LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta publikon videon e 30 viteve më parë/ Mesazhi i fortë për qytetarët

1 Mars 2020, 07:48, Politikë CNA
Meta publikon videon e 30 viteve më parë/ Mesazhi i fortë

Presidenti Ilir Meta, i ka bërë sërish thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen tubimit të 2 marsit.

Mëngjesin e sotëm, Meta e ka nisur ditën me një video, të fillim viteve 1990, ku studentët e dhjetorit shembën diktaturën komuniste, mes tyre është edhe Ilir Meta.

?Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ?mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.
Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.
Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.
Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!?-shkruan Meta.

Lajmet e fundit nga