Connect with Us

Foto-Me shishe vere 500 euroshe/ Mbështetësit e Çilit festojnë lirimin e tij nga burgu

Lajme

Foto-Me shishe vere 500 euroshe/ Mbështetësit e Çilit festojnë lirimin e tij nga burgu

Publikuar

-

Arrestimi i pronarit të UET, Henri Çili bëri bujë gjatë ditëve të fundit në media, pasi mbi të rëndonin 6 akuza.

Mirëpo sot Gjykata e Përmetit vendosi masën “detyrim paraqitje” për Çilin duke e liruar kështu nga qelia.
Tashmë lirimi i Çilit po festohet nga mbështetësit e tij dhe këtë e ka bërë me dije analisti Besard Kadia.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kadia, mbështetësi kryesor i Çilit ka treguar se lirimi i këtij të fundit po festohet në Përmet duke pirë verë.

LEXO EDHE:  Ja çeta e Henri Çilit në listat e PD

Kadia ka publikuar një foto ku duket kutia e verës “Luce” Toscana e cila është një nga verat më të shtrenjta.
Vera “Luce” Toscana kap vlerën e 500 eurove, më shumë se sa rroga mujore e një mësuesi.

Por, ka edhe variante kur kutia e kësaj vere shkon në 1 mijë euro, por siç duket Çilin dhe mbështetsit e tij nuk e pengon asgjë për të festuar lirimin nga burgu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Një natë kushtuar çështjes për prishjen e Teatrit Kombëtar/ Adi Krasta “ngjitet” në skenë

Publikuar

-

Nga

Çështjes së Teatrit Kombëtar i është bashkuar edhe gazetari i njohur Adi Krasta. Me anë të një postimi në rjetet sociale, Krasta bën me dije se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e ka ftuar të bëjë publike të gjitha shqetësimet e tyre.

Gazetari njofton se do të regjistrojë një emision në skenën e Teatrit Kombëtar, që do të transmetohet në orën 20:00 të 7 marsit.

“Me shumë gëzim kam pranuar ftesën dashamirëse të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që të bëj një prani publike në skenën e jashtëzakonshme të tij. I’a dedikoj këtë mbrëmje të folur qytetarëve të lirë të Tiranës që hapur ose në heshtje e kanë mbështetur këtë kauzë. Është një takim me Shoqërinë e Vërtetë Civile. Me atë që nuk pranon të blihet”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Ishulli i Parajsës Bahamas

LEXO EDHE:  Ishulli i Parajsës Bahamas

Krasta deklaron se në këtë kohë ia vlen të bëhet përpjekje e palodhur për të kuptuar Teatrin si tempull të njerëzve me mendje e zemër të papushtueshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Do shkoj se më ka ardhur në shtëpi”/ Protestës së Metës i bashkohet Ija e Besit

Publikuar

-

Nga

Protestës së thirrur nesër nga presidenti Ilir Meta pritet t’i bashkohet “gjyshja më e famshme”, Ija e Bes Kallakut.

Në një video të publikuar vetë nga Meta, Ija shprehet se do shkojë pasi Meta i ka shkuar në shtëpi.

“Do i shkoj se më ka ardhur në shtëpi, më ka respektuar, edhe unë do e respektoj. Plakë jam unë s’ ka gajle”, shprehet Ija në video.

LEXO EDHE:  Foto/Përmbyten rrugët e Francës, jo nga uji por…

LEXO EDHE:  Gjoba mbi 1200 bizneseve/ Kadia: Ky nuk është një lajm i mirë

Kujtojmë se nesër në orën 17:00 pritet të mbahet protesta e thirrur nga Meta i cili ka thënë se ky është një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Foto-Agim Kajmaku i kalon “para syve” policisë/ Shëtit i lirë në mes të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Ish-kryebashkiaku në arrati i Vorës, Agim Kajmaku prej disa kohësh ndodhet në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për ‘falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit’.

Mirëpo së fundmi Kajmaku është parë të lëvizë lirshëm në Tiranë dhe në Vorë. Mësohet se ai është parë disa herë duke pirë kafe në Hotel Autostation në Vorë.

Pasi morën sinjalizim nga dy persona, pa lidhje me njëri-tjetrin, për praninë e Kajmakut në barin e mësipërm, Exit News e verifikoi vërtetësinë e sinjalizimeve duke e parë Kajmakun të hyjë në këtë bar.
Kajmaku është parë gjithashtu një nga fundjavat e shkuara duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, i shoqëruar me një person tjetër.

Ai kishte veshur një kapele bejsbolli blu të errët dhe një xhaketë blu, me jakën e ngritur lart. Shoqëruesi i tij kishte veshur një xhup të kuq, me një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza. Fotografitë e mëposhtme me rezolucion të dobët janë bërë në këtë rast.
Pasi eci në një rrugë të populluar dhe të njohur, Kajmaku u fut në një bar-kafe
Një dëshmitar ka raportuar për Exit News se për të ruajtur një profil të ulët dhe mos tërhequr vëmendjen, Kajmaku ka qarkulluar me një makinë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ku punon një nga të afërmit e tij.

Kajmaku është në kërkim që prej muajit nëntor, për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
Ish-kryebashkiaku socialist nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

LEXO EDHE:  Akuza e fortë e Monika Kryemadhit ndaj Henri Çilit

LEXO EDHE:  Fondacioni Mapo, projekt fitues i Ministrisë së Kulturës

 

 

 

LEXO TE PLOTE