Connect with Us

“Rama e ka kaluar vijën e kuqe”/ Nuk përmbahet Meta: Ka mision përçarës

Politikë

“Rama e ka kaluar vijën e kuqe”/ Nuk përmbahet Meta: Ka mision përçarës

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet lidhur me kryeministrin Edi Rama të cilin e quan “Gruaja e Bilalit”.

Sipas Metës Rama e ka tepruar shumë duke provokuar ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Nuk është ndonjë situatë e re. E kanë të qartë të gjithë shqiptarë, misioni i tij është mision përçarës. Një nga objektivat kryesor në interes të organizata kombëtare është të krijoj probleme në rajon. Ndoqa lojërat e tij, e ka kaluar me lkohë kufirin dhe vijën e kuqe, e ka tepruar shumë, po provokon Haradinaj, ishte kjo sharlatane se doli e para taskën e serbisë, gruaja e Bilalit . Gruaja e Bilatit nxitoi të thoshte se kishte të drejtë. Nuk mban mend ça bën, fillon të merret me Ramushin, nuk na nevojë askush në Kosovë. Të mos e provokojë më Ramush Haradinaj, mund të ketë 500 probleme se politikan, por Haradinaj për të gjithë shqiptarët është një hero i gjallë. Ndërsa ‘gruaja e Bilalit’ për të gjithë është turpi i turpit dhe të mos merret më me familjen dhe figurën e Haradinajt, se në oborrin e familjes së vet ka gati 40 varre dhe kur del nga shtëpia u thotë mirëmengjes 40 vllezërve dhe kushërinjve që kanë dhënë jetën për pavarësisnë e Kosovës dhe të mos e provokojë me për llogari të shefave në Serbi se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. Nuk mund të pranojmë më lojëra të tillë. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre, të bashkëpunojmë me të dhe me aleatët. Nuk kemi detyre t’i pëçajmë ato””, tha Meta gjatë konferencës për shtyp./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi i Metës para protestës/ Sekti mafioz në krye të grushtit te shtetit

Publikuar

-

Nga

Një ditë para protestës, presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ku denoncoi miratimin e ligjit për dividentin.

Meta e quan këtë “një krimin të tmerrshëm kushtetues të konsumuar nga sekti mafioz në krye të grushtit të shtetit dhe me pasoja të rënda”.

“Me pasoja të rëndë, për buxhetin dhe financat e shtetit, për sigurinë publike për të favorizuar një grusht oligarkësh që pasurohen në kurriz të shqiptarëve. Ligji për devidentit, rast flagrant se si kuvendi ka dhunuar hapur Kushtetutën për të cilën ju premtoj se do të japin llogari. Nuk do të ketë shpëtim për ta.. Barazia bara ligjit është tipar thmelor i kushtetutës, parim i njohur i financave publike. Por në datën 3 dhjetor rilindja në 2018 miratoi ligjin për disa ndryshime në ligj për tatimin mbi të ardhurat në dëm të sipërmarrësve të ndershëm. Në këtë nen marvi kuvendi u vends nga 18% u bë 8% me efekt prapaveprues. Ky parashikim dhunon nenin e kushtetutës që ndalon efektin prapaveprues, se kjo do të thotë diskriminim para ligjit. Pasojët e këtij krimi është e pabesë, goditje e rëndë pas shpine për bizneset e ndershëm që kanë paguar tatimin prej 15%, ndërsa me ligjin e ri oligarkët që kanë paguar deputetët do të favorizoheshin që të mos paguanin 15%, por 8%. përmbyset sistemi fiskal duke majmur më shumë shtresën e vogël dhe më të pasur të shoqërisë dhe duke varfëruar njerëzit e thjeshtë. Për këtë asre me dekretin e datën 20 dhjetor 2018 vendosa kthimin për rishikim, ky dekret iu përcoll kuvendit. Cfarë ndodhi? Në të njëtën ditë ku presidenti i thotë Kuvendit “thërriti mendjes se po bëni një krim financiar”, në të njëjtën ditë kuvendi zhvilloi seancë plenare. Komisioni Ekonomik shqyrtoi në mënyrë mafioze këtë ligj, pa thirru presidencën për të dhënë sqarime, pa lajmëruar opozitën dhe brenda po të njëtës ditë, e miratuan në seancë penale. Për këtë arsye iu bëj me dije se për këtë vendim do të paraqes në ditët e ardhme kallëzimin penal në SPAK për të zbardhur këtë skemë dhe vendosjen para drejtësisë autorëve të saj”, ” u shpreh Ilir Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Voltana Ademi liston arsyet/ Pse duhet protestuar nesër

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi, thotë se ditën e nesërme do të dalë në shesh të protestojë krah presidentit Ilir Meta.

Ademi ka listuar në një postim  në rrjetet sociale, një sërë arsyesh se përse do të shkojë nesër në protestë dhe pse duhet t’i bashkohen qytetarët.

Sipas saj, opozitarët do të punojnë me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe te vlera të tjera universale dhe me vendosmëri për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social.

Ajo deklaron se do të garantojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, do sjellë frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare. Demokratja zotohet të mbrojë dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, prosperitetin e të gjithë kombit për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror.

LEXO EDHE:  “S’kemi frikë nga Rilindja!”/ JOQ, pas arrestimit të administratorëve: Kemi popullin, kaq na duhet

LEXO EDHE:  Pas darkës, e ka radhën “Ruleta ruse”/A do ta tërheqë këmbëzën edhe Ilir Meta?!

Ademi thotë se është me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar dhe ka bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit.

Kryebashkiakja e Shkodrës nënvizon se opozita do të mbrojë Kushtetutën e Republikës dhe vendin tonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i bashkohet Metës në protestë/ Topalli i kujton me video, premtimin e 2017-ës

Publikuar

-

Nga

Jozefina-Topalli duke folur para mediave

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka publikuar videon ku kreu i PD, Lulzim Basha thotë se nuk do të ketë kurrë asnjë pazar me LSI-në.

“Yess, yesss”, shkruan Topalli e cila mesa duket ironizon Bashën i cili nesër pritet t’i bashkohet Metës në Bulevard për manifestimin në mbrojtje të Kushtetutës.

“Unë si kryetar i partisë nuk do të bëj kurrë më një Pazar me LSI. Nëse ky dyshim ekziston atëherë s’ka pse një demokrat të mos joshet nga shitblerja e votës. Unë dua t’i them sot çdo demokrati se nuk do të qeverisim me LSI-në. Mos bëni gabimin fatal se përndryshe do të mbeteni si Baftjar në hauret e Republikës së Shqipërisë”, shprehej Basha përballë gazetares Rudina Xhunga në mitingjet e kohës së çadrës dhe fushatësnë vitin 2017.

Kujtojmë se ka dhe një moment tjetër edhe më të ashpër, në mars te vitit 2015, kur Ilir Meta ishte kryetar Kuvendi dhe Lulzim Basha kërkonte dorëheqjen e tij nga ky post pasi e akuzonte atë si njeri të përfshirë në lidhje me krimin, e akuzonte për vjedhjen e floririt në Krrabë, e akuzonte edhe për 21 janarin.

LEXO EDHE:  Meta nuk ndalet/ Pret sot në presidencë dy ish presidentët

LEXO EDHE:  16 pyetjet e Gjykatës Amerikane për Edi Ramën!

Por, mesa duket Basha ka hedhur pas krahëve çdo gje dhe tashmë do i bashkohet presidentit në manifestimin e thirrur prej tij pasditën e 2 marsit, në mbrojtje të Kushtetutës./CNA.al

LEXO TE PLOTE