikuar

-

Nga

GJKKO rikthen sekuestron për pasurinë/ Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë

Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rikthen sekuestron e pasurive të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ky i fundit ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër venedimt të GJKKO.

Më 11 janar, Gjykata e Posaçme e Apelit i riktheu masën e sekuestros së pasurive të ish-prokurorit.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Miqësia e veçantë e vajzës me qenin

LEXO EDHE:  Përse fëmijët sillen më keq me nënën se me këdo tjetër?/ Psikologët shpjegojnë arsyen…

Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, kjo gjykate vendosi sekuestron e pronave të ish-prokurorit të Përgjithshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bëri për spital të miturin/ Arrestohet 19 vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

LEXO TE PLOTE