Connect with Us

Kompania amerikane teston ilaçin për koronavirusin

Bota

Kompania amerikane teston ilaçin për koronavirusin

Publikuar

-

Një firmë biomjekësore amerikane ka njoftuar se do të fillojë studime shtesë klinike të Remdesivir-it, deri më tani ilaçi më premtues për koronavirusin. Testimet fillojnë këtë muaj dhe do të zhvillohen tek rreth 1 mijë pacientë.

Ilaçi, i shpikur nga kompania Gilead Science me seli në Kaliforni, po testohet fillimisht tek afro 400 pacientë “me shfaqje të rënda klinike të virusit COVID-19”, të cilëve do t’u jepet një kurë pesë ose dhjetë ditore e këtij ilaçi.

Një tjetër grupim prej rreth 600 pacientësh “me shfaqje klinike të moderuar të sëmundjes”, sipas një deklarate të kompanisë Gilead, do të ndahen në tre grupe. Një e treta e tyre do të marrë pesë ditë trajtim me ilaçin Remdesivir, një e treta do të marrë 10 ditë trajtim dhe pjesa tjetër do të vazhdojë të marrë “vetëm kujdesin shëndetësor standard”, i cili mund të përfshijë ilaçe për dhimbje dhe ethe, lëngje dhe oksigjen, nëse është e nevojshme.

Në shkurt, kompania Gilead, duke punuar me autoritetet kineze dhe shkencëtarët, filloi dy studime klinike në Wuhan, ku shpërthimi i virusit u raportua për herë të parë, si dhe do të zhvillojë një testim tjetër afatgjatë të udhëhequr nga Universiteti i Nebraskas “në deri në 50 vendndodhje të ndryshme në mbarë globin”.

Ky raund i katërt i provave klinike do të zhvillohet “në qendra mjekësore kryesisht në vende aziatike”, tha kompania, “si dhe në vende të tjera të globit që kanë një numër të lartë të rasteve të diagnostikuara”.

LEXO EDHE:  Agjensia amerikane "FDA"/ Ja vaksina që shkakton autizmin

Një zyrtar i lartë i kompanisë Gilead u tha gazetarëve amerikanë se një synim tjetër është të zbulojë nëse do të funksionojë një kurs më i shkurtër trajtimi. Nëse po, “kjo do të dyfishojë automatikisht furnizimin me ilaçin” dhe do të mundësojë që spitalet të trajtojnë më shumë pacientë.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit, përmendi ilaçin Remdesivir të enjten në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Nënpresidentin Mike Pence./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Refugjatët bëhen “mollë sherri”/ Tensione në kufirin Turqi-Greqi, hidhet gaz lotsjellës

Publikuar

-

Nga

Një situatë e tensionuar është krijuar sot në kufirin Turqi-Greqi për shkak të fluksit të madh të refugjatëve.

Mediat greke raportojnë se forcat e policisë greke janë duke u munduar që të mos lejojnë hyrjen e emigrantëve, ndërsa policia turke i ka sulmuar me gaz lotsjellës.

Gazi ka pasur si qëllim hapjen e kufirit dhe futjen e emigrantëve brenda territorit të Greqisë. Si pasojë ka marrë plagë në fytyrë një polic grek, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se rreth 13 mijë refugjatë janë duke pritur të kalojnë në kufi, për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Studiuesit japin shpresë/ Kjo vaksinë mund të sulmojë qelizat kancerogjene

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Kina teston te minjtë vaksinën e parë provë

Policia dhe Garda e Republikës së Greqisë janë vënë në gatishmëri të plotë, ndërsa Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të mbledhë Këshillin Qeveritar për Punët e Jashtme.

Nga ana tjetër, presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar se “kufijtë nuk do të mbyllen”. Duket se situata po shkon drejt përkeqësimit të marrëdhënieve. Kujtojmë se refugjatët janë bërë jo pak herë “mollë sherri” mes dy shteteve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Isa Mustafa kërkon heqjen e tarifave me Serbine/ Ambasadori Grenell vlerëson kreun e LDK

Publikuar

-

Nga

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi tha të dielën se heqja e tarifave ndaj mallrave serbe që nga nesër, do të ishte një fillim i mbarë për më shumë përparim.

Ai i bëri këto komente në llogarinë e tij në twitter, duke i bërë jehonë deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili bëri thirrje që të hiqen tarifat që nesër ashtu siç kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zoti Mustafa shkroi në rrjetet sociale se aktualisht “tarifa objektivisht mbetet vetëm si relikt, i cili po i shërben Serbisë të paraqitet si viktimë në arenën ndërkombëtare dhe disave në Kosovë si mjet i vetëm i një kauze të paqëndrueshme politike. Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës”, tha ai, citon radioja amerikane VOA.

“Nëse dikush luhatet, Lidhja Demokratike, deputetët e saj dhe anëtarët e qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me besim e bindje të plotë heqjen e menjëhershme të tarifës, dhe atë jo vetëm se po e kërkon partneri ynë strategjik SHBA, por se jemi të bindur se kjo është në interes të shtetit të Kosovës”, shkroi zoti Mustafa duke nënvizuar se në qoftë se Serbia, nuk e ndal fushatën kundër Kosovës dhe nuk mënjanon pengesat tregtare dhe ekonomike, Lidhja Demokratike mbetet e përkushtuar për zbatimin e masave të reciprocitetit pas një periudhe që qeveria e bashkërendon me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE:  Mjekët, thirrje për vaksinim/ Prindërit, të stepur prej autizmit

LEXO EDHE:  Mjekët, thirrje për vaksinim/ Prindërit, të stepur prej autizmit

Ambasadori Grenell, duke e quajtur Isa Mustafën udhëheqës të guximshëm, tha se “heqja e tarifave nesër do të ishte një fillim i shkëlqyeshëm për shumë më tepër përparim. Zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë përpara derisa tarifat të mos hiqen”, shkroi zoti Grenell…

LEXO TE PLOTE

Bota

Luksemburg, nga sot transporti publik falas për të gjithë

Publikuar

-

Nga

Duke nisur nga sot, 1 mars 2020 transporti publik në Luksemburg do të jetë falas për të gjithë.

Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë që merr një masë të këtij lloji për të ulur ndotjen, duke bërë që shumë qytetarë të mos përdorin me makina.

Nisma është pjesë e një plani të qeverisë së Luksemburgut për lëvizjen në një vend ku mbizotërojnë makinat dhe bllokimet e trafikut janë të shpeshta gjithashtu për shkak të trafikut të rëndë të udhëtarëve që punojnë në Luksemburg, por jetojnë në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.

LEXO EDHE:  Njeriu më i pasur i Kinës dhuron 12 milionë dollarë për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit

LEXO EDHE:  Historike/Zbulohet vaksina për kancerin,zhduken simptomat nga dy pacientë

Makineritë e shitjes së biletave gradualisht do të tërhiqen dhe vetëm pikat e shitjes për biletat hekurudhore ndërkombëtare dhe të klasit të parë do të qëndrojnë në stacione./CNA.al

LEXO TE PLOTE