Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë tensionuar raportet që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Sofja përdori veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke i pamundësuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian./rel
Kosova & Rajoni
Isa Mustafa kërkon heqjen e tarifave me Serbine/ Ambasadori Grenell vlerëson kreun e LDK

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi tha të dielën se heqja e tarifave ndaj mallrave serbe që nga nesër, do të ishte një fillim i mbarë për më shumë përparim.
Ai i bëri këto komente në llogarinë e tij në twitter, duke i bërë jehonë deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili bëri thirrje që të hiqen tarifat që nesër ashtu siç kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zoti Mustafa shkroi në rrjetet sociale se aktualisht “tarifa objektivisht mbetet vetëm si relikt, i cili po i shërben Serbisë të paraqitet si viktimë në arenën ndërkombëtare dhe disave në Kosovë si mjet i vetëm i një kauze të paqëndrueshme politike. Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës”, tha ai, citon radioja amerikane VOA.
“Nëse dikush luhatet, Lidhja Demokratike, deputetët e saj dhe anëtarët e qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me besim e bindje të plotë heqjen e menjëhershme të tarifës, dhe atë jo vetëm se po e kërkon partneri ynë strategjik SHBA, por se jemi të bindur se kjo është në interes të shtetit të Kosovës”, shkroi zoti Mustafa duke nënvizuar se në qoftë se Serbia, nuk e ndal fushatën kundër Kosovës dhe nuk mënjanon pengesat tregtare dhe ekonomike, Lidhja Demokratike mbetet e përkushtuar për zbatimin e masave të reciprocitetit pas një periudhe që qeveria e bashkërendon me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Ambasadori Grenell, duke e quajtur Isa Mustafën udhëheqës të guximshëm, tha se “heqja e tarifave nesër do të ishte një fillim i shkëlqyeshëm për shumë më tepër përparim. Zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë përpara derisa tarifat të mos hiqen”, shkroi zoti Grenell…
Lajme të Rekomanduara:

Lëvizja Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve për 14 shkurtin/ Kurti në krye dhe Osmani e dyta
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilën e ka quajtur listë të referendumit. Listën...

Pesë të arrestuar në Mal të Zi, mes tyre kryetari i Komunës së Ulqinit
Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe katër punonjës të tjerë të administratës. Bëhet me dije se kryekomunari i Ulqinit po hetohet për...