Kronika
Shpërthen tritol në një gurore në Krujë/ Ndërron jetë një person, një tjetër me urgjencë drejt Traumës

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një gurore mbrëmjen e sotme në Krujë.
Mësohet se si pasojë ka humbur jetën shtetasi Asllan Jaupaj dhe është plagosur 48-vjeçari G.Demnushi.
Nga informacionet paraprake, raportohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.
Demnushi kishte vetëm dy ditë që ishte punësuar dhe sot u plagos rëndë ku rrezikon të humbasë njërin sy.
Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet pë zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plota./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Dalin detaje të reja për trafikimi e fëmijëve nga dy motrat/ I përfshirë edhe një avokat shqiptar
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan me kallashnikov mesditën e 31...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makinat bëhen copë te ambasada italiane
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur fort duke pësuar dëme të...