Politikë
Salianji harron Çilin/ Tani është me Metën

Pronari i UET, Henri Çili, i arrestuar tre ditë më parë nga policia, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda, është një ndër suportuesit më të fortë të disa prej figurave të Republikës së re, të Lulzim Bashës.
Ndër personat më të suportuar dhe mbështetur nga Henri Çili janë ish-deputetët Ervin Salianji dhe Grida Duma.
Salianji është një nga produktet kryesore. Një njeri i dalë nga auditorët e UET, i suportuar nga Çili dhe i rekomanduar tek Lulzim Basha për tu bërë avokat i qytetit.

Më pas i mbështetur sërish nga Çili për tu bërë kryetar i FRPD-së. Në atë kohë pati edhe disa takime dhe mediat e tij e mbronin e bënin propagandë për Salianjin. Për më tepër, Salianji shpesh edhe është fotografuar në ambientet e UET.
Por, çfarë ndodh.
Ndërkohë që Henri Çili është vënë në pranga, Ervin Salianji nuk ka thënë asnjë fjalë. As në profilin e tij në rrjetet sociale dhe as në media nuk ka thënë asnjë fjalë për Henri Çilin.
Ish-deputeti Ervin Salianji, ka harruar Çilin dhe tashmë është kthyer nga presidenti Ilir Meta.
Në një prononcim për News 24, Salianji ka thënë se do ta mbështesë manifestimin e presidentit Ilir Meta në 2 mars, sepse kauza që përfaqëson, sipas tij është e drejtë dhe asnjë nga maxhoranca nuk ka arritur deri më tani të kundërshtojë me fakte, provat e publikuara nga Kreu i Shtetit, në tentativën që ai e quan grusht shteti nga Partia Socialiste./ CNA.al