Connect with Us

O mik i PD, bëhet fjalë për presidentin tonë, Ilirin

Opinione

O mik i PD, bëhet fjalë për presidentin tonë, Ilirin

Publikuar

-

Nga Bashkim Kopliku

Bëhet fjalë presidentin tonë, Ilirin, atë që na organizoi “kryengritjen e Poliçanit” në 1992, kur unë isha ministër i brendshëm dhe ai deputet; kur unë, sipas tij “vrisja njerëz nga helikopteri turistik mbi Poliçan”; atëherë kur na morën peng oficerin e policisë, Pashkun, e kur u tha se organizatori ishte Iliri; atëherë kur policia, me urdhrin tim të prerë, hyri në Poliçan pa arme, nuk plagosi e as vrau njeri, siç na vranë në Shkodër më 2 prilll 1991…., pavarësisht se “kryengritësit e Ilirit”, na dogjën disa makina, e na….

Natyrisht, fajtorët banorë në Poliçan, i kapëm si minjtë, po atë mbrëmje, në shtëpitë e tyre, por nuk VRAMË njeri, Mik, se atëherë mendonim se demokratët nuk duhet të vrasin, kur ka mundësi të mos vrasësh, as në Poliçan, as në bulevard etj. etj.

Mbase ishin shpifje, ato për Ilirin në Poliçan, mbase nuk kishte një prapaskenë Berisha-Meta, siç u pat thënë!!! Unë nuk bëra punën as të prokurorisë, e as të presidentit të vendit, Sali Berisha, pavarësisht se, me të drejtë, më ankoheshin kolegët e Policisë, se po futen miq për të shpëtuar organizatorët e “kryengritjes”, se po detyrohen të ndryshojnë deklarimet fillestare disa oficerë policie, se po hyn politika, se po bëhen pazare mbi jetën e policëve.

LEXO EDHE:  Meta pret kryetarin e Kuvendit çek/ Ja për çfarë diskutuan

Kishin të drejtë ata: ishte goditur Policia e shtetit, shokët e tyre! Mbase kështu na interesoi edhe “ne të PD-së”, atëherë, e shpëtoi Iliri nga akuzat…. Po e përsëris: nuk di gjë 100% të sigurt, ka vetëm indicje, mund të jenë edhe shpifje…, se ne kemi tradita të “lashta” për shpifje.

Nejse, se rrash edhe unë në pozitat tuaja: dalje nga tema.

Tema sot është Iliri nesër, në 2 mars 2020.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi Bushati/ Shpirtrat e vdekur nga virusi i pushtetit

Publikuar

-

Nga

Shpirtrat e vdekur nga virusi i pushtetit

Kohët e fundit e kam provuar shpesh që në biseda me njerëz jo shumë të informuar për atë që ndodh, gjysëm me provokim dhe gjysëm për testim, t’iu hap temën e vdekjeve nga Covid-19, që u mbajtën të fshehura.

Sa herë që kam mëtuar ta bëj, aq më shumë jam befasuar.

“A, ha edhe këtë e shpike”, më tha një pedagog, ndjekës i rregullt i lajmeve të mbrëmjes në TV, që ka po të njëjtin merak për të qenë i lidhur me ralitetin, me atë që motivon shumicën e gocave të bllokut për të rifilluar palestërën para plazhit. “Paske marrë fund, qenke bërë idhtar i teorive konspirative”, më ironizoi një bankier, tepër mainstream për të menduar me kokën e tij. “Deri këtu të ka çuar inati me Ramën…mirë patronazhistët, po edhe fshehjen e të vdekurve do na shisni tani”, më qesëndisi një i njohur socialist, që bën çdo përpjekje për tu pranuar edhe si rilindas.

Sa herë që, në të tilla mjedise, kam provuar ta bëj këtë sfidë, po aq shpesh kam vënë re njerëz të bezdisur në konfortin e asaj që kanë vendosur të besojnë, një lloj indiference përçmuese për të vënë në pikpyetje ‘të vërtetat” mbizotëruese që iu kanë ngulur në tru, një lloj dorëzimi intelektual për të menduar përtej asaj që iu thuhet.

Deri më tani askush nuk ka arritur të ma plasë në sy, por jam i sigurtë që shumë prej tyre më kanë shikuar si një lloj të marri që ngjall keqardhje, që përjeton makthe dhe thur fantazi, në të cilat çifti Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu luajnë rolin e varrmihësit, që në fshehtësi dhe errësirrë gropos kufomat e sapo dala nga spitali infektiv, pasi kanë vënë vartësit e tyre të fallcifikojnë çertifikatat e vdekjes dhe të fshijnë ish të sëmurët nga regjistrat e gjendjes civile.

E di që si ata edhe shumë të tjerë kanë pasur reagime të ngjashme kur dikush i ka folur për manipulimin që bëri qeveria me numrin e atyre që humbën jetën si pasojë e përballjes me pandeminë. “Nuk mund të arrihet deri këtu”; “Nuk mund të bëhet politikë dhe me vdekjet”; “Nuk mund të njollosen deri në këtë pikë heronjtë tanë me bluza të bardha”, kanë qenë mendimet më të përhapura.

Në fakt, duke hequr mënjëanë këto ekzagjerime, asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Askush nuk ka varrosur kufoma në fshehtësi. Askush nuk ka fshehur vdekjet si të tilla. Manipulimi është bërë më i thjeshtë. Për dikë që vdiste në spitalin Covid 1, kartelën e shkruanin si jetë e humbur nga ndalimi i zemrës. Për një tjetër shkaku gjendej tek mosfunksionimi i mushkrive. Pra, mashtrimi nuk qe trashanik, askush nuk groposte askënd në varreza masive, pa djeninë e familjarëve, miqve, komshijve. Theshtë i ndryshonin një detaj të vogël burokratik, në pashaportën që do ta përcillte në botën tjetër.

Por, ky ndryshim aspak thelbësor në hendekun e madh mes jetës dhe vdekjes, kishte rëndësi të madhe për të shërbyer si tulla e parë në lartësimin e ngrehinës të historisë së suksesit në luftën ndaj pandemisë. Ai qe i domosdoshëm për të përdorur pastaj slloganet se ne qenkeshim më mirë se Italia apo Gjermania dhe se shqiptarët duhet ti uleshin në gjunjë liderit të aftë e zemërmadh që shpëtoi me mijra jetë, falë menaxhimit personal që i bëri kësaj flame.

LEXO EDHE:  Meta pret kryetarin e Kuvendit çek/ Ja për çfarë diskutuan
LEXO EDHE:  Fjala e parë si President/ Meta: Berisha është dobësia ime!

Për këdo që kërkon të kuptojë, kjo fabul tashmë ka rënë. Një shkrim i shkëlqyer i koleges Ornela Liperi në “Monitor”, i mbështetur në të dhënat e Eurostat, tregon se pandemia ka bërë kërdinë në këtë vend. Shifra e jetëve të humbura, që deri më tani zyrtarisht nuk i kalon 2500-tat në një vit e gjysëm pandemi, është realisht katër herë më e madhe. Jo vetëm kaq, por duke analizuar vdekjet e tepërta në raport me mesataren vjetore të mëparshme, Shqipëria i ka ato  dyfish më të larta, sesa vendet që renditen më keq në Europë për numrin e jetëve të humbura gjatë periudhës së Covid- 19.

E pra, nuk ka më diskutim mbi vërtetësinë e përrallave me histori suksesi, në një vend ku vdekja qëndroi e ulur këmbëkryeq më shumë se në ç’do vend tjetër në kontinent.

Megjithëatë, sot kjo e vërtetë nuk ka më aq peshë pasi pushteti e përdoi fabulën e tij për qëllimin që iu desh: për ta vënë në funksion të zgjedhjeve dhe për të thirrur me gojën plot se “njeriu që shpëtoi jetë” e meriton edhe një mandat të tretë.

Por, nëse ajo nuk është më e rëndësishme për qëllimet politike të ditës, nëse e ka humbur vlerën për zhbalancimin e peshores ekektorale, kjo histori manipulimi na shërben shumë për të kuptuar atë që ka ndodhur. Jo në lidhje me pandeminë, por në lidhje me pushtetin autokratik dhe demokracinë.

Të gjithë ata të cilët më shohin të habitur sa herë i provokoj me temën tabu për fshehjen e numrit të të vdekurve, nuk janë thjeshtë “idiotët e dobishëm” mbi supet e pafajshme të të cilëve e ka më të lehtë të ngrihet ç’do rregjim. Për debilizimin masiv të tyre është punuar gjatë dhe në mënyrë perfide. Në shërbim të kësaj strategjie për shpëlarjen e truve janë vënë të gjitha ingranazhet dhe mediat e sistemit, që sa herë dikush iu fliste për çertifikata mortore të manipuluara, fillonin sulmet histerike se po përbalteshin mjekët, që sa herë dikush u tregonte pamundësinë e të vdekurtit në një spital Covid, jo nga virusi, të hidheshin në fyt për manipulim politik të një çështjeje shëndetësore.

Pushtetit të rilindjes i duhet njohur një meritë. Ai i është përshtatur më mirë se të gjithë, periudhës së post të vërtetave. Me të gjitha mjetet që ka në dorë, me kontrollin ndaj medias, me berjen e personaliteteve publike, me friksimin dhe dekurajimin e profesionistëve ai ka bërë, që një pjesë e mirë e popullsisë, të arrijë ti besojë fakteve alternative që prodhon vetë.

Prandaj ne nuk duhet të çuditemi aspak që vazhdon të ketë trushpëlarë, që s’duan ta besojnë se është fshehur numri i të vdekurve, ashtu sikurse tashmë kanë harruar se ka ekzistuar Saimir Tahiri, grabitja me letra amerikane te unaza, apo oferta e pakërkuar për ngritjen e një teatri të ri.

Makineria e pushtetit ka bërë gjithçka që ata të pllaquriten në rehatinë e budallallëkut të tyre. Një pjesë e madhe e tyre janë votues të Rilindjes, madje edhe pa i kërcënuar me patronazhistë apo pa iu blerë votën me para. Ata janë shpirtrat e vdekur nga virusi “post-truth” që shpërndau në këtë vend Edi Rama.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse homoseksualët kërkojnë të ndryshojnë atësinë dhe amësinë në gjendje civile?

Publikuar

-

Nga

Nga Miron Çako

Sot pretendohet se njerëzimi ka hyrë në “Kohën e Re” (NEW AGE). Sipas astrologëve, kemi dalë nga zona zodiake e peshkut, që simbolizonte Krishtërimin që prej shejkujsh e drejtoj njerëzimin në ligjet dhe porosit e Krishtit  dhe kemi hyrë në atë të ujorit, koha ku do të duhet të ndryshohen rregullat dhe ligjet shekullore morale, madje dhe ato që janë natyrore, si marrëdhënia heteroseksuale dhe martesa burrë-grua, të cilët kur lindin fëmijë quhen baba dhe nënë dhe marrin detyrën e lartë të prindërimit.

Ata që pretendojnë t’i ndryshojnë këto ligjësi natyrore janë anëtarët anvangardë të shoqatës të LGBTQ, të cilët të nështruar nga pasioni pervers dhe mëkati i neveritshëm i homoseksualitetit, jo vetëm nuk duan ta pranojnë veten ashtu si Zoti dhe natyra i ka bërë ata, mashkull ose femër, por duke preferuar marrëdhënien heteroseksuale mes një burri dhe gruaje, preferojnë atë homoseksualen, mes njëjtës gjinie.

Ata gjithashtu nuk pranojnë dhe kërkojnë të ndryshojnë formatin e familjes tradicionale, baba, nënë dhe fëmijë, thua sikur ata vetë janë qenie jashtëtokësore, që nuk kanë lindur nga një baba dhe një nënë .

Të influencuar prej tyre, prej vitesh po bëhën përpjekje në shumë vende të Europës dhe botës perëndimore, që të ndryshohet kodi civil i martesës mes burrit e gruas dhe po ashtu, emërtimit të prindërve natyralë baba dhe nënë, në Prindi 1 dhe Prindi 2.

Në Francë, në vitin 2019, Asambleja Kombëtare Franceze votoi në favor të heqjes së fjalëve “baba ” dhe “nënë” nga të gjitha dokumentet zyrtare në sistemin arsimor, në mënyrë që të adresojë diskriminimin, që ka prekur deri më tani prindërit homoseksualë. Tani e tutje, fjalët “baba” dhe “nënë” do t’i lëshojnë vendin “Prindi 1” dhe “Prindi 2.

Madje, po dëgjojmë nga përfaqësuesit dhe zëdhënësit e grupit minorancë të LGBTQ, që edhe në Shqipëri të aplikohet ky regull i ri.  Për Xheni Karaj, zëdhënësja dhe përfaqësuese e LGBTQ, është një shqetësim i madh kodi aktual në gjendjen civile.

Ajo është shprehur: “Në certifikatën e lindjes të ekzistojë për momentin vetëm amësia dhe atësia”. Nëse një çift lezbikesh dëshiron të regjistrojë fëmijën e tyre, është e pamundur. Për aq kohë sa jemi një familje dhe do ta rrisim fëmijën me dashuri e përkushtim të dyja bashkë, duam të jemi të dyja.

Ne kemi një rast që është i pari në Shqipëri, që kanë lindur binjakë në janar dhe vajzat janë 5 muajshe e të paregjistruara. Nëse regjistrohet në emër të njërës, i bie që tjetra të mos njihet si prind.

Nëse nënës biologjike i ndodh diçka, partnerja e vet nuk ka asnjë të drejtë. Fëmija mund të shkojë në një shtëpi birësimi. Do vazhdojmë të mbyllim sytë apo të bëjmë diçka për të ndryshuar dhe për të krijuar ligje më akomoduese për familjet? Për mua familja është e shenjtë”.

Çfarë është për Xheni Karaj, e deklarual si homoseksuale, koncepti familja e shenjtë?

Për ne heteroseksualët burrë, grua dhe prindërit baba edhe nënë dimë se martesa dhe familje e shenjtë është ajo tradicionale ashtu si e ka krijuar Zoti dhe natyra njerëzore, që sipas kodit civil të Shqipërisë, mund të lidhet mes një burri dhe një gruaje pas moshës 18 vjeç.

E shenjtë do të thotë se martesa dhe familja është mbi gjithshka dhe nuk duhet të shpërbëhet,sepse :” atë që bashkoj Perëndia njeriu nuk duhet ta ndaj”.Nuk duhet ndyrësohet apo të tjetërsohet nga tradhëtia bashkëshortore, aq më keq nga perversioni.

Duhet të dimë se homoseksualizmi është i përcaktuar nga Zoti si mëkat i neveritshëm i dënueshëm (Levitiku 20:13), sepse është një devijim nga natyraliteti dhe mohon qëllimin produktiv të seksualitetit, që është lindja e fëmijëve, ashtu si Zoti i bekoi dhe urdhëroi çiftin e parë, Adamin edhe Evën, dhe çdo çift burrë-grua në botë: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni” (Zanafilla 1:28).

Prandaj, si është e mundur të ketë ndjenja atësore ose amësore, të domosdoshme për të rritur dhe edukuar fëmijë, një një çift homoseksualësh, të cilët neverisin dhe shmangin marrëdhënien hetereseksuale për ngjizjen e një fëmijë, ashu siç bëhet tek të gjithë gjallesat riprodhuese në natyrë?

Prandaj dëshira e tyre për t’u bërë prindër është një mashtrim mediatik, ose, më mire, një ideologji e mirëmenduar, antihumane, që me sa po duket kërkon të shmangë ngjizjen dhe rritjen natyrore të një qenie njërëzore.

Ata duket se i shërbejnë axhendës për të krijuar një racë hibride njerëzish të “Kohës së re”, të prodhuar në epruvet, pa kontakt seksual natyror dhe paskësaj të rriten edhe në absurditetin e një “familje” pa prindër pa indetitet gjinor, baba dhe nënë, por prindi 1 dhe 2.

Ata duke zhdukur gjininë prindërore, duan të shkatërrojnë familjen, që është qeliza primare e shoqërisë njerëzore, sepse, ashtu siç ndërhyhet për të ndryshuar ADN e një qelize njerëzore dhe pastaj prej saj mund të riprodhohet një mostër humane, po ashtu prishja e këtij kombinimi baba-nënë, prish ADN e familjes dhe kështu e gjithë shoqëria njerëzore, gradualisht, do të transformohet në një tjetër dimesion social, ndryshe nga ai që kemi deri më sot, patjetër jo për mirë.

Roli i burrit dhe gruas, i babait dhe nënës, është i patjetërsueshëm në ngjizjen dhe formimin natyror të një qenieje njerëzore psiko- somatike (shpirt dhe trup).

Seksualiteti nuk është vetëm kënaqësi erotike, por akt krijimi i burrit dhe gruas, që mbart energji të jashtëzakonshme krijimi jete të re, sepse që të dy, burri dhe gruaja, të ndërgjegjshëm për aktin hetereseksual, janë duke krijuar një kryevepër, një qenie të re njerëzore, që nuk i përshtatet asnjë gjallesë mbi tokë.

Prandaj çifti, që kryen aktin heteroseksual për të lindur një fëmijë, duhet jetë i vetëdijshëm për çfarë po bën, i shkrirë i tëri tek njëri-tjetri, plot dashuri, duke u bërë një mish i vetëm, (Zanafilla 2:24), sepse vetëm kështu ata trasmetojnë tek embrioni, jo vetëm lëndët organike, spermatozoitët dhe vezën, por edhe gjëndjen e tyre shpirtërore .

Për këtë veprim psiko-somatik të çiftit, është i nevojshëm bekimi dhe ndihma e Krijuesit, i Cili krijoi çiftin e parë njerëzor dhe u tha: “shumëzohuni” (Zanafilla 1:28) dhe na thotë të gjithëve ne se : “pa Mua nuk bëni dot asgjë”  (Joani 15:5).

Kjo është arsyeja që shumë çifte kërkojnë bekimin e Zotit kur martohen dhe kur duan të bëhen prindër, luten që Zoti t’i ndihmojë në këtë akt sublim dhe madhështor, siç është ngjizja e një fëmije.

Në të kundërtën, kur çifti i është i pabesë, i dhunshëm, i pandërgjeshëm, i dehur, i droguar ose kryen akte perverse seksuale, atëhere e gjithë kjo gjëndje anormale morale dhe fizike, trasmetohet tek embrioni, që vërtet mund të ngjizet sipas rregullit natyror të Krijuesit, por pas kësaj anomalie morale dhe perverse, mund të lindin fëmijë me probleme fizike, mendore dhe psikologjike, që fatkeqësisht janë shtuar shumë në këto kohë apostazie, si fëmijët me sindromën Down, por edhe me prirje homoseksuale.

Pse shfaqen këto prirje homoseksuale tek fëmijët sot?

E para duhet të përjashtojmë në këtë prirje abuzimin dhe keqorientimin seksual me fëmijën, me këshilla me fjalë ose me figura, sepse në të tilla raste homoseksualiteti është i imponuar nga jashtë, por kur prirja duket tek fëmijët, që nuk janë abuzuar ose orientuar nga homoseksualizmi, ky tundim që i vjen nga brenda fëmijës ndodh, ashtu si na thonë edhe etër shpirtëror të ndriçuar, sepse nëna shtazënë që mbart embrionin, ose ka pranuar marrëhënie perverse anale me burrin a të dashurin e saj  dhe e ka dëshiruar këtë perversion, ose është vet homoseksuale dhe është i ngjizur në mënyrë artificilae, me fertilizim in vitro (IVF).

Në të tilla raste veprojnë ligjet shpirtërore, dmth. tek embrioni zë vend dhe vepron demoni i homoseksualitetit, që prish e tjetërson deri në perversion njeriun, i cili është i krijuar sipas ikonës së Perëndisë (Zanafilla 1:26).

Prandaj homoseksualiteti nuk duhet trajtuar si sëmundje psiqike, as fizike, as një problem gjenetik dhe hormonal, por një ndikim demoniak, që merr të drejta, që në embrion ashtu si edhe për çdo ves e dobësi tjetër të trashëguar nga prindërit si psh, nervozizmin, dhunën, gënjeshtën e të tjera si këto pasione, që janë të trashëguara nga mëkatet e prindërve, sepse “në mëkat më lindi nëna ime” (Psalmi 50).

Këto pasione që nuk janë për faj të fëmijëve, por të trashëguara nga prindërit mëkatarë, zhduken vetëm me fuqinë e Perëndisë, me anën e Mistererit të Pagëzimit që kryet në Kishën Apostolike dhe fal çdo mëkat, e rilind njeriun në Krishtin si një krijesë të re, ashtu si na thotë Bibla: “Sa u pagëzuat me Krishtin, Krishtin keni veshur” (Galatianëve 3:27) dhe “A nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jisu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij? Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ngjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës. Sepse, nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën, do të jemi edhe në ngjalljen si të tijën, duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit” (Romakëve 6:3-6).

Ky veprim misteror që kryet i plotë në Kishën Orthodhokse, duhet të merret me besimin e prindërve kur fëmija është i vogël dhe të vetë fëmijës kur rritet dhe është i përgjegjshëm.

Në të kundërtën, nëse kjo gjendje anormale do të tolerohet nga prindërit dhe nga fëmija kur ai të jetë i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm, atëherë pasionet zhvillohen e japin frytet e tyre të këqija dhe deformim të dukshëm në psiqikën dhe fizikun e fëmijës.

Sa më shumë i toleron ose i arsyeton si normale këto pasione ai vet, prindërit dhe rrethi shoqëror, aq më shumë e sundojnë tek ai deri sa e nështrojnë dhe njeriu nuk bën më sipas vetvetes, por sipas pasionit, dmth e demonit që e kontrollon këtë pasion dhe ky quhet demonizim.

LEXO EDHE:  Rezultatet e 25 Prillit/ Kolegji Zgjedhor, shqyrton sot Elbasanin dhe Fierin

LEXO EDHE:  Meta pret kryetarin e Kuvendit çek/ Ja për çfarë diskutuan

Prandaj ata që i janë nështruar pasioneve edhe  të homoseksualizmit janë të demonizuar dhe vetëm Zoti Jisu Krisht mund t’i shpëtojë, duke urdhëruar demonët dhe atë të homoseksualitetit: “Dil nga ky dhe mos hyr më brenda në të” (Marku 9:25).

Prindërit, baba dhe nënë, kanë një rol të pazëvendësueshëm në rritjen dhe formimin psikologjik të njeriut. Është shumë i nevojshëm roli i të dyve dhe këtë e shikojmë, jo vetëm mes njerëzve, por edhe tek gjallesat e tjera, kafshë dhe shpendë.

Burri dhe gruaja, përveç ndryshimeve të dukshme fizike dhe seksualitetit, kanë dhe shumë ndryshime përsa i përket botës shpirtërore dhe mendore të tyre.

Mund të themi se burri është koka edhe gruaja trupi.Ai është komanduesi, ajo është frymëzuesja. Ai është fuqia, ajo brishtësia .Ai posedon logjikën, ajo fantazinë dhe intuitën.Ai drejtësinë ajo dhemshurinë.Ai egocentrizmin ajo të afruarit e vetes.

Këto janë karaktere pa dyshim të ndryshëm , por kjo nuk duhet të na çudit, sepse vetëm dy të kundërta mund të bashkohen edhe të bashkëveprojnë.

Çdokush  burrë ose grua duhet të përmbush detyrat e tyre të ndryshme , për të cilat nevojiten edhe aftësi të veçanta ashtu is i ka pajisur Krisuesi.

Kur krijohet një familje atëhere duhet të egzistoj një kryetar, dikush me përgjegjshmëri të madhe  dhe ky rol i është  caktuar dhe i shkon më shumë burrit,  por duhet edhe ndihma e gruas , sepse është e mirë që logjika të ketë  vendin e saj , por edhe ndjeshmëria duhet të ngjyrosë dhe ta zbusë logjikën e thatë, dmth burri hap rrugë të reja, gruaja mbush nga pas boshllëqet, gropat , burri skalit gruaja rrumbullakos cepat  dhe i jep formë sa më të bukur krijimit të familjes edhe fëmijëve.

Gratë mund të bëjnë deri në tre gjëra njëkohësisht, ndërsa burrat vetëm një. Meshkujt janë zakonisht më praktikë në zgjidhjen e problemeve ndërsa gratë janë praktike, por ato gjithashtu janë të interesuara për rezultatin estetik.

Po ashtu, roli i babait edhe i nënës në familje është i ndryshueshëm, i pazëvëndësueshëm, i patjetërsueshëm dhe ndikon në mënyra të ndryshme në formëzimin psiko-somatik të njeriut.

Zoti i ka afruar gruas një rol shumë të rëndsishën në familje, jo vetëm instikti amësor që është tek gjallesat por edhe arsyetimni njerëzor e bënë shumë të veçantë rolin e nënës tek fëmijët e saj.

Roli i nënës në formëzimin e personalitetit të fëmijës është i menjëhershëm dhe i rëndësishëm.

Nëna është personi i parë që sheh foshnjën e porsalindur dhe i njëjti person do të bëjë maksimumin për edukimin dhe socializimin e tij. Nëna është faktori kryesor për zhvillim, integrimin dhe, rrjedhimisht, për zhvillimin e gjithëanshëm të fëmijës. Fëmija pranon efektin e saj, krijon imazhin e një sjelljeje dhe vepron në përputhje me rrethanat. Kështu, nëna ka një detyrim t’i japë fëmijës stimujt e duhur dhe ato kushte të favorshme, që janë të nevojshme, që ai të jetë në gjendje të përshtatet me mjedisin shoqëror.

Lidhja që zhvillohet midis nënës dhe fëmijës, është dhe duhet të jetë e shkëlqyeshme, sepse prej saj varet zhvillimi normal, emocional dhe psikologjik i fëmijës. Një nënë konsiderohet e mirë kur në dashurinë e bollshme dhe të pastër për fëmijën e saj, nuk ka elementë spekulues dhe nuk synon asgjë tjetër përveç të mirës për fëmijën e saj.

Shën Joan Gojarti i hirshëm (shekulli i IV) thotë se: “Veprimtaria më e rëndësishme e nënës së krishterë, brenda familjes, është edukimi i mirë i fëmijëve të saj. Detyra kryesore e nënës, pra, është të edukojë fëmijët”.

Babai është ai që duhet të kuptojë dhe plotësojë nevojat e fëmijës, rol të cilin duhet ta kuptojë që kur fëmija është ende i palindur dhe, nga ana tjetër, të ketë kontakt të shpeshtë me fëmijën kur ai të lindë, që të përmirësojë komunikimin e tij mendor. Babai gjithashtu është ai që i ofron mbështetje morale nënës-gruas.

Ndikimi i babait në edukimin e fëmijës duhet të jetë më i drejtpërdrejtë. Fëmija e kupton që, përveç nënës, ka edhe personin e babait në jetën e tij. Për fëmijën babai është lidhja me botën e jashtme, mbartësi i fuqisë dhe autoritetit.

Babai bëhet një model seksual për djemtë dhe për kuptuar veten e tyre. Është vërejtur se tek fëmijët, babai i të cilëve mungonte (mungesë fizike ose psikologjike), djemtë kishin vështirësi të gjenin burrërinë e tyre, ndërsa vajzat nuk kishin besim te vetja dhe besim tek seksi i kundërt. Babai duhet të japë një edukim të ndershëm dhe të duhur seksual, financiar, fetar dhe moral.

Atë Sava Ajoriti na thotë: “Nëna mbetet për fëmijën përqafimi më i ngrohtë dhe i ëmbël, përkujdesja dhe qetësia, ndërsa babai përfaqëson forcën e qetë, sigurinë, mbështjetjen dhe mbrojtjen. Për të gjitha këto arsye, fëmijët kanë nevojë për një baba i cili, para së gjithash, është një partner i mirë për nënën e tyre.Në ditët e sotme, me shpalljet feministe që burojnë nga okultizmi dhe magjia, nëna nuk qëndron gjatë në shtëpi. Fëmijët rriten nga një dado ose gjyshe ose lihen vetëm, ku edukatori eksluziv i tyre bëhet televizori, që i katekizon në imoralitet, dhunë, në “Kohën e Re”. Sipas planit hyjnor, baballarët duhet të drejtojnë familjet me dashuri dhe virtyt dhe të kenë përgjegjësinë të sigurojnë atë që është e nevojshme për jetën dhe mbrojtjen e familjeve të tyre. Ai duhet ta drejtojë familjen e tij me përulësi, mirësi, bindje, butësi, dashuri dhe dashamirësi, sesa me imponim ose mizori”.

Ështe sa komike edhe tragjike, që vet çiftet homoseksuale, sado të duan ta zhdukin identitetin e tyre seksual si burrë-grua dhe aq më shumë atë prindëror si baba dhe nënë, edhe pse janë të së njëjtës gjini dhe imponohen në marrëdhënie të të njëjtit seks, përsëri njëri/ njëra është aktiv dhe tjetri/tjetra pasiv, dmth. njëri bën rolin e burrit që është aktiv dhe tjetri atë të gruas që është pasiv në marrëdhëniet seksuale që detyrimisht do shfaqen në ato prindërore.

Kuptohet vetvetiu se këta “prindër” pa identitet gjinor, tek fëmijët e adoptuar ose bërë me IVF (In Vtro Fertilization) i cili sa më shumë rritet, aq më tepër kupton nga jeta njerëzore,ata do të shfaqen para tij si burri dhe gruaja dhe si babai dhe tjetri si nëna edhe pse janë të njëjtë gjinie.

Sado të sforcohet dhe të aktrojë, çifti homoseksual, është e pashmangshme performanca baba-nënë në të njëjtën gjini, sepse ajo është natyrore në përshtatje në gjinitë e ndryshme, prandaj nuk mund të ketë kurrë dy baballarë ose dy nëna njekohësisht, sepse sipas ligjeve të natyrës dy të njëjta shtyen dhe nuk bashkëveprojnë.

Kjo është arësyeja që edhe kur babai edhe nëna mungojnë për arsye fatkeqësie, largimi ose divorci, e zëvëndëson dikush nga të afërmit rolin e tyre psikologjik tek fëmijët, si gjyshi, gjyshja ose dikush tjetër nga të afërmit.

Fëmijët e rritur në një famijlje homoseksualësh, kanë probabilitet të bëhen edhe ata homoseksualë, sepse fëmija imiton prindërit, madje me një progresion më të madh drejt prishjes morale, ashtu si thuhet: “ma jep fëmijën tend ta rris deri në moshën 7 vjeç, edhe ai do jetë për jetë i imi”.

Birësimi i fëmijës, që kërkojnë homoseksualët me egoizmin e tyre dhe ideologjinë e tyre antihumane, është një e keqe e madhe, më e madhe se vet mëkati i neveritshëm i homoseksualitetit, sepse i detyron fëmijët e pafajshëm të rriten të privuar nga figura dhe roli i babait e i nënës, në një familje perverse  gei ose lesbikesh.

Kjo bie ndesh me Konventën e  të drejtave të fëmijës, sepse nuk respekton lirinë e tyre të zgjedhjes dhe u imponon një model prindërimi jo natyral, që herët a vonë do të krijojë një kolaps psikologjik tek fëmija, kur të kuptojë se ai nuk ka një familje natyrale, mashkull-femër, baba-nënë, ashtu siç është rëndom tek njerëzit dhe gjallesat reth tij.

Kaq egoistë janë këta tipa sa nuk llogarisin asgjë për të përligjur pasionin e tyre pervers, madje edhe në kurriz të fëmijëve.

Duket qëllimi është që të krijohet një brez njerëzish të rinj homoseksualësh, që u mungon ikona e babait dhe nënës në formimin e tryre psikologjik, të deformuar psikologjikisht , pa besim tek Zoti, sepse besimi në Zotin kultivohet në familje nga prindërit dhe duke qenë të ndryshëm, babai i tregon drejtësinë e Perendisë dhe nëna dhembshurinë.

Po ashtu, ata fëmijë që rriten në ambjentë të tilla, që nuk kanë as nënë as baba, nuk kanë as atëdhe as mëmëdhe dhe kështu as ndjenjë kombëtare dhe as ideal për të mbrojtur vendin e tyre.

Pra si përfundim, qëllimi ideologjik sot në botë, pse këto grupe në minorancë por të fuqishëm politikisht dhe ekonomikisht, duan që bashkëjetesën e tyre homoseksuale ta quajnë martesë të ligjëruar, me fëmijë të adoptuar ose të krijuar me IVF, të rritur pa prindër baba dhe nënë, është që të krijojnë njeriun e Kohës së Re, i cili nuk ka besim as për Zotin, nderim për prindërit, respekt për familjen, dashuri për vendin, dmth një njerëzim hibrid, pervers, pa ideale, një “gojem”, kafshë,  vetëm që të vegjetojë dhe t’u shërbejë elitave antikrishte, që kërkojnë të kontrollojnë njerëzimin për “Epokën së  Re”, jo vetëm në numrin e popullatës, me anë të sterilizimit dhe homoseksualizmit, por edhe t’u heqin kënaqësitë dhe qëllimin mardhënjes heteroseksuale në çift burrë edhe grua, me anën të cilit krijohet prindërimi, familja ku aty shtohet dhe edukohet njerëzimi për vazhdimësinë e jetës normale.

Kjo është vërtet një e keqe e madhe kundër Zotit, familjes, njerëzimit dhe vet jetës. Le ta kundërshtojmë me qytetari dhe dinjitet human si burrë dhe grua, me instiktin dhe ndjeshmërinë prindërore, si atë edhe nënë, sa nuk është vonë për të gjithë, që të mos ndodhë që fëmija yt të vijë një ditë në shtëpi edhe ta dëgjosh të mos thotë baba ose mama, por prind 1 dhe prind 2.

Zoti na ruajtë nga një marrëzi e tillë antihumane dhe ligësi e tillë djallëzore!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

‘Politikë në zhegun e verës’/ Përse PD devijoi kaq shpejt nga ndjeshmëria e lartë pro turizëm?

Publikuar

-

Nga

Turizmi veror ne Shqiperi, per nivelin e te ardhurave qe krijon, ka nje peshe prej 9% te GDP. Ai puneson direkt rreth 100 mije njerez dhe indirekt rreth 300 mije te tjere. Hyrjet valutore nga turistet e huaj, vleresoheshin diku te 2 miliard euro. Per kete rendesi te vecante, qe ka stina e veres per ne shqiptaret, politikanet u kujdesen, qe muajin qershor, ta clirojne nga te qenit muaj zgjedhjesh, duke bere edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese. U duk se edhe ne PD, ndjeshmeria ndaj mbarevajtjes se turizmit, ishte ne lartesine e duhur kur u deklarua se: "zgjedhjet per kryetar te PD afrohen nga korriku ne qershor, sepse korriku eshte muaji me i rendesishem per turizmin" Per fat te keq, kjo ishte pershtypja e gabuar qe u la te kuptohej, nga ky deklarim zyrtar, perpara dites se zgjedhjeve per kryetar te PD. Them per fat te keq sepse, kryetari i sapo zgjedhur i PD, vendosi te filloje nje proces analize ne cdo dege te PD dhe te therase Kuvendin Kombetar ne mes te korrikut. Shume kush u hutua, u befasua, u cudit dhe pyeti: Perse PD devijoi kaq shpejt dhe kaq vrullshem nga ndjeshmeria e larte pro turizem? Perse te 100 mije anetaret e saj duhet te lene punet ne turizem, indirekt ne sherbim te turizmit, apo pa lidhje me turizmin dhe te perfshihen ne analizen e masakres zgjedhore te 25 prillit, nderkohe qe, analiza e kesaj masakre eshte bere tashme nga avokatet e partise dhe eshte paraqitur me shume hollesi dhe profesionalizem ne KAS? A nuk do ishte me produktive dhe a nuk do e ndihmonte me shume turizmin, njohja e demokrateve me dokumentat dhe provat e masakres, si produkt i gatshem dhe i sistemuar nga profesioniste, sesa nje analize partiake ku cdo kush do e kete me te lehte te flase per masakren e shkaktuar nga te trete dhe jo per pergjegjesi individuale, ne raport me detyrat e mara persiper? Per me teper mbledhja ne Tirane e disa mijera anetarve te PD nga e gjithe Shqiperia, ne mes te korrikut per Kuvend, shton habine per kete praktike anti turizem. Habija dhe pyetjet shtohen kur kjo sakrifice behet me nje qellim qe nuk i justifikon mbledhjet ne kete nxehtesi ekstreme te veres per te analizuar dhe pastaj per tu mbledhur perseri ne Tirane per tu informuar mbi ate qe u analizua. Pervec anti turizem duket edhe shume tallese per demokratet qe kane dale te deshperuar nga humbja e trete radhazi e zgjedhjeve, te mblidhen te gjithe ne mes te korrikut ne Tirane, per te kryer vetem nje pune. Nje pune qe per interesat e tyre eshte nje pune pa pune, por per kryetarin punemadh, eshte kryepune. Behet fjale per nderprerjen e mandatit te Keshillit Kombetar, ne kundershtim me statutin e partise dhe per zgjedhjen e keshillit te ri. Mesa duket ja vlen barra qerane. Nga keto zgjedhje te 25 prillit, demokratet do vuajne edhe 4 vitet qe sapo fillojne, pas 8 viteve shume te veshtira ne opozite, por nderkohe, beteja e tyre sapo ka filluar, me grup te freskuar parlamentar, kryetar te rizgjedhur dhe me kryesorja, pergjegjesi te indentifikuara dhe te mbajtura, duke shkarkuar Keshillin kombetar dhe duke zgjedhur te riun. Ja vlen pra, kjo sakrifice ne zheg, ne dem te turizmit, por me shume perfitime per PD.

Nga Arben Ristani

Turizmi veror ne Shqiperi, per nivelin e te ardhurave qe krijon, ka nje peshe prej 9% te GDP.

Ai puneson direkt rreth 100 mije njerez dhe indirekt rreth 300 mije te tjere.

Hyrjet valutore nga turistet e huaj, vleresoheshin diku te 2 miliard euro.

Per kete rendesi te vecante, qe ka stina e veres per ne shqiptaret, politikanet u kujdesen, qe muajin qershor, ta clirojne nga te qenit muaj zgjedhjesh, duke bere edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

U duk se edhe ne PD, ndjeshmeria ndaj mbarevajtjes se turizmit, ishte ne lartesine e duhur kur u deklarua se: “zgjedhjet per kryetar te PD afrohen nga korriku ne qershor, sepse korriku eshte muaji me i rendesishem per turizmin”

Per fat te keq, kjo ishte pershtypja e gabuar qe u la te kuptohej, nga ky deklarim zyrtar, perpara dites se zgjedhjeve per kryetar te PD.

Them per fat te keq sepse, kryetari i sapo zgjedhur i PD, vendosi te filloje nje proces analize ne cdo dege te PD dhe te therase Kuvendin Kombetar ne mes te korrikut.

Shume kush u hutua, u befasua, u cudit dhe pyeti:

Perse PD devijoi kaq shpejt dhe kaq vrullshem nga ndjeshmeria e larte pro turizem?

Perse te 100 mije anetaret e saj duhet te lene punet ne turizem, indirekt ne sherbim te turizmit, apo pa lidhje me turizmin dhe te perfshihen ne analizen e masakres zgjedhore te 25 prillit, nderkohe qe, analiza e kesaj masakre eshte bere tashme nga avokatet e partise dhe eshte paraqitur me shume hollesi dhe profesionalizem ne KAS?

A nuk do ishte me produktive dhe a nuk do e ndihmonte me shume turizmin, njohja e demokrateve me dokumentat dhe provat e masakres, si produkt i gatshem dhe i sistemuar nga profesioniste, sesa nje analize partiake ku cdo kush do e kete me te lehte te flase per masakren e shkaktuar nga te trete dhe jo per pergjegjesi individuale, ne raport me detyrat e mara persiper?

LEXO EDHE:  10-vjetori i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike/ Meta: Qeshu rini, qeshu! Bota është e jotja!

LEXO EDHE:  Rezultatet e 25 Prillit/ Kolegji Zgjedhor, shqyrton sot Elbasanin dhe Fierin

Per me teper mbledhja ne Tirane e disa mijera anetarve te PD nga e gjithe Shqiperia, ne mes te korrikut per Kuvend, shton habine per kete praktike anti turizem.

Habija dhe pyetjet shtohen kur kjo sakrifice behet me nje qellim qe nuk i justifikon mbledhjet ne kete nxehtesi ekstreme te veres per te analizuar dhe pastaj per tu mbledhur perseri ne Tirane per tu informuar mbi ate qe u analizua.

Pervec anti turizem duket edhe shume tallese per demokratet qe kane dale te deshperuar nga humbja e trete radhazi e zgjedhjeve, te mblidhen te gjithe ne mes te korrikut ne Tirane, per te kryer vetem nje pune.

Nje pune qe per interesat e tyre eshte nje pune pa pune, por per kryetarin punemadh, eshte kryepune.

Behet fjale per nderprerjen e mandatit te Keshillit Kombetar, ne kundershtim me statutin e partise dhe per zgjedhjen e keshillit te ri.

Mesa duket ja vlen barra qerane.

Nga keto zgjedhje te 25 prillit, demokratet do vuajne edhe 4 vitet qe sapo fillojne, pas 8 viteve shume te veshtira ne opozite, por nderkohe,

beteja e tyre sapo ka filluar, me grup te freskuar parlamentar,

kryetar te rizgjedhur dhe me kryesorja, pergjegjesi te indentifikuara dhe te mbajtura, duke shkarkuar Keshillin kombetar dhe duke zgjedhur te riun.

Ja vlen pra, kjo sakrifice ne zheg, ne dem te turizmit, por me shume perfitime per PD.

LEXO TE PLOTE