LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dvorani vazhdon të bëjë moral”/ Meta flet për arrestimin e Henri Çilit

1 Mars 2020, 18:39, Politikë CNA
“Dvorani vazhdon të bëjë moral”/ Meta flet për

Presidenti, Ilir Meta, ka folur lidhur me arrestimin e pronarit të UET, Henri Çili.
Teksa akuzoni kryeministrin Edi Ramën dhe qeverinë e kryesuar prej tij për shkelje të Kushtetutës, Meta tha se Çili duhet të përgjigjet në Gjykatë për shkeljet që dyshohet se ka bërë.

Ndërkohë me tone të ashpra Meta ka kërkuar llogari kur ka thenë se si ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, vazhdon të mos përgjigjet për shkeljen e Kushtetutës dhe Dvorani vazhdon të jetë në kryee të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

?Henri Çili mund të ketë shkelur ligjin e për këtë duhet të përgjigjet në Gjykatë. Ndërkohë, nga ana tjetër, Dvorani vazhdon bën moral edhe vazhdon të jetë në krye të KED dhe ministrja e Drejtësisë vazhdon të mbrojë shkeljet antikushtetuese që ka bërë qeveria. Në fund të fundit Çili është privat, kurse Gjonaj është pjesë e strukturës qeverisëse?, u shpreh Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga