Sociale
Muaji filloi me diell/ Zbuloni surprizat e motit për këtë jave

Edhe pse dita e sotme shënoi ditën e parë të pranverës me diell dhe temperature mesatare për këtë stinë, kjo nuk do të përkojë me motin gjatë kësaj jave.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, fillimi i javës pritet të ketë temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, por nuk do të jetë kështu deri në ditën e premte.
Ashtu sikundër shihet në tabelën e mëposhtme, reshjet e shiut do të prekin vendin përkohësisht deri të martën pasdite. Në mbrëmje e në mesnatë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive, në formën e rrebesheve me rrufe.
Më tej, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere deri ditën e premte. Përsëri në mesditën e të premtes, reshjet do të rikthehen me intensitet, kësaj here në jugperëndim të vendit.
Me rënien e temperaturave sipas tabelës, në lartësitë mbi 800 m në të gjitha zonat malore, reshjet do të jenë kryesisht dëbore.
Hera herës gjatë kësaj jave, parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit./CNA.al