Politikë
Nga Armir SHKURTI/ Më e madhe frika nga frika se nga virusi

“Aman boll me koronavirusin”! “Na çmendët”! “Mos me panik”! I lexon e i dëgjon përditë. Më mirë të mos e dimë të keqen. Kur të vijë – të vijë! Apo nuk është ky mentaliteti ynë? Sa prej nesh kanë dëgjuar tek mjeku: “Ke ardhur vonë”? Për vete a për familjarët. Sepse pa na rënë zali në rrugë për qamet se vemi te mjeku. Gënjejmë veten se “nuk është gjë”! “Do kalojë”! Ther e dhemb trupi por “s’është gjë”! Ftohmë, lodhje, virozë ia vëmë vetes diagnozën për të shpëtuar nga frika.
E TMERRSHME FRIKA NGA E VËRTETA!
“Vetëm 2% vdesin nga koronavirusi dhe ata mbi 70 vjeç”.
Ah sa mirë! Ia hodha! Ra zjarri në fshat – larg shtëpisë time. Ra në shtëpinë time – larg b*** time! Anipse 70 e sipër mund të keshë prindërit a të afërm. “Ata e kanë ngrënë çahirin. Ça ti bëjmë ne? Si ta kenë fatin” ! Sepse në shekujt që na u desh të zhvillonim instiktin e përshtatjes për të mbijetuar na u bë natyrë të SHPËTOJMË VETËM PRAPANICËN TONË!
“E kanë ngrënë çahirin” dëshmon dhe padijen e mungesën e respektit për jetën. Plaku ( që supozohet i tillë që kur i bie takati seksual apo i hollohet kuleta pas pensionit ) çdo ditë jete qar e ka. Sepse në shumicën e rasteve ne AS KUPTIMIN E JETËS NUK E DIMË !
S’kish ç’më duhej kjo përsihatje me koronavirus e frikë këtë të dielë sikur të njejtin tip sjelljeje të mos e ndeshim në sjelljen tonë politike. Ngulet një regjim në Shqipëri, tregon dhëmbët dhe ne kemi më shumë frikë nga frika sesa nga dhembja. Para zgjedhjeve të vjetshme u përmend viti ’97. “Aman mo vetëm luftë të mos na bëhet pa…” Mjaft ta bësh gjumin e ëmbël? Për të tjerat përshtatesh ë? U përshtate 5 shekuj me turkun. Ke një shekull që përshtatesh me shtypjen, padrejtësinë dhe totalitarizmin por nuk ke frikë prej tyre! Ke frikë nga frika. Si ai në anekdodën me ferrin që zgjodhi të vuante përjetësinë në një gjol me fekale. E kur nisi të futej, një gojë që mezi dukej mbi cipën e qetë të liqenit iu lut: “Aman mos bëj dallgë”!/ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...