LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Agim Kajmaku i kalon “para syve” policisë/ Shëtit i lirë në mes të Tiranës

1 Mars 2020, 16:28, Aktualitet CNA
Foto-Agim Kajmaku i kalon “para syve” policisë/ Shëtit i

Ish-kryebashkiaku në arrati i Vorës, Agim Kajmaku prej disa kohësh ndodhet në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për ?falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit?.

Mirëpo së fundmi Kajmaku është parë të lëvizë lirshëm në Tiranë dhe në Vorë. Mësohet se ai është parë disa herë duke pirë kafe në Hotel Autostation në Vorë.

Pasi morën sinjalizim nga dy persona, pa lidhje me njëri-tjetrin, për praninë e Kajmakut në barin e mësipërm, Exit News e verifikoi vërtetësinë e sinjalizimeve duke e parë Kajmakun të hyjë në këtë bar.
Kajmaku është parë gjithashtu një nga fundjavat e shkuara duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, i shoqëruar me një person tjetër.

Ai kishte veshur një kapele bejsbolli blu të errët dhe një xhaketë blu, me jakën e ngritur lart. Shoqëruesi i tij kishte veshur një xhup të kuq, me një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza. Fotografitë e mëposhtme me rezolucion të dobët janë bërë në këtë rast.
Pasi eci në një rrugë të populluar dhe të njohur, Kajmaku u fut në një bar-kafe
Një dëshmitar ka raportuar për Exit News se për të ruajtur një profil të ulët dhe mos tërhequr vëmendjen, Kajmaku ka qarkulluar me një makinë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ku punon një nga të afërmit e tij.

Kajmaku është në kërkim që prej muajit nëntor, për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
Ish-kryebashkiaku socialist nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

 

 

 

Lajmet e fundit nga