Connect with Us

Publikohen emrat dhe fotot/ Kush janë tre vrasësit e rrezikshëm në shënjestrën e policisë

Kronika

Publikohen emrat dhe fotot/ Kush janë tre vrasësit e rrezikshëm në shënjestrën e policisë

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka publikuar sot emrat e tre personave të kërkuar për vrasje, të cilët do të jenë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit: Dritan(Gramos) Rexhepi, Bledar Mneri dhe Gazment Nebiu.

Sipas uniformave blu, Dritan(Gramos) Rexhepi, në datën 6 janar 1999, në Krujë, ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. K. dhe R. B. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, “Plagosja e rëndë, me pasojë vdekjen” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërsa, Bledar Mneri, në datën 30.11.2015, në Tiranë, akuzohet se ka vrarë shtetasin V. B.  Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur dënimin me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO EDHE:  Atentanti me C4/ Biznesmeni vlonjat shpërthen ndaj policisë: Nga sot nuk do të gjeni qetësi

Po ashtu, Gazment Nebiu ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye  Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” (3 herë), “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Detaje shokuese nga krimi në Durrës/ Burri e qëlloi gruan 6 herë në kokë, zbardhet dëshmia në gjyq

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ruzhdi Tosunin, i cli vrau pak ditë më parë në mënyrë tragjike bashkëshorten e tij, Hajdie Tosuni, brenda biznesit të tyre.

Sipas BW, në seancën e sotme gjyqësore, vrasësi është paraqitur i qetë dhe i penduar për krimin e rëndë, që la jetime tre vajzat e tij.

“Ishte një konflikt i çastit. Ofenduam njëri-tjetrin për ca borxhe që kishim. Jam shumë i penduar. I kërkoj familje fëmijëve, nuk duhet të kisha arritur këtu”, ka thënë Tosuni para togave të zeza.

LEXO EDHE:  Përdhunoi adoleshenten/ Arrestohet 45 vjeçari

LEXO EDHE:  Super-operacion policor në Itali/ 48 të arrestuar

Ndërkohë, i pranishëm në seancë, prokurori i çështjes është shprehur se viktima është qëlluar gjashtë herë në kokë me një metal 70 cm, me ganxhe, që shërbente për të ulur qepenin e dyqanit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Trupi i të miturit është gjetur nga fëmijët”/ Banorët apel për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë, ku trupi i një fëmijë rreth 5 vjeç është gjetur i mbytur në një kanal në zonën e Shkozës.

Gzetari i ABC News Maksi Rama raporton se dyshohet se fëmija i gjëtur është i mituri i shpallur në kërkim me datë 17 shkurt, por deri më tani një gjë e tillë nuk është konfiirmuar nga familjarët priten rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore.

Ndërkohë një banor i qendrave sociale në Shkozë ka bërë apel shtetit që të marrë masat se sipas tij fatin e këtij të mituri mund ta kenë dhe shumë të tjerë.

LEXO EDHE:  Dogji vajzën me ujë të nxehtë/ Policia e Durrësit ndalon 45 vjeçarin

LEXO EDHE:  Përdhunoi adoleshenten/ Arrestohet 45 vjeçari

“Duke loz fëmijët kanë gjetur trupin e pajetë, sapo kemi marr vesh kemi dalë. Shteti duhet të kthejë kokën nga ne dhe të na rregullojë murin mbrojtës të lumit. Pa drita na kanë lënë por të paktën të na krijojë kushtet e tjera që të shmangim rrezikun e fëmijëve”,tha banori.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nis me përplasje gjyqi ndaj Henri Çilit/ Shtyhet seanca për 30 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Pëmetit për Henri Çilin dhe 30 të aarrestuarit e tjerë ka nisur me përplasje.

Mësohet se në momentet e fundit është ndërruar gjyqtari për seancën ndaj 31 tëarrestuarve në operacionin “Mezhgorani”. Seancën do ta drejtojë Dritan Hasani, ndërsa gjyqtarja Yrvete Shkreli është përjashtuar me kërkesë të prokurorit Asllan Bajrami.

Por, pas prezantimit të 30 të arrestuarve, Gjyqtari Dritan Hasani ka shprehur rezerva për mënyrën e gjykimit, për t’i lënë radhën një gjyaktësi tjetër për të dhënë masën e arrestit, për shkak të lidhjes me Betim Shkupin, i cili është administratori i UET-së.

Prokurori i çështjes Asllan Bajrami ka kërkuar 30 minuta kohë dhe për të shqyrtuar nëse kemi të bëjmë me konflikt interesi apo jo.

LEXO EDHE:  Super-operacion policor në Itali/ 48 të arrestuar

LEXO EDHE:  Super-operacion policor në Itali/ 48 të arrestuar

Betim Shkupi, i cili rezulton shok fakulteti me gjyqtarin, është personi që sipas dosjes së prokurorisë ka firmosur me prokurë nga Çili për kontratat e dhurimit të dy apartamenteve në Velipojë.

LEXO TE PLOTE