Politikë
“Kushtetuta është shkruar nga Sorosi”/ Goxhaj: Janë kërcënuar deputetët që ta votojnë

Avokati Altin Goxhaj ka bërë deklarata të forta lidhur me protestën e organizuar nga presidenti Ilir Meta, i cili pretendon se po bëhet një grusht shteti.
Goxhaj kritikoi Metën për puthjen e Kushtetutës, pasi sipas tij Kushtetuta e Shqipërisë është shkruar nga Sorosi.
Aio tha në studion e Fax News se për të votuar këtë Kushtetutë janë kërcënuar deputetët.
“Kjo është Kushtetuta e Sorosit, askush nuk e thotë që Kushtetuta është shkruar nga Sorosi. Kjo është kushtetutë e vitit 2016 e marrë me vota peng. Janë kërcënuar deputetët që ta votojnë. Kush është grushti i shtetit, grushti i shtetit është pikërisht votimi i kësaj kushtetute. Thelbi i grushtit të shtetit është në vitin 2017, por fillon në 2016-ën, më 21 korrik kur është miratuar kjo Kushtetutë”, theksoi avokati, ndërsa akuzoi politikanët si njerëz të George Sorosit.
“Këta janë të gjithë peng të Sorosit, këta janë të gjithë të kapur nga Sorosi, punojnë të gjithë për Sorosin dhe janë të gjithë bashkëpunëtorë për shpopullimin e Shqipërisë”, deklaroi ai më tej./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...