Kronika
Gjykata e liroi nga qelia/ Zbardhet mbrojtja e Henri Çilit në Gjykatë

Gjykata e Përmetit dha pak më parë masën “detyrim paraqitje” për pronarin e UET, Henri Çili.
Ndërkohë, është zbardhur mbrojtja e Çilit në Gjykatë.
Ai ka thënë se ka në pronësi një studio ligjore për ndërmjetësime, përfaqësime lobuese dhe gjyqësore. Avokati mbrojtës i tij Ardian Visha është shprehur se çështja është ndërtuar mbi mungesë kompetence juridiksioni.
Sipas tij akuzat për mashtrim dhe ndikim të paligjshëm nuk qëndrojnë të dyja bashkë pasi kjo e dyta nuk mund t’i atribuohet Henri Çilit pasi është pronar i një studioje ligjore. Më tej Ardian Visha akuzon si të paligjshme veprimet e prokurorit dhe vendimet e Gjykatës së Përmetit.
Henri Çili akuzohet nga Prokuroria e Përmetit për “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim./CNA.al