Politikë
Haradinaj i “nxjerr bojën” Ramës/ Nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh

Përplasja në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj duket se vijon të thellohet.
Ndërsa Rama shkruante sot në rrjetet sociale, se Haradinaj ka filluar baltosjen ndaj kryeministrit Albin Kurti, gjë të cilën ai cilësonte paturpësi, ka ardhur menjëherë reagimi i Haradinajt.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se Rama nuk ia fal dot që i ka prishur planin serbomadh.
“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.
Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.
Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.”-shkruan Ramush Haradinaj.
Lajme të Rekomanduara:

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...