Connect with Us

“Partia për të cilën kontribuova nuk ekziston më”/ Ish-deputeti socialist në krah të Metës: Rilindja ka vdekur

Politikë

“Partia për të cilën kontribuova nuk ekziston më”/ Ish-deputeti socialist në krah të Metës: Rilindja ka vdekur

Publikuar

-

Ish-deputeti socialist Taulant Dedja ka dalë publikisht kundër “Rilindjes”, ndërsa shkruan se partia për të cilën ka kontribuar nuk ekziston më.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti Dedja, shkruan se në dy mars do të jetë në krah të presidentit, në mbrojtje të Kushtetutës.

Po ashtu, ai thekson se na mbetet ne qytetarëve t’u tregojmë rilindasve se Rilindja ka vdekur.

“Kam 12 vjet që jam larguar nga politika aktive dhe po aq që jetoj larg Shqipërisë. Distanca nuk ma ka zbehur në asnjë rast interesin për çfarë ndodh në atdhe, edhe pse kur shprehem publikisht ndodh të stigmatizohem, si shumë emigrantë të tjerë me komente sipas të cilave ne s’kemi të drejtë të flasim për sa kohë kemi vendosur të mos jetojmë në Shqipëri. Por ndryshe nga shumë që jetojnë në atdhe, angazhimi im publik në raport me Shqipërinë nuk ka lidhje me ndonjë axhendë politike.

Partia për të cilën kontribuova nuk ekziston më, kështu që çka mbetur prej saj nuk më intereson fare. Rilindja ka kohë që ka vdekur, por meqënëse anëtarëve të saj nuk u pëlqejnë as traditat, as zakonet e asgjë që i përket kulturës e trashëgimisë kombëtare ajo nuk di as të njohë e as të mbajë zi. Prandaj na mbetet ne qytetarëve t’u tregojmë rilindasve se Rilindja ka vdekur.

Le t’ua tregojmë këtë më 2 Mars në manifestimin që Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thërritur në emër të mbrojtjes së Kushtetutës, themelit të shtetit.”-shkruan Dedja.

Më tej, ai thekson se pjesëmarrja e tij në protestën e dy marsit nuk është për Ilir Metën as në mbështetje të këtij të fundir, por ai thekson se mbështet institucionet.

“Mos kujtoni se po mbështes Ilir Metën. Nuk mendoj se i duhet mbështetja ime. Aq më tepër që në planin personal unë kam dhe kam patur rezervat e mia me të qëkur ai mbështeti kandidaturën e Ramës për në bashkinë e Tiranës kundrejt emrit tim. Por unë mbështes institucionin e Presidentit, dhe në këtë rast presidenti, që ka qëlluar të quhet Ilir Meta është veç një instrument që qytetarët duhet ta përdorin për të arritur qëllimin që zëri i brendshëm prej vitesh ua pëshpërit brenda vetes. «Kjo qeveri është e korruptuar. Ky parlament është ilegjitim. Meritojmë më shumë. Meritojmë demokracinë që e kërkuam dhe e fituam 29 vite më parë».”-thekson ish-deputeti.

Po ashtu, ai ka edhe një mesazh të fortë për qytetarët, ndërsa shkruan se “Le ta përdorimin pushtetin e presidentit dhe aftësitë e tij organizative për të arritur atë që duam edhe ne. Të shpëtojmë nga qeverisja e një dore banditësh e kusarësh që e kanë shitur vendin për disa dollarë më shumë në llogaritë e tyre të pallogaritura. E dëgjuat që do ia falin vetes të gjitha allishverishet fiskale? Natyrisht, për të dalë me duar të pastra e të jetojnë në Karaibe të lumtur. Ndërsa të ndershmit e të drejtët, të varfrit e të papërlyerit le të mbyten në varfëri apo të surdisen e surgjynosen nëpër botë.

LEXO EDHE:  Nuk jeton fare në Shqipëri, vjen si vizitor/ Veliaj “masakron” Bashën

E pra, pse të mos dalim në 2 Mars e të kërkojmë vendosjen e rendit të ri? Vendosjen e rendit të së drejtës, duke hedhur poshtë shtetin e policisë së Leshit dhe bandave kriminale që qeverisin vendin.

Le të dalim të gjithë më 2 Mars në mbrojtje të Kushtetutës së miratuar në vitin 1998.”.

Ndër të tjera ai shprehet se duke qënë një prej pjesëtarëve të grupit të punës për organizimin e referendumit të Kushtetutës në 1998, ndien detyrimin moral për ta mbrojtur atë.

“Personalisht si zyrtari i drejtpërdrejt i ngarkuar për organizimin e referendumit të Kushtetutës në 1998, njëherazi dhe pjesëtar i njërit prej grupeve të punës që u mor me pjesën që lidhej me pushtetin lokal, ndjej moralisht përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.

Kushtetuta e vitit 1998, e hartuar nga Komisioni i Venecias, me kalimin e kohës u pranua nga të gjithë dhe falë sistemit krejt te balancuar që vendoste, Shqipëria kapërceu krizën e pas 1997, realizoi në mënyre model këmbimin e pushtetit në vitin 2005 pasi zgjodhi edhe presidentin me konsensus (pikërisht falë balancës që ofronte Kushtetuta), u anëtarësua në NATO dhe iu hapën përfundimisht dyert e integrimit për në Bashkimin Europian.

Kushtetuta e vitit 1998, është më e mira në gjithë historinë e shtetit shqiptar, por edhe ndër më të ekulibruarat sa i takon raporteve mes tre pushteteve dhe sistemit zgjedhor miks që parashikonte. Prekja e saj në vitin 2008 e këtej u provua se ishte fatale. Ndërgjegjen e kam të qetë, sepse po në atë vit kam votuar hapur në Parlament kundër ndryshimit që iu bë pjesës së sistemit zgjedhor. Vazhdimi dihet… «Përfituesi» kryesor ishte kryeministri aktual, i cili me listat personale që hartoi mbushi radhët e legjislativit me kriminelë, analfabetë funksionale dhe injorantë par excellence.

Dhe ky është vetëm fillimi-ka thënë ai. Nëse ne nuk dalim më 2 Mars të manifestojmë ai do vazhdojë t’i bëjë Shqipërisë atë që s’ka mundur asnjë pushtues t’ia bëjë ndër shekuj. Shpopullimin! Shfarosjen e kombit shqiptar. Ky njeri është qënia më antikombëtare që ka parë historia e Shqipërisë. Ai nuk e do Shqipërinë, as rregullin, as sigurinë, as shtetin e as drejtësinë. Ai njeh vetëm paranë, krimin, dhe anarkinë.

Le të dalim më 2 Mars në mbrojtje të Shqipërisë!”-përfundon mesazhin e tij Taulant Dedja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndryshimet Kushtetuese/ Nard Ndoka: Grusht shteti që minon marrëveshjen e 5 qershorit

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet Kushtetuese/ Nard Ndoka: Grusht shteti që minon marrëveshjen e 5 qershorit

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i konsideron propozimet e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, antikushtetuese.

Në një prononcim në “Vizion Plus”, pasditen e kësaj të hëne, Ndoka thotë se ky propozim është një akt i rrezikshëm dhe se minon marrëveshjen e arritur më 5 qershor mes palëve politike, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk funksionon.

“Ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen nga një Parlament që në thelb është antikushtetues. Është një aventurë e rrezikshme. Reforma ka kaluar me një marrëveshjë politike, në prani të faktorit ndërkombëtar. Në kushtet kur nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, të kryesh ndryshime kushtetuese, kemi të bëjmë me një grusht shtetit, e kjo është e rrezikshme. Kësaj situatë politike, kjo aventurë e minon atë ëfarë u arrit në prani të ndërkombëtarëve. Ne s’jemi kundër hapjes së listave. Ky është një element i rëndësishëm, por duhet ta diskutojmë sistemin. Është absurde të diskutohet pragu elektoral në një sistemi proporcional rajonal. Sistemi miraton një debat të gjerë politike, duke marrë pjesë të gjithë faktorët politik. Ndryshimet, një akt dredharak nga Kryeministri që e ka ndjerë katastrofën e tij elektorale, të gjitha diskutimet që mbahen sot në komisionin parlamentare janë pa sens. Është pranuar një draft mes palëve. Një nga kërkesat është pikërisht reforma. Me një akt të tillë, minohet edhe ajo marrëveshje.

LEXO EDHE:  “Krenarë për të gjithë ju”/ Meta falenderon personelin mjekësor: Ju jeni heronjtë tanë

LEXO EDHE:  Meta me fotot e dhunës me vete/ “Kjo është çizmja e Lleshit”

I pyetur se çfarë do të bëjë opozita nëse amendimet votohen në Kuvend, Ndoka thekson se do të jetë surprizë për kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se nuk do t’i nënshtrohet vendimeve të mazhorancës.

“Do të jetë surprizë edhe për vetë Ramën. Nuk jem opozitës që do t’i nënshtrohemi pjesës vulgare të zotit Rama që minoi konsensusin, klimën që u ndërtua me shumë mund. Nuk kemi arsye për t’u bërë pjesë e asaj aventure. Faktori ndërkombëtar, BE, SHBA, Britania e Madhe do të reagojnë egërsisht këto ditë duke e paralajmëruar. Rama po e kupton fundin e tij.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lefter Maliqi: Basha më ka futur në listën për deputet i Beratit

Publikuar

-

Nga

Lefter Maliqi: Basha më ka futur në listën për deputet i Beratit

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi, u cilësua si “tradhtar” në mars të vitit 2019, pasi pranoi mandatin e deputetit, ndonëse në muajin shkurt opozita i dogji ato duke iu bindur kërkesës së Lulzim Bashës.

Mirëpo, sot Maliqi ka treguar se pavarësisht përplasjeve ai mabn akoma kontakte me kryetarin e Republikës së Re.

Deputeti deklaroi në studion e Report Tv se demokratët e kanë propozuar për të qenë pjesë e listave të deputetëve në Berat në zgjedhjet e ardhshme.

LEXO EDHE:  Nuk jeton fare në Shqipëri, vjen si vizitor/ Veliaj “masakron” Bashën

LEXO EDHE:  Pse nuk mjafton falja e Monës?

“Unë nuk e kam tradhtuar zotin Basha. Di që më kanë propozuar në Berat për të qenë pjesë nesër e listave të deputetëve. Me Bashën, me Kryemadhin, me zotin Duka dhe Mediu kam kontakte të përditshme, nuk kam vendosur. Kam oferta se mbështes opozitën legjitime”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kryeministri në ikje po prish marrëveshjen e 5 qershorit”/ Opozita dënon qëndrimet e Ramës

Publikuar

-

Nga

"Kryeministri në ikje po prish marrëveshjen e 5 qershorit"/ Opozita dënon qëndrimet e Ramës

Opozita e Bashkuar, përmes një deklarate dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore.

Sipas opozitës, veprimet e fundit të Ramës rrezikojnë të prishin konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE, si dhe vënë në rrezik stabilitetin e vendit. Po ashtu, opozita shqetësohet se Rama po dëmton shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

“Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhëtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij. Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane”, shkruhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Protesta e tregtarëve dhe fermerëve/ Reagon bashkia Korçë

LEXO EDHE:  Protesta e tregtarëve dhe fermerëve/ Reagon bashkia Korçë

Opozita e Bashkuar vë në dukje se ka informuar edhe Presidentin  e partnerët ndërkombëtarë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE