Connect with Us

“Te fala kryeprokurorit Çela!”/ Aktivisti tallet me lirimin e Çilit dhe të arrestuarve të “Mezhgoranit”

Politikë

“Te fala kryeprokurorit Çela!”/ Aktivisti tallet me lirimin e Çilit dhe të arrestuarve të “Mezhgoranit”

Publikuar

-

Aktivisti i Shoqërisë Civile që ka drejtuar protestën kundër armëve kimike Zirkon Disha, ka ironizuar Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, i cili tha se arrestimet e operacionit “Mezhgorani” janë fryte të prokurorisë së pavarur.

Pas lirimit të pronarit të UET-së Henri Çilit dhe disa prej të arrestuarve të policisë, Disha i dërgon të fala kryeprokurorit me tone ironike.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, aktivisti  thotë se spektakli i arrestimeve për qëllime propagande po vijon.

“6 muaj hetime, përgjime telefonike, përgjime ambientale, kanabis, armë, para fallso, bastisje biznesi, bastisje shtëpish, qindra lajme, hamendësime, dyshime dhe në fund të dyshuarit e arrestuar kthehen në shtëpi.

LEXO EDHE:  Spahiu: Rama-Meta, armiq!/Çili: Ja kur divorcohen

Fortunë në një gotë uji, si zakonisht!

Duhet bërë një ligj, që nëse një institucion ngre akuza të cilat nuk vërtetohen, atëherë ata që firmosin këto letra duhet të dorëzojnë detyrën!”, deklaron Disha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama e priti me nderime dhe puthje/ Socialistit më të vjetër i kërkohet llogari për eshtrat e 14 martirëve të ekzekutuar

Publikuar

-

Nga

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme dhe historiani Kastriot Dervishi i ka kërkuar llogari Ziqiri Meros, 100-vjeçarit që u prezantua nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS si socialisti më i vjetër në moshë.

Rama kërkoi që të gjithë të pranishmit në Pallatin e Kongreseve të ngriheshin në këmbë dhe e puthi Meron në ballë. Por Dervishi thotë se i moshuari i ka shërbyer regjimit komunist dhe adhuron gjithë kriminelët e atij regjimi. Historiani delaron se Ziqiri Mero urren edhe fëmijët, gratë e pleqtë që vuajtën në kampin e Tepelenës pasi i ka quajtur “kolaboracionistë”.

Sipas tij, Mero qan për çdo gjë që ka gatuar diktatura komuniste, nuk ndjen asnjë lloj pendese, është kurdoherë vigjilent ndaj “armiqve të brendshëm” dhe është punëtor i palodhur për unitetin e partisë dhe hallet e proletariatit.

Historiani i kërkon llogari Meros për eshtrat e 14 martirëve të ekzekutuar në kohën e komunizmit, 8 në procesin e parë gjyqësor dhe 6 në të dytin.

“Ziqiri Mero ka qenë anëtar i Këshillit Gjyqësor Ushtarak të Divizionit të 3-të të Korparmatës së 2-të, në një proces ku u ekzekutuan plot 8 persona. Prokuror i procesit ka qenë Mit’hat Zaçe.

Ky këshill me vendimin nr.5a, datë 23.5.1945, (ku u gjykuan 20 persona), ndër të cilët u deklaruan fajtorë dhe u ekzekutuan: Enver Ibrahim Meko, Harun Hysen Rokaj, Nexhip Iljaz Canka, Hajdar Teki Zako (17 vjeç), Surja Xhemal Zoto, Mehdi Mehdi Lamçe, Sefedin Rushan Fazlliu dhe Estref Muslim Mustafaraj

U la në fuqi me vendimi nr.81, datë 24.5.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Personat në fjalë kishin qenë më parë me forcat e Ballit dhe Legalitetit, por ishin bërë partizanë. Nga shqyrtimi i provave, ndaj tyre nuk rezulton asnjë krim apo vepër penale, por gjithçka është rreth dyshimeve se do formonin “grupe” dhe se nuk kishin “pastruar shpirtin nga e kaluara”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Historiani thotë se në procesin tjetër, kapiteni Ziqiri Mero, si zëvendëskomandant i Brigadës së 1-rë, ka luajtur rolin e hetuesit dhe prokurorit.

LEXO EDHE:  Tre kandidatë në garë për të zënë vendin e Arta Markut/ Kur përfundon afati

LEXO EDHE:  Shënim nga Elvi FUNDO/Kur Çuni nga Labinoti dhe zonjusha UET tallen me opozitën

“Bie në sy te ky grup pushkatimi i Farendin Angonin, një person që njihte fare mirë jetën e E.Hoxhës. Me vendimin nr…(s’ka), datë 4.6.1945 Këshilli Gjyqësor Ushtarak i Divizionit të 3-të të Korparmatës së 2-të, u vendos pushkatimi i këtyre personave: Faik Riza Tartari, Zef Sadri Kabashi, Gjon Cufi, Myrteza Bektash Satka, Lec Ndreca dhe Faredin Myrteza Angoni.

U la në fuqi me vendimin nr.108, datë 5.6.1945, të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Nuk po përmend personat e tjerë të dënuar. Të paktën në këtë rast, Ziqiri Mero ka urdhëruar pushkatimin. Ai di vendin ku janë pushkatuar të ndjerët. Ka jetuar gjithë jetën e tij me skenën makrabre të pushkatimit dhe ka adhuruar në kulm diktaturën”, nënvizon Dervishi./ CNA.al

Ngriti në këmbë Pallatin e Kongreseve/ Kush është “enveristi” që puthi Rama në ballë

Foto-Delegati socialist 100 vjeçar ngre në këmbë Pallatin e Kongreseve/ Rama e puth në ballë

LEXO TE PLOTE

Politikë

“5-vjeçari që humbi jetën në Shkozë i përket një familje rome”/ Vokshi akuza Bashkisë së Tiranës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka ngritur akuza të forta lidhur me gjetjen e trupit të pajetë të një 5 vjeçari të mbytur në një kanal në zonën e Shkozës.

Vokshi kërkon të dijë më tepër informacione nga autoritetet për të miturin, i cili kishte disa ditë që ishte shpallur në kërkim.

Demokratja fajëson Bashkinë e Tiranës për vdekjen e fëmijës së familjes rome, pasi thotë se nuk ka siguruar kushte teknike dhe standarte në punimet që po kryeheshin për unazën Lindore të Tiranës.

“Fëmija i vogël me inicialet K.H, që humbi jetën në Shkozë e që i përket një familje rome të strehuar atje, ka rënë në një kanal të bërë nga punimet që po kryhen për unazën Lindore të Tiranës, nga Bashkia e Tiranës.

Fëmija ka humbur jetën si rezultat i punimeve pa kushte teknike e pa standartet e kërkuara për sigurinë në punë. Ka disa kohë që punimet janë ndërprerë, por për banorët nuk është marrë asnjë masë për të siguruar kushtet teknike të sigurisë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Ermal Hasimja e “përkëdhel” Henri Çilin duke e quajtur hipokrit

LEXO EDHE:  Tre kandidatë në garë për të zënë vendin e Arta Markut/ Kur përfundon afati

Vokshi i bën thirrje Prokurorisë në emër të Partisë Demokratike, të nisë menjëherë hetimet për përgjegjësit e humbjes së jetës së fëmijës së vogël.

“Përgjegjësit duhet të vihen para përgjegjësisë penale, kushdo qofshin dhe kudo qofshin!”, nënvizon ish-deputetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Të rinjtë “i binden” Metës/ Mbledhin lule mimoza nëpër kodra

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka publikuar videon e disa të rinjve të cilët kanë shkuar për të mbledhur mimosa.
Të rinjtë pritet t’i bashkohen manifestimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se Meta ka bërë thirrje se në manifestim të ketë vetëm flamuj shqiptare dhe lule mimoza.

Mesa duket mbështetësit e Metës i janë “bindur” kërkesave të presidentit duke u përgatitur seriozisht me mbledhjen e mimozave nëpër kodra.

“Pranvera Kuqezi nesër në Tiranë! Manifestimi Mbarëkombëtar, më madhështor dhe më paqësor në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! Mirësevini nesër me mimoza dhe flamuj kuqezi”, shkruan Meta bashkëngjitur videos./CNA.al

LEXO TE PLOTE