Politikë
“Qindra vëllezër dhe motra janë nisur nga Greqia”/ Meta publikon mesazhin e emigrantëve shqiptarë

Një ditë para manifestimit në Tiranë, presidenti Ilir Meta ka publikuar mesazhin e disa emigrantëve shqiptarë në Athinë i cili shprehet se do të udhëtojë drejt Shqipërisë nesër për të mbrojtur Kushtetutën.
Meta thekson se qindra shqiptarë janë nisur nga Greqia për të marrë pjesë në manifestimin e tij në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” .
“Përqafimet më të zjarrta për qindra vëllezër dhe motra që jetojnë në Greqi, të cilët kanë mbërritur dhe janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë nesër në ora 17:00 në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar! Mirësevini për Pranverën Kuqezi”, shkruan Meta./CNA.al