Connect with Us

“Mezhgorani”/ Gjykata jep vendimin për Henri Çilin dhe 29 të arrestuarit

Kronika

“Mezhgorani”/ Gjykata jep vendimin për Henri Çilin dhe 29 të arrestuarit

Publikuar

-

Gjykata e Përmetit ka dhënë vendimin për 31 të arrestuarit e operacionit të policisë “Mezhgorani”.

Mësohet se trupi gjykues ka liruar nga burgu pronarin e UET-së Henri Çilin, duke e çuar në “detyrim paraqitje”.

Çili akuzohet për 6 vepra të renda penale, ndërsa dyshohet se ai ka përfituar shuma të mëdha parash dhe akuzohet  se do ndërhynte pranë gjykatës për lirimin e vrasësist të oficerit të policisë, Ibrahim Basha, gjatë operacionit në Lazarat në vitin 2015.

Ndërkohë, Gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie” për drejtorin juridik të UET-së dhe ka lënë në burg 16 prej të arrestuarve.

Gjatë seancës së sotme kanë qenë të pranishëm 30 nga të arrestuarit, ndërsa biznesmeni Sait Fishta ndodhej në spital. Raportohet se Fishtës do t’i komunikohet masa e sigurisë nesër në spital. Gjykata e Përmetit nuk ka dhënë masë arresti për Betim Shkupin, pasi ka konflikt interesi.

Masat e mara për të arrestuarit:

Henri Çili – Detyrim paraqitje

Shpresa Gjocaj – Detyrim paraqitje

LEXO EDHE:  “Do apeloj vendimin e Gjykatës”/ Çili kërkon pafajësi dhe dëmshpërblim pas arrestimit

Liko Jazi – Detyrim paraqitje

Renato Toska – Detyrim paraqitje

Kejsi Meço – Detyrim paraqitje

Edmond Xaka – Detyrim paraqitje

Kristina Bashi – Detyrim paraqitje

Lisandër Alikollari – Detyrim paraqitje

Entilon Kamberaj -Detyrim paraqitje

Abaz Dani (Mesi) – Detyrim paraqitje

Daniel Yzeiraj -Detyrim paraqitje

Besnik Fishta – Arrest shtëpie

Ilir Korbi – Arrest shtëpie

Amarildo Aliko – Arrest me burg

Eraldjan Hodo – Arrest me burg

Xhevair Sejati – Arrest me burg

Neuland Miçi – Arrest me burg

Skënder Toska – Arrest me burg

Armando Hajdinaj – Arrest me burg

Sidi Ramaj – Arrest me burg

Erment Beqaraj – Arrest me burg

Askerd Malke – Arrest me burg

Elidon Alikollari – Arrest me burg

Ervin Çela – Arrest me burg

Antonio Hasa – Arrest me burg

Adriatik Brakaj – Arrest me burg

Aristidh Çoli – Arrest me burg

Klea Pëllumbi – Arrest me burg

Kjaldi Dervishi – Arrest me burg/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentatet në Tiranë dhe Elbasan/ Ardi Veliu paralajmëron vartësit: Qëndrimi në detyrë varet…

Publikuar

-

Nga

Atentatet në Tiranë dhe Elbasan/ Ardi Veliu paralajmëron vartësit: Qëndrimi në detyrë do varet…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka bërë paralajmërime të forta për drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit gjatë një takimi që ka zhvilluar me ta.

Veliu i ka kërkuar atyre angazhim maksimal për zbardhjen e krimeve të rënda që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, ndërsa i ka caktuar detyra dhe ka vendosur afate.

Drejtori i Polisisë së Shtetit ka paralajmëruar vartësit se qëndrimi i tyre në detyrë do të varet nga zbardhja ose jo e këtyre ngjarjeve që tronditën publikun së fundmi.



Pas urdhrit të tij është hartuar një plan masash për kontrolle blice në të gjithë territorin dhe ka ngritur postblloqe për të kontrolluar personat që qarkullojnë me armë.

LEXO EDHE:  “Do apeloj vendimin e Gjykatës”/ Çili kërkon pafajësi dhe dëmshpërblim pas arrestimit

LEXO EDHE:  Lindita Nikolla i fal Henri Çilit 2.7 milionë euro, firmos 360 doktoratura për UET 

Gjithashtu Veliu ka urdhëruar të mbahen nën kontroll personat me precedentë penalë në fushën e krimit dhe të trafikimit të drogës.

Ndërkohë, sot janë kryer disa kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit. Këto kontrolle vijnë pas atentateve të bëra ditëve të fundit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qenas të Fierit. Një mjet ka përplasur një 30-vjeçar me biçikletë dhe si pasojë, i riu ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë. 30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë”, njofton policia.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksion në Berat për personat në kërkim/ 100 automjete në “sitën” e policisë

Publikuar

-

Nga

Aksion në Berat për personat në kërkim/ 100 automjete në “sitën” e policisë

Policia dhe forcat “Shqiponja”, gjatë mbrëmjes së sotme ka kryer kontrolle në Berat për të parandaluar shkelje nga ana e drejtuesve të automjeteve.

Policia ka ngritur postblloqe, duke vijuar kontrolle të imtësishme, për drogë apo armë. Gjatë kontrolleve janë verifikuar nëse drejtuesit e automjeteve janë persona në kërkim në Berat apo në qytete të tjera.



Mësohet se në katër orët e para të këtij aksioni, janë kontrolluar rreth 100 automjete si edhe janë vendosur masa administrative, në rastet ku janë konstatuar shkelje./CNA.al

LEXO TE PLOTE