Connect with Us

Rama i përgjigjet Metës/ Të merresh me “Besëliken”, humbje kohe dhe degradim

Politikë

Rama i përgjigjet Metës/ Të merresh me “Besëliken”, humbje kohe dhe degradim

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me thirrjen e presidenti Ilir Meta për  tubimin e dy marsit, dhe për të ashtuquajturën “Besëlidhje”, të trumbetuar nga kreu i shtetit.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, Rama e cilësoi humbje kohe dhe degradim të merresh, me “Besëliken”, duke ironizuar kështu presidentin Meta.

“”S’mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me Besëlidhjen e kush me “Besëliken”. Kjo është humbje kohe, degradim dhe goditje e shpresës së në këtë vend mund të jetohet normalisht dhe se ky vend nuk është peng i atyre që dalin në TV e shafqen sikur janë ata dhe pas tyre nuk ka asgjë tjetër”-tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Haradinaj i “nxjerr bojën” Ramës/ Nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh

Publikuar

-

Nga

Përplasja në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj duket se vijon të thellohet.

Ndërsa Rama shkruante sot në rrjetet sociale, se Haradinaj ka filluar baltosjen ndaj kryeministrit Albin Kurti, gjë të cilën ai cilësonte paturpësi, ka ardhur menjëherë reagimi i Haradinajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se Rama nuk ia fal dot që i ka prishur planin serbomadh.

“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

LEXO EDHE:  Non-grata në Shqipëri/ Eurodeputetja: Titull nderi i dhënë nga regjimi Ramës

LEXO EDHE:  Sot takimi i kryeministrave të Ballkanit/ Merr pjesë edhe eurokomisioneri Hahn

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.”-shkruan Ramush Haradinaj.

Rama reagon për situatën në Kosovë/ Albin Kurti është në rrugën e duhur,  paturpësi baltosja nga Ramushi 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar leksion Bashës/ Dil e përballu, po tregon se je i punësuari i Rilindjes

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i ka dhënë një leksion të fortë kreut të Republikës së re, Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri i kërkon Bashës të nxjerrë demokratët në protestë dhe jo të luajë kalceto.

Sipas tij, Basha po e nxjerr veten zbuluar që është i punësuari i Rilindjes në PD.

“Mos luaj kalceto 5-5 por nxirr demokratet ne proteste per Kushtetuten! Se e ke zakon qe sa here duhet te perballesh me Ramen, sajon ndonje “ndeshje te shitur”! Ku e ke organizimin si ne 2019 kur i nxorre njerezit ne sheshe per aventurat qe e lane opoziten pa deputete dhe bashki?!
Cdo dite qe kalon te nxjerr zbuluar qe je i punesuari i Rilindjes ne PD! Kuisling”-shkruan Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Legjenda apelon për mbrojtjen e Kushtetutës”/ Meta: Edhe 24 orë për t’i dhënë paralajmërimin grushtit të shtetit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale, një tjetër video-mesazh, në mbështetje të tubimit të 2 marsit.

Meta ka publikuar një video, ku Sabah Bizi, apelon shkodranët të vinë në Tiranë në 2 mars.

“Jam i verbër, por zemra më rreh fort për këtë vend. I ftoj qytetarët shkodranë që në dy mars ti bashkohen thirrjes së presidentit në mbrojtje të Kushtetutës”-shprehet ai në video-mesazh.

Ndërkohë, Meta bën një tjetër paralajmërim të fortë ndërsa shkruan se edhe 24 orë mbetet për t’i dhënë paralajmërimin mbarëkombëtar grushtit të shtetit.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka thumbon partinë e themeluar nga Meta: Nuk është parti opozitare por…

LEXO EDHE:  Zbulohen lidhjet e Ramës me grupin e strukturuar kriminal "Bajri"

“Nderim të veçantë për Legjendën Kuq e Zi  dhe të Vllaznisë së paharrueshme, Sabah Bizin, i cili apelon për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Demokracisë!
Unë jam i bindur se ashtu si shkodranët vinin dikur me biçikleta në Tiranë për ta mbështetur Bizin dhe Vllazninë, sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë po t’u kërkohej. Edhe 24 orë për t’i dhënë paralajmërimin mbarëkombëtar grushtit të shtetit! Nesër në Tiranë! ✌ mars!”-shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE