LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një natë kushtuar çështjes për prishjen e Teatrit Kombëtar/ Adi Krasta “ngjitet” në skenë

1 Mars 2020, 18:24, Aktualitet CNA
Një natë kushtuar çështjes për prishjen e Teatrit

Çështjes së Teatrit Kombëtar i është bashkuar edhe gazetari i njohur Adi Krasta. Me anë të një postimi në rjetet sociale, Krasta bën me dije se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e ka ftuar të bëjë publike të gjitha shqetësimet e tyre.

Gazetari njofton se do të regjistrojë një emision në skenën e Teatrit Kombëtar, që do të transmetohet në orën 20:00 të 7 marsit.

?Me shumë gëzim kam pranuar ftesën dashamirëse të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që të bëj një prani publike në skenën e jashtëzakonshme të tij. I?a dedikoj këtë mbrëmje të folur qytetarëve të lirë të Tiranës që hapur ose në heshtje e kanë mbështetur këtë kauzë. Është një takim me Shoqërinë e Vërtetë Civile. Me atë që nuk pranon të blihet?, shkruan ai.

Krasta deklaron se në këtë kohë ia vlen të bëhet përpjekje e palodhur për të kuptuar Teatrin si tempull të njerëzve me mendje e zemër të papushtueshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga