Connect with Us

Rama kërkoi mandatin e tretë/ PD i numëron “bëmat” e qeverisë

Politikë

Rama kërkoi mandatin e tretë/ PD i numëron “bëmat” e qeverisë

Publikuar

-

“Tryezë tre palëshe për zgjedhoren”/ PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë Kongresit të PS thaa se kërkon një mandat të tretë.

Në një postim në rrjetet sociale, PD akuzon Ramën se keqqeverisja e vendit dhe rritja e pasigurisë ka shkaktuar shpopullimin dhe eksodin e shqiptarëve drejt vendeve të BE.

Partia Demokratike thotë se Rama akuzon Bashkimin Europian por dhe vetë shqiptarët për largimin, por në fakt fajin e vetëm e ka ai e barazoi Shqipërinë me vendet në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues.

Sipas PD zgjidhja e vetme e këtij fenomeni janë zgjedhjet e lira  dhe se për Ramën nuk duhet të ketë më një mandat të tretë.

“”Kush është i poshtri?

LEXO EDHE:  Kthim pas në kohë/ Çfarë duhet të kujtojnë demokratët për Ilir Metën

Në 2 mandatet e Edi Ramës kryeministër më shumë se 300 mijë shqiptarë u larguan nga vendi. Me korrupsion, krim, arbitraritet, papunësi dhe injorancë, Edi Rama e barazoi Shqipërinë me vendet që janë në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues në Bashkimin Europian. Poshtërsi është të mohosh këtë të vërtetë, duke bërë me faj herë Bashkimin Europian, herë shqiptarët që ikin se nuk pajtohen me qeverisjen e keqe të Edi Ramës. Kjo do të marrë fund me votë të lirë! Për Edi Ramën nuk do të ketë më një mandat të tretë! Për Shqipërinë nuk do të ketë më eksod!” thuhet në mesazhin e PD./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Analisti Andi Bushati, nuk është përmbajtur ndaj deputetëve të opozitës parlamentare, teksa ishte duke folur për marrëveshjen e 5 qershorit.

Bushati i cilësoi ata si sharlatanë dhe deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit është rrëzuar.

“Për mua është rrëzuar marrëveshja e 5 qershorit, por unë nuk e shikoj me tone kaq dramatike rrëzimin e marrëveshjes nga Edi Rama dhe me futjen në lojë të atyre sharlatanëve të opozitës së re. Por nuk është ajo po shihet që këtu është bërë një gjëmë shumë e madhe”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Skenari i Lulzim Bashës me Durrësin/ Ja mbledhja dhe dorëzimi tek Genc Pollo

LEXO EDHE:  Zbardhen provat/ Rama mashtron, gazeta franceze  e “nxjerr zbuluar”  

Analisti i vijoi edhe më tej fyerjet, duke thënë se deputetët opozitarë janë “letra higjienike” e kryeministrit Edi Rama, pasi theksoi se ata kanë votuar të gjitha ligjet që i janë dashur kreut të qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Publikuar

-

Nga

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Tre ditë më parë bëri bujë deklarata e kryetarit të Republikës së Re, i cili tha se Edi Rama i kishte ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama President.

Duke marrë shkas nga kjo, analisti Andi Bushati tha se ka informacione të sigurta që Rama i ka dërguar disa persona Lulzim  Bashës. Sipas tij, ata janë takuar me kryetarin e opozitës te vila e tij.

LEXO EDHE:  Rama publikon artikullin e Vogue për Tiranën/ Komentuesit: Na gjej punë të ushqejmë fëmijët

LEXO EDHE:  Tërmetet në Korçë/ PD denoncon skandalin, apel prokurorisë

“E kam informacion të sigurtë, Rama u ka dërguar njerëz Bashës dhe nuk janë takuar në lokal, por te vila e Bashës. Këtë as Basha nuk duhet ta thoshte se pastaj dalim aty ku thotë Carloja që Rama nuk do të prishë koalicionet. Mua nuk më duket Rama person që ndan pushtet, thjesht po tallet me këdo”, u shpreh Bushati në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Publikuar

-

Nga

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tha se kryeministri Edi Rama po teston ndërkombëtarët me marrëveshjen e 5 qershorit.

Spahiu deklaroi se marrëveshja nuk do të prishet, ndërsa pretendon se ndërkombëtarët po luajnë me dy porta.

“Rama po teston faktorin ndërkombëtar, mendoj që ai do avancojë dhe do i bëjë ndryshimet kushtetuese, po i thanë ata ndal do ndalë dhe ai. Mendoj që ndërkombëtarët po luajnë me dy porta. Unë nuk mendoj që po prishet marrëveshja.

LEXO EDHE:  Koha kur Rama tallet me qytetarët/ Paske humor shqiponje, fol e qesh vetë

LEXO EDHE:  Nga Flamur Gjymishka/Bashkimi i doganave dhe tatimeve, veprim i nxituar i Qeverisë me pasoja të rënda për financat e vendit

E papranueshme për mua është loja e dyfishtë e ndërkombëtarëve, sepse thonë nuk mbështesim pazaret pas kuintave pastaj thonë votoni marrëveshjen e 5 qershorit, dhe kjo nuk është e moralshme sepse është një marrëveshje që nuk ndryshon asgjë”, u shpreh ai në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE