LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta, nuk bën dot kongres

1 Mars 2020, 20:08, Opinione CNA
Ilir Meta, nuk bën dot kongres

Nga Artur Ajazi

Ilir Meta po e vuan edhe pas kaq vitesh, largimin që i bënë socialistët nga partia e tyre. Ilir Meta, nuk arriti dot të formojë dhe konsolidojë parti, për pasojë nuk arriti dot të bëjë dot as kongres. Në 2 Mars, Ilir Meta do të imitojë Edi Ramën, në mënyrën e tij më të keqe, duke dashur të parafytyrojë vehten sikur është në Pallatin e Kongreseve para lësëistëve të larguar.

Ilir Meta, nuk do të arrijë kurrë të organizojë një kongres si ai i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës. Ai po e vuan shumë këtë gjë, ndaj bashkë me frikërat e tjera, ka vendosur të ?hidhet mbi tank? si Vojo Kushi, me konkluzionin ?të dale ku të dalë?. Emrat e heronjve të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, janë për Ilirin, burim frymëzimi, ngjallje shprese, se ?një ditë edhe unë do të organozoj kongres si Edi?.

Pavarsisht se ka ftuar mundës dhe boksierë nga SHBA dhe vendet e tjera oqeanike, duket se Ilir Meta e mban mëndjen gjetkë, ai merakun e ka tek kongresi socialistëve, madje në dy ditët e fundit ai ka postuar në rrjetet sociale, edhe video nostalgjike , të periudhës kur ai ishte një socialist i devotshëm. Por në rrjetet sociale nuk kanë munguar edhe video me ?pluralizëm?, nga ku del se edhe Iliri ka qenë kontribues i gjallë i ardhjes së demokracisë. Kjo duket e ka shtyrë atë të organizojë edhe 2 Marsin, për të dalë në ?mbrojtje? të vlerave dhe arritjeve, por mbi të gjitha për të mbrojtur Kushtetutën??..

Hajde gallatë oborri, hajde. As në SHQUP, thuhet se nuk po e kuptojnë mirë melankolinë e Ilirit, pasi edhe vetë Lulzim Basha e ka me mëdyshje të shkojë ose të mos shkojë në oborrin e Presidencës. Gjithsesi, Ilir Meta nuk arrin dot të organizojë kongres si socialistët, edhe për faktin se LSI, nuk po i bindet më.

Nga afro 239 drejtorë që kishte dikur kur ishte në pushtet me socialistët, Ilir Meta dhe LSI-ja, nuk kanë asnjë, ashtu siç i janë larguar edhe anëtarësia e cila afrohej tek ajo partie sepse ?pekulepsej? mirë nga ushtarët e kryetarit.

Ilirit i vjen shumë inat sepse nuk organizon dot një kongres si Rama, sepse nuk arrin dot të marrë pushtetin si Rama, sepse nuk arrin dot të bëhet lider si Rama, sepse nuk arrin dot të fitojë 1 milion vota si Rama, dhe se nuk arrin dot të respektohet dhe të mbështetet nga faktori ndërkombëtar si Rama.

Gjithsesi, Ilir Meta 2 Marsin do ta trajtojë si një ?kongres? të vogël, ngta ku do ti flasë ?delegatëve? nga diaspora mbi Kushtetutën, do tu mësojë atyre edhe si firmoset një dekret, si ç?dekretohet një datë zgjedhjesh, apo dhe si u drejtohet kreu i shtetit fëmijëve nga ekrani duke i sqaruar mbi letrat e Dvoranit.

E pavarsisht kësaj, Ilir Meta nuk do të arrijë dot të organizojë kongres, edhe sikur Doktori t?ja mbushë sallën e Pallatit të Kongreseve me ndjekësit e Lulzim Bashës. Ai thjesht do të hedhë një firmë mes ?delegatëve? në 2 Mars, duke shpresuar se do të jetë firma e (vetë) largimit të tij.

Lajmet e fundit nga