Connect with Us

Luksemburg, nga sot transporti publik falas për të gjithë

Bota

Luksemburg, nga sot transporti publik falas për të gjithë

Publikuar

-

Duke nisur nga sot, 1 mars 2020 transporti publik në Luksemburg do të jetë falas për të gjithë.

Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë që merr një masë të këtij lloji për të ulur ndotjen, duke bërë që shumë qytetarë të mos përdorin me makina.

Nisma është pjesë e një plani të qeverisë së Luksemburgut për lëvizjen në një vend ku mbizotërojnë makinat dhe bllokimet e trafikut janë të shpeshta gjithashtu për shkak të trafikut të rëndë të udhëtarëve që punojnë në Luksemburg, por jetojnë në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.

LEXO EDHE:  Heq dorë nga arti, ja çfarë pune bën Hueyda El Saied në Luksemburg

Makineritë e shitjes së biletave gradualisht do të tërhiqen dhe vetëm pikat e shitjes për biletat hekurudhore ndërkombëtare dhe të klasit të parë do të qëndrojnë në stacione./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA

Publikuar

-

Nga

Një grua në shtetin e Uashingtonit ka vdekur nga koronavirusi duke shënuar rastin e parë të vdekjes në SHBA. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarët e shëndetit publik. Presidenti Trump duke iu referuar të dhënave më të fundit pas vdekjes së parë të raportuar në SHBA tha se ajo ishte një grua mbi 50 vjeç dhe e me të dhëna mjeksore që tregonin rrezik të lartë për shëndetin.

Presidenti tha gjithashtu se nuk ka vend për panik dhe se çdo amerikan i shëndetshëm nesë preket nga COVID-19 do të jenë në gjendje të shërohet.

Nënpresidenti Mike Pence njoftoi gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se Uashingtoni do të ndalojnë udhëtimet drejt Iranit si përgjigje ndaj situatës së krijuar atje për shkak të koronavirusit të ri. SHBA gjithashtu kanë rritur nivelin e paralajmërimeve mbi udhëtimet drejt Italisë dhe Koresë së Jugut, shkruan Voa.

Të premten Shtetet e Bashkuara raportuan rastin e katërt me koronavirus për të cilat autoritetet thonë se nuk janë ende të qartë mbi mënyrën e infektimit të tyre.

LEXO EDHE:  Cilësia e ajrit në fokusin e Institucioneve të Larta të Auditimit të Evropës

LEXO EDHE:  Cilësia e ajrit në fokusin e Institucioneve të Larta të Auditimit të Evropës

Rasti më i ri u konfirmua në shtetin e Uashingtonit. Autoritetet në Oregon njoftuan gjithashtu të premten për një pacient i cili sipas tyre dyshohet se mund të jetë bartës i virusit, dy rastet e tjera janë identifikuar në Kaliforni./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gruaja bie nga kati i tretë në një qendër tregtare/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një grua ka rënë nga kati i tretë i qendre tregtare në Prishtinë, në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, teksa motivet ende nuk dihen.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, saktësisht në një qendër tregtare, në rrethana ende të pasqaruara një person (femër) ka renë nga një lartësi brenda hapësirave të objektit. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë Ahmeti./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Aksident tragjik/ Autobuzi përplaset me trenin, 19 të vdekur, mbi 50 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident tragjik me pasojë 19 viktima dhe mbi 55 të plagosur është regjistruar në  provincën jugore Sindh të Pakistanit, teksa një autobus me pasagjerë është goditur nga një tren.

Zyrtari i hekurudhave, Tariq Kolachi tha se aksidenti ndodhi në afërsi të qarkut Rohri, rreth 470 kilometra në veri të kryeqytetit Karaçi.

“Të gjithë personat që kanë vdekur kanë qenë duke udhëtuar me autobus”, tha ai, shkruan Rel.

Të paktën 55 persona janë lënduar, tha për AFP, Rana Adeel. Ai tha se disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike dhe se numri i viktimave mund të rritet.

LEXO EDHE:  Cilësia e ajrit në fokusin e Institucioneve të Larta të Auditimit të Evropës

LEXO EDHE:  “Diskutime të vështira”/Hahn për mbledhjen në Luksemburg: Provë besueshmërie për BE-në

Kolachi tha se ende nuk është i qartë shkaku i aksidentit, duke shtuar se treni me pasagjerë, i quajtur Pakistan Express, po udhëtonte nga Karaçi për në Lahore./CNA.al

LEXO TE PLOTE