Connect with Us

Lista e plotë e anëtarëve të rinj të Asamblesë së PS/ Mes tyre dhe Vangjush Dako

Politikë

Lista e plotë e anëtarëve të rinj të Asamblesë së PS/ Mes tyre dhe Vangjush Dako

Publikuar

-

Kongresi i Partisë Socialiste ka zgjedhur anëtarët e rinj, të Asamblesë Kombëtare së kësaj force politike.

Pas përfundimit të numërimit të votave, mësohet se pjesëmarrja në votim ka qenë  85.3% ose ndryshe votuan 1242 delegatë nga 1456 të tillë.

Ndërkohë, mësohet se ish-kreu i Bashkisë së Durësit, i shumë akuzuar nga opozita, Vangjush Dako, është rizgjedhur në Asamblenë e PS.

Po ashtu, mësohet se ka edhe rritje të përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare.

LEXO EDHE:  Mbledhja urgjente e grupit parlamentar/ Furtunë shkarkimesh në PS

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Basha në 2 kohë/ Si e akuzonte Ilir Metën si streha e fundit e maskarenjve

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha njihet për dredhitë e tij në politikë, për paaftësinë si njeri i dobët dhe pazarxhi i rëndomtë.
Këtë shqiptarët e kanë mësuar, e kanë mësuar edhe demokratët të cilët disa herë janë shitur prej tij.

U shitën tek çadra në vitin 2017 dhe më pas në vitin 2019 me djegjen e mandateve, Luli i fali Edi Ramës në tavolinë një mazhorancë kushtetuese dhe 61 bashki pasi gënjeu shqiptarët se nuk do të kishte zgjedhje lokale dhe se Edi Rama ishte rrëzuar nga posti i kryeministrit. Më pas, mori pazarin e radhës dhe shkoi u ul në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe tani po bën rolin e një politikani ndryshe duke dalë e shëtitur me qese me domate e duke parë ndeshje basketbolli midis të rinjtë të FRPD-së.

Por çfarë ka ndodhur? Ne po sjellim disa video të cilat janë të gazetares Rudina Xhunga por edhe në mitingjet e kohës së çadrës dhe fushatës së Lulzim Bashës në vitin 2017. Është koha kur Luli thotë se nuk do të ketë kurrë asnjë pazar me LSI-në dhe me gojën e tij ai thotë se çfarë është Ilir Meta, kush është Ilir Meta i vërtetë.

LEXO EDHE:  Baza e NATOS-s në Kuçovë/ PD në krah në PS-së

LEXO EDHE:  Rama nis turin e llogaridhënies/ Deputeti i PD: Farsë e vërtetë!

Për më tëpër shikoni videot e mëposhtme.

Ka dhe një moment tjetër edhe më të ashpër, është koha kur Ilir Meta ishte kryetar Kuvendi dhe Lulzim Basha kërkontë dorëheqjen e tij nga ky post pasi e akuzonte atë si njeri të përfshirë në lidhje me krimin, e akuzonte për vjedhjen e floririt në Krrabë, e akuzonte edhe për 21 janarin. Më pas kanë qenë akuzat e Petrit Vasilit që akuzonin Lulzim Bashën se kishte vjedhur 250 milion euro me SHPK e tij në rrugën e Kombit.

Sot, edhe Luli edhe Petrit Vasili u bëjnë thirrje shqiptarëve që të dalin së bashku në krah të Ilir Metës që Luli e quante maskara dhe hajdut. Ndërkohë që Petriti e quante Lulin hajdutin e rrugës së Kombit, nga ana tjetër Luli i quante këta maskarenj, kriminelë e të tjera si këto, ndërsa nesër do i harrojnë të gjitha dhe i ftojnë shqiptarët në protestë në krah të Ilir Metës në mbrojtje të Kushtetutës.
A mund ta mbrojnë maskarenjtë dhe hajdutët Kushtetutën?/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Salianji e “dredh” sërish/ Nga akuzat për Metën, në krah të presidentit

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar sot se PD do ta mbështesë manifestimin e presidentit Ilir Meta në 2 mars, sepse sipas tij kauza që përfaqëson është e drejtë dhe asnjë nga mazhoranca nuk ka arritur deri më tani të kundërshtojë me fakte, provat e publikuara nga Kreu i Shtetit, në tentativën që ai e quan grusht shteti nga Partia Socialiste.

“Kauza e drejtë, të mbrojmë Kushtetutën. Kushtetuta ka garant Presidentin dhe Gjykatën Kushtetuese. Asnjë s’ka rrezuar pretendimet e presidentit për falsifikim”, ka thënë ish-deputeti për News 24.

Por, është po i njëjti ky Ervin Salianji i cili ka kërkuar dorëheqjen e presidenti Ilir Meta, në kohën kur ky i fundit akuzohej për një komplot për një tentativë vrasje ndaj një ish-deputeti të PS.

LEXO EDHE:  FOTO FAKT/ PS kthen shkollen e Berdices ne zyre elektorale

LEXO EDHE:  Rama nis turin e llogaridhënies/ Deputeti i PD: Farsë e vërtetë!

Në atë kohë, një grup deputetësh të opozitës kërkonin dorëheqjen e presidenti Meta dhe mes këtyre deputetëve ishte edhe Ervin Salianji.

Salianji që sot del në protestë për Metën, çfarë nuk ka thënë për ish-kreun e LSI-së.

Por tashmë ish-deputeti i Lulit, duket se e ka dredhur sërish, dhe është bashkuar me Metën, “në mbrojtje të Kushtetutës”.

Në vitin 2015, kur Tom Doshi e akuzoi Ilir Metën se kishte porositur vrasjen e  tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, opozita kërkoi dorëheqjen e Metës.

Po ashtu edhe në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 qershorit 2017, e gjitha fushata e PD ishte kundër Metës dhe LSI-së, por tashmë “përqafohen” e duhen shumë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të PD/ Bashkohuni në manifestimin e 2 marsit

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bën thirrje për të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të marrin pjesë në manifestimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta në 2 mars.
Sipas Bardhit, çdo qytetar duhet të reagojë kur shkelet Kushtetuta.

Duke publikuar një video në “Facebook”, Bardhi thekson se Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë, dhe kur ajo shkelet, bie shteti dhe demokracia.

“Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, shkruan demorkati bashkëngjitur videos./CNA.al

LEXO TE PLOTE