Connect with Us

Pse 2020-ta, është vendimtare për Perëndimin dhe rendin e tij liberal

Blog

Pse 2020-ta, është vendimtare për Perëndimin dhe rendin e tij liberal

Publikuar

-

Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”

* Viti 2020 sapo ka hyrë, por rëndësia e tij historike është tashmë mëse e qartë. Të paktën për sa i përket Perëndimit, ngjarjet e parashikueshme muajt e ardhshëm do të kenë një ndikim dhe vendimtar për të ardhmen. Momenti i së vërtetës do jetë më 3 nëntor 2020, kur votuesit në Shtetet e Bashkuara do të zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit.

Sigurisht, zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë qenë gjithmonë të rëndësishme për botën, pasi ato përcaktojnë se kush do ta udhëheqë vendin më të fuqishëm në botë për 4 vitet e ardhshme. Por këtë here, në lojë janë shumë gjëra. Rizgjedhja e Presidentit Donald Trump, mund të parathotë fundin e rendit botëror liberal, dhe sistemit të aleancave që Amerika ka mbështetur që nga vitet 1940.

Duke u distancuar nga tradita e udhëheqjes globale të Amerikës, Trump favorizon një nacionalizëm dritëshkurtër, teksa ka treguar pak vetëpërmbajtje në dëmtimin e demokracisë amerikane, jo vetëm duke sfiduar ndarjen e pushteteve, por dhe institucionet e tjera thelbësore. Nëse Trump do të fitojë në nëntor, ai do të ketë një mandat për të vazhduar në këtë rrugë edhe për 4 vjet të tjerë.

Mos harroni:ka një ndryshim të madh nëse Trump është në detyrë për 8 vjet, dhe jo vetëm për 4 vjet. Përveç amerikanëve, evropianët do të ishin të parët që do të ndienin pasojat e një mandati të dytë të Trumpit. Fakt është që Evropa mbetet e varur nga SHBA-ja, si ekonomikisht ashtu edhe për sigurinë e saj.

Kjo varësi është një trashëgimi e shekullit XX-të, me 2 luftërat e tij botërore dhe Luftën e Ftohtë. Kur Trump u zgjodh president në vitin 2016, gati të gjithë brenda dhe jashtë SHBA, u kapën në befasi. Në vitin 2020, askush nuk do të bëjë sërish të njëjtin gabim.

Por, askush nuk mund të pretendojë se nuk e di se çfarë vjen me Trumpin. Nëse Trump rizgjidhet në detyrë, ka shumë të ngjarë që ai të sillet edhe më radikalisht. Por pavarësisht pasojave të saj katastrofike, ideja e një “mandati të dytë të Trump”, nuk e ka tronditur Bashkimin Evropian nga zakoni i tij për t’u marrë si zakonisht me punët e veta.

Zyrtarët e BE-së, janë duke negociuar termat e buxhetit të ardhshëm 7-vjeçar prej 1 trilionë eurosh. Një pjesë e debateve, sillen rreth një beteje të re mbi ndarjen e fondeve rajonale dhe të politikës bujqësore të përbashkët (CAP) pas Brexit. Presidenca e Trump, ka qenë një faktor i papërfillshëm në proces.

Dhe megjithëse një strategji për të arritur sovranitetin e Evropës nga SHBA, do të kërkonte domosdoshmërisht angazhime të reja financiare, kjo çështje nuk është prekur ende. Në vend të kësaj, brenda Këshillit Evropian, kanë dominuar interesat kombëtare afatshkurtra. Duket sikur bota nuk ka ndryshuar në thelb gjatë 3 viteve të fundit.

LEXO EDHE:  Diploma sllovene e bashkëshortes së Donald Trump mund të mos ekzistojë

Dikush mund të mendojë se përparësitë e liderëve evropianë, do të përshtateshin me presidencën e Trumpit, shfaqjen e Kinës si një fuqi globale, riarmatimin e Rusisë, dhe rritjen e ekonomisë dixhitale. Por jo:interesat vetjake po e dominojnë axhendën në Bruksel dhe në kryeqytetet kombëtare të Evropës (të cilat kanë luajtur gjithnjë një rol themelor në qeverisjen e BE).

Të menduarit strategjik, dhe një ndjenjë e përgjegjësisë historike janë në rastin më të mirë, një lloj pasqyre. Ç’është më e keqja, kjo gjendje mbizotëron pavarësisht nga fakti se nuk ka çështje më të rëndësishme për Evropën, se sa zgjedhjet presidenciale amerikane.

Evropianët duhet të përgatiten për më të keqen. Çështja kryesore, si për Evropën ashtu edhe për Perëndimin më gjerësisht, është nëse NATO mund t’i mbijetojë një mandati të dytë të Trump.

Nëse NATO do të shpërbëhej, Evropa dhe rajoni i Atlantikut të Veriut, do të përballeshin befas me një krizë të madhe sigurie. Në fakt, pa lidhjen transatlantike që garanton Aleanca, vështirë se mund të flitet fare për “Perëndimin”. Dhe Evropa me siguri që s’do të jetë në gjendje ta menaxhojë sigurinë e vet.

Në Bruksel, por sidomos në Këshillin Evropian, axhenda kryesore duhet të pasqyrojë faktin se bazat strategjike për shekullin XXI po hidhen pikërisht tani. Siguria dhe sovraniteti i Evropës tani janë në rrezik.

Bashkimi Evropian, duhet ta pyesë veten nëse është i gatshëm që të bëjë atë që është e nevojshme për të mbetur një lojtar i pavarur, i bashkuar në interesin e përbashkët të të gjithë evropianëve. Në të kundërt, qëndrueshmëria e Evropës si një entitet demokratik, sovran për të kontrolluar fatin e vet, do të vihet në dyshim si kurrë më parë./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Shkencëtarët e kuruan diabetin tek minjtë/ A mund ta bëjnë këtë edhe tek njerëzit?

Publikuar

-

Nga

* Për shumicën dërrmuese të diabetikëve, gjendja e tyre shëndetësore kërkon një monitorim dhe vëmendje të përditshme. Mungesa e insulinës, që prodhohet në mënyrë natyrale nga trupat e tyre, nënkupton një monitorim të vazhdueshëm të niveleve të sheqerit në gjak, dhe injeksionet me insulinë që u garantojnë trupave të dibetikëve të kryejnë proceset jetike, dhe t’i mbajnë ata vigjilentë dhe të shëndetshëm.

Tani, studiuesit kanë arritur të gjejnë një zgjidhje të mundshme, që mund të çojë në një kurë për diabetin, edhe nëse ajo duket deri tani premtuese vetëm tek minjtë në laborator. Trajtimi përfshin përdorimin e qelizave burimore, të cilat shndërrohen në qeliza të tjera në trup, për të kryer punën e sekretimit të insulinës, dhe për të lehtësuar nevojën e një menaxhimi manual të sëmundjes.

Kur kryhet ky trajtim, qelizat burimore shndërrohen në qeliza beta, të cilat janë të afta të sekretojnë insulinë. Studiuesit kanë punuar prej disa kohësh me këtë teknikë. Por atyre iu është dashur të kapërcejnë disa pengesa serioze gjatë rrugës, përfshirë zakonin e qelizave burimore që të shndërrohen në lloje të tjera qelizash, që nuk janë të dobishme në trajtimin e sëmundjes.

Qelizat burimore, janë si pllaka bosh që mund të shndërrohen në shumë lloje të ndryshme qelizash. Kjo i bën ato jashtëzakonisht të fuqishme në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Por kjo do të thotë gjithashtu se ato mund të jenë si një “kartë e egër”, duke u shndërruar në qeliza që studiuesit nuk i kanë parashikuar.

Kjo do të thotë që janë të nevojshme gjithnjë e më shumë qeliza burimore, për të gjeneruar numrin e synuar të qelizave beta. “Sa më shumë qeliza të destinuara të merrni, aq më pak qeliza të rëndësishme terapeutike keni”-shpjegon Xhefri Millman, studiuesi kryesor që grupit.

LEXO EDHE:  Epoka e Trump, Putin, Xi dhe Makron, po rrikthen luftën e sferave të ndikimit

LEXO EDHE:  Akuzat për terrorizëm/ Turqia kërkon arrestimin e ushtarëve amerikanë

“Pra duhen rreth 1 miliardë qeliza beta, për të kuruar një person me diabet. Por nëse një e katërta e këtyre qelizave, janë në fakt qeliza të mëlçisë ose qeliza të tjera të pankreasit, në vend se të keni nevojë për 1 miliardë qeliza, do t’ju duhen 1.25 miliardë të tilla. Dhe kjo e bën 25 për qind më të vështirë shërimin e sëmundjes”- thekson ai.

Për të qartësuar qasjen e tyre, studiuesit kanë punuar me një teknikë të re që e rrit efikasitetin e shndërrimit në qelizat beta. Tani, thotë ekipi, dimë sa duhet për të parashikuar më saktë se sa qeliza do të bëjnë atë që pritet prej tyre, duke e bërë trajtimin edhe më efektiv.

Në testet e kryera me minjtë në laborator, brejtësit janë “shëruar funksionalisht” nga sëmundja e tyre, gjë që në vetvete është një arritje e jashtëzakonshme. Gjithsesi, nëse të njëjtat rezultate mund të përsëriten tek njerëzit, kjo është një pyetje të cilës do t’i jepet përgjigje shumë më vonë. Gjithsesi, është një zhvillim emocionues, dhe mund të jetë një lajm i shkëlqyeshëm për ata që vuajnë nga diabeti./ Bgr.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A është gati NASA të zbulojë jetën përtej Tokës?

Publikuar

-

Nga

* Kërkimi për të gjetur dhe hetuar jetën përtej Tokës, ka arritur në një pikë të rëndësishme. Ne jemi në prag të ndryshimit të perspektivës së vendit që zë njerëzimi në Univers, dhe më në fund për t’iu përgjigjur pyetjes: “A jemi apo jo të vetëm në Univers?”

Kërkimi për të gjetur jetën përtej Tokës është këmbëngulës. Por aftësitë për ta arritur atë, janë shpërndarë në të gjithë NASA-n, dhe kryesisht në Drejtorinë e Misionit Shkencor. Por që NASA të ketë sukses në këtë mision, duhet një qasje të re. Por pse tani? Në fakt kjo është ërkuar që në mesin e viteve 1990.

Shkencëtarët zviceranë Mishel Major dhe Didië Kelo, zbuluan në vitin 1995 planetin e parë që rrotullohej rreth një ylli. Për atë zbulim, ata fituan Çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2019. Në vitin 1996, pretendimi i zbulimit të një bakterieje të fosilizuar në një mostër meteoriti në planetin Mars, krijoi një entuziazëm të ri në programin planetar të NASA-s.

Këto zbulime krijuan një zinxhir misionesh dhe hulumtimesh që sot po japin frytet e veta.

Ekipi i misionit “Kepler” të NASA, ka identifikuar më shumë se 2.700 planetë të konfirmuar jashtë sistemit tonë diellor, të ashtuquajturat ekzoplanetë. “Kepler”, dhe vëzhguesit e tjerë kanë vërtetuar se sistemi ynë diellor nuk është tipik, se planetët vijnë rrotull shumë orbitave të ndryshme.

Ai ka identifikuar kandidatët, që mund të jenë të ngjashëm me planetin Tokë, dhe që rrotullohen në orbitë rreth diejve të tjerë. Me interes të veçantë, janë ata në zonën e banueshme, ku pritet që uji të jetë i lëngshëm. Këto zbulime, kanë krijuar një komunitet shkencëtarësh entuziastë dhe të etur, për të gjetur jetën përtej Tokës.

LEXO EDHE:  SHBA, alarm për sulme kibernetike

LEXO EDHE:  Si ta kuptoni nëse varësia dixhitale, po e shkatërron jetën tuaj

Brenda sistemit tonë diellor, ekipi i misionit “Cassini” zbuloi gejzerë nga hëna Enkeladus e Saturnit. Ata janë plot me ujë të kripur, dhe me gjasë aty ka jetë mikrobike të krijuar në aktivitetin hidrotermal, ashtu siç ka ndodhur me jetën që gjallon rreth kanaleve të thella të oqeaneve në Tokë.

Astrobiologjia, një fushë shkencore ndërdisiplinore që merret me origjinën dhe kërkimin e jetës në Univers, ka kaluar nga një nismë spekulative kërkimore teorike e nisur në NASA mbi 20 vjet më parë, në të qënit prrotagonistë kryeorë të vëzhgimeve, me një komunitet shkencor shumë cilësor.

Tani është koha që të krijohet një organizatë të re “Jeta përtej Tokës” brenda Drejtorisë së Misionit Shkencor të NASA-s. Kjo do të bëjë bashkë aftësitë për të zbuluar jetën përtej planetit tonë, përfshirë të dy teleskopët e ardhshëm dhe misionet e kërkimit në sistemin diellor.

Astronautët e misionit të ardhshëm “Artemis”, do të sjellin mostra nga kraterat hënorë të mbushur me akull, që mund të mbajnë të dhëna mbi origjinën e jetës. Misionet robotike dhe astronautët, që do të kthejnë mostrat nga Marsi, mund të na japin provat përfundimtare për ekzistencën ose jo të jetës përtej Tokës./Spacenews- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

U bë gjyshe vetëm 39 vjeçe, shpëtoi jetën e një kolegu/ Çfarë nuk dini mbi divën e Hollivudit, Elizabet Tejlor

Publikuar

-

Nga

Nga jeta e saj dashurore shumë aktive, deri tek një karrierë kinematografike shumë fitimprurëse, jeta private e Elizabet Tejlor mund të ketë qenë më emocionuese, sesa cilindo nga filmat në të cilat ka luajtur. Këtë vit, diva e Hollivudit do të mbushte 88-vjeç. Ajo vdiq në moshën 79-vjeçare pas shumë problemeve shëndetësore. Ja çfarë mund të mos keni ditur për aktoren e famshme britanike.

Shpëtoi jetën e një kolegu

Më 12 maj 1956, aktori Montgomeri Klift u largua pasi darkoi në shtëpinë e Liz Tejlorit në Beverly Hills. Vetëm 10 minuta më vonë, ai u përgjum në timon, dhe makina e tij u përplas me një kabinë telefonike. Thuhet se ishte Tejlor ajo që i shpëtoi jetën tij, duke shmangur gëlltitjen e gjuhës, dhe vdekjen e tij të sigurtë nga asfiksia.

Ishte aktorja e pare, që fitoi 1 milonë dollarë për një film

Kur producenti Uollter Vanger, po përgatitej të xhironte filmin “Cleopatra”, ai dëshironte me çdo kush që Tejlor të luante në rolin kryesor. Ai i telefonoi bashkëshortit të saj të atëhershëm, Edi Fisher, për të diskutuar mbi filmin. Tejlor i tha me shaka Fisher:”Thuaji që pranoj 1 milionë dollarë!”. Ajo lloj pagese ishte e padëgjuar në industrinë e filmit, veçanërisht për aktoret femra. Por Vanger nuk kishte zgjidhje tjetër, dhe Tejlor u bë aktorja e parë në histori, që fitoi 1 milionë dollarë për një film të vetëm.

Nënshkroi kontratën e parë kinematografike, kur ishte vetëm 9-vjeçe

Shumë njerëz do ta komentoni gjithnjë bukurinë e Tejlor, që kur ajo ishte vetëm një vajzë e vogël. Kur ishte vetëm 9-vjeçe, shfrytëzoi pamjen e saj fizike, duke nënshkruar kontratën e

saj të parë me studion prestigjioze “Metro Gold Mayer”.

Por të qenit nën kontratë në një moshë kaq të re, nuk ishte në çdo aspekt pozitive. Tejlor do deklaronte më vonë se agjentët e studios, kontrollonin pjesën më të madhe të jetës së saj. Ata i thoshin kur të ndiqte leksionet e vallëzimit dhe këngës. Madje u përpoqën ta bindnin ta ëmën, që ajo të ndryshonte formën e vetullave dhe lyente flokët me bojë.

Koleksioni i saj i bizhuve, ishte një nga më të shtrenjtët në botë

Të gjithë e dinë që aktorja diçka dobësi për bizhuteritë e shtrenjta. Dhe kjo e bënte një grua të kushtueshme për çdo bashkëshort. Shumica e 8 burrave të saj, i dhuruan diamantë të mahnitshëm të markës ”Cartier”, vathë, karfica me diamantë dhe unaza me gurë rubini. 1.778 pjesë nga koleksioni i saj i bizhuve, u shitën pas vdekjes së saj në një ankand, për më shumë se 150 milionë dollarë.

LEXO EDHE:  Sa astronautë kanë vdekur deri më sot në hapësirë?

LEXO EDHE:  Sa astronautë kanë vdekur deri më sot në hapësirë?

Ishte më e shkurtër, sesa mund ta imagjonin njerëzit

Ajo mund të duket simpatike dhe e lezetshme në film, por Tejlor ishte në fakt shumë më e shkurtër në jetën reale. Në një artikull për “The Neë York Post”, Lerri King shkroi:”Ajo ishte më e shkurtër, nga sa mendojnë shumica e njerëzve. Ajo ishte e vogël, por vishej në mënyrë të tillë që të dukej me e gjatë”. Në fakt, Tejlor ishte vetëm 1.57 metra e gjatë.

Cili ishte filmi i saj i preferuar

Elisabet Tejlor luajti në mbi 34 filma gjatë karrierës së saj. Por ajo e cilësonte “National Velvet” si filmin më tërheqës që kishte realizuar. Në atë film ishte vetëm 12-vjeçe. Xhirimet u shtynë për disa muaj, me shpresë se ajo do të kishte një zhvillim më të shpejtë trupor. Gjatë pushimit, ajo u mor më hipizëm. Arriti të rritet 7.5 cm në vetëm 3 muaj, dhe më pas xhirimet rifilluan ashtu siç ishte planifikuar.

Kur ishte 74-vjeçe, notoi në mes të peshkaqenëve

Diva e Hollivudit, kishte një listë dëshirash të çuditshme. Ajo donte të notonte përkrah peshkaqenëve. Dhe në fund e realizoi ëndrrën e saj në moshën 74-vjeçare. Në atë kohë qëndronte ulur në një karrocë me rrota, por kjo gjë nuk e pengoi. Kur ishte me pushime në Hauai, ajo u ngrit nga karroca e saj, u fut në një kafaz dhe u zhyt për disa minuta në Oqeanin Paqësor.

U bë gjyshe në moshën 39-vjeçare

Tejlor e filloi që herët jetën e saj si grua dhe nënë. Ajo u martua për herë të parë në moshën 18-vjeçare me Konrad Hilton. Martesa mes të dyve nuk zgjati shumë, vetëm 3 muaj. Pak më vonë, u martua me Majkëll Uajlding. Së bashku, ata patën 2 djem: Majkëll Jr. dhe Kristofer. Më vonë lindi një vajzë të quajtur Liza me burrin e saj të tretë, Majk Tod, ndërsa adoptoi jetimen gjermane Maria. Kur djali i saj Majkëll Xhunior u bë baba në vitin 1971, Tejlor u bë gjyshe në një moshë shumë të re, vetëm 39-vjeçe./ Famefocus.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE