Connect with Us

Përmbyset varka e peshkimit/ Nxirret i gjallë një peshkatar, vijojnë kërkimet në det për një tjetër

Kronika

Përmbyset varka e peshkimit/ Nxirret i gjallë një peshkatar, vijojnë kërkimet në det për një tjetër

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durës, ku një varkë peshkimi është përmbysur në det.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së pranë zonës së Currilave.

Brenda mjetit lundrues ndodheshin dy peshkatarë, njëri prej të cilëve ka mundur të dalë i gjallë në breg, dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit,

LEXO EDHE:  Mbytet varka në Siçili/ Raportohen të paktën 30 viktima

Ndërkohë, vijojnë kërkimet në det për gjetjen e peshkatarit tjetër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tragjike/ Gjendet i mbytur fëmija pesë vjeç

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkozës, ku një fëmijë pesë vjec është gjetur i mbytur në një përrua.

Mësohet se i mituri me inicialet K.H. ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 17 shkurt…vijon

LEXO TE PLOTE

Kronika

Henri Çili, sot përpara gjykatës

Publikuar

-

Nga

Henri Çili, i cili u arrestua në orët e para të së premtes pasi u shoqërua që të enjten në mbrëmje do të dalë sot përpara trupit gjykues në Përmet në orën 12.00.

Sot në mesditë në gjykatën e Përmetit pritet të jepet vendimi për masën e sigurisë ndaj Henri Çillit dhe ndaj mbi 30 personave të tjerë, të shoqëruar në operacionin “Mezhgorani”.

Çili akuzohet për 6 vepra të renda penale, ndërsa dyshohet se ai ka përfituar shuma të mëdha parash dhe akuzohet  se do ndërhynte pranë gjykatës për lirimin e vrasësist të oficerit të policisë, Ibrahim Basha, gjatë operacionit në Lazarat në vitin 2015.

Akuzat janë hedhur poshtë nga Çili ndërsa avokati i tij ka ngritur dje alarmin se klienti i tij nuk ishte marrë në pyetje dhe theksoi se Gjykata e Përmetit nuk kishte kompetencë të shqyrtonte veprat për të cilat akuzohej Henri Çili. Kjo sipas tij tregonte një fallsitet dhe akuza të pavertëta dhe të pa mbështetura në prova./ CNA.al

Skandali me Henri Çilin/ 48 orë në arrest, nuk merret në pyetje

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Mezhgorani” fundos një tjetër person/ Arrestohet i riu në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim, në sajë të operacionit “Mezhgorani”, që ka çuar edhe në ndalimin e pronarit të UET-së Henri Çilit.

Mësohet se policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga shtetasin me iniciale A. Ç., 25 vjeç, banues në Këlcyrë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

Një ditë më parë, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, blutë arrestuan një sërë personash.

Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ‘’Falsifikimi i dokumenteve dhe kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjatë operacionit që ka zgjatur 6 muaj janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 53 shtetas.

LEXO EDHE:  Shpërthim eksploziv në Durrës/Ja shenjestra

LEXO EDHE:  Tërmetet nuk ndalen/ Lëkundet sërish vendi

Këtyre personave u janë sekuestruar 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikov, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara.

Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër, Fier e Tiranë, Forca e Posaçme Operacionale në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.

Ndërkohë, policia deklaron se po vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mezhgorani”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE