Connect with Us

“Dua më shumë kohë për familjen”/ Jep dorëheqjen nga posti drejtori i Rezervave të Shtetit

Politikë

“Dua më shumë kohë për familjen”/ Jep dorëheqjen nga posti drejtori i Rezervave të Shtetit

Publikuar

-

Drejtori i Rezervave Materiale të Shtetit Paulin Luli, ka dhënë dje dorëheqjen.

Mësohet se Luli i ka dorëzuar dorëheqjen me pretendimet se do t’i përkushtohet më shumë familjes.

Në letrën drejtuar ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ai thekson se ka hequr dorë nga posti që mban me vullnet të plotë. Luli thotë se tani ka kohë dhe liri për të bërë më shumë gjëra për vete dhe familjen.

“Gjatë gjithë kohës në detyrë kam dhënë kuntributë maksimal dhe kam kryer me përgjegjësi detyrat e ngarkuara nga ligji për administrimin e mallrave rezervë shteti si dhe detyrimet ligjore për tu ardhur ne ndihmë familjeve në nevoje,veçanërisht atyre të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit 2019. Realizuam me sukses dhe përkushtim me netë të tëra pa gjumë dhe me orare të stërgjatura me sa mundësi që patëm pritshmëritë e banorëve te zonave të prekura nga termeti dhe menaxhuam më standarte të larta ndihmat humanitare të ardhura nga shumë vënde të botës.

LEXO EDHE:  Nga Altin Goxhaj/ BASHA JEP DOREHEQJEN!!!

Gjatë gjithë kohës DPRMSH kishte një ngritje si institucion në realizimin e detyrave dhe përmirsimin e cilësisë së shërbimit. Faleminderit atyre që më besuan këtë dëtyrë. Një falenderim i veçantë shkon për punën e palodhshme të stafit të rezervave të shtetit. Faleminderit pafund të gjithve pa përjashtim për bashkpunimin,mirëkuptimin dhe mbeshtetjen që na dhatë. Tani kam kohë dhe liri për të bërë më shumë gjëra për vete dhe familjen”, thuhet ndër të tjera në letër./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta në konferencë një dita para protestës/ Do denoncojë një krim të tmerrshëm kushtetues

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka paralajmëruar një konferencë të presidentit pasditën e sotme.

Sipas Blushit, Meta do të një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim kushtetues.

“Të dashur kolegë gazetarë,
Sot në ora 18:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues”, shkruan Blushi.

LEXO EDHE:  “Po na trajtojnë si m**”, punonjësit e fastfood-it japin dorëheqjen në masë: U themi pronarëve të rinj, ikni…

LEXO EDHE:  Rumani/Ministri i Financave jep dorëheqje pas akuzave për korrupsion

Kujtojmë se nesër në orën 17:00 pritet të zhvillohet manifetimi i thirrur nga presdidenti meta në mbrojtje të Kushtetutës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha zbret në Bulevard me Metën/ “Është detyra ime”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaron se ditën e nesërme do të zbresë në Bulevard krah presidentit Ilir Meta në manifestimin që ky i fundit ka organizuar për ditën e nesërme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se është detyra e tij si prind, bashkëshort dhe qytetar të dalë në protestë.

“Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  “Po na trajtojnë si m**”, punonjësit e fastfood-it japin dorëheqjen në masë: U themi pronarëve të rinj, ikni…

LEXO EDHE:  Dorëhiqet Tsipras, Greqia në zgjedhje të parakohshme

Kujtojmë se Meta ka ka paralajmëruar se nesër do të manifestojë me qytetarët për rreth dy orë, kundër asaj që e quan grusht shteti. Kreu i Shtetit i ftoi qytetarët të vijnë në orën 17:00 në Bulevard me lule mimoza dhe flamuj kombëtarë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Basha në 2 kohë/ Si e akuzonte Ilir Metën si streha e fundit e maskarenjve

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha njihet për dredhitë e tij në politikë, për paaftësinë si njeri i dobët dhe pazarxhi i rëndomtë.
Këtë shqiptarët e kanë mësuar, e kanë mësuar edhe demokratët të cilët disa herë janë shitur prej tij.

U shitën tek çadra në vitin 2017 dhe më pas në vitin 2019 me djegjen e mandateve, Luli i fali Edi Ramës në tavolinë një mazhorancë kushtetuese dhe 61 bashki pasi gënjeu shqiptarët se nuk do të kishte zgjedhje lokale dhe se Edi Rama ishte rrëzuar nga posti i kryeministrit. Më pas, mori pazarin e radhës dhe shkoi u ul në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe tani po bën rolin e një politikani ndryshe duke dalë e shëtitur me qese me domate e duke parë ndeshje basketbolli midis të rinjtë të FRPD-së.

Por çfarë ka ndodhur? Ne po sjellim disa video të cilat janë të gazetares Rudina Xhunga por edhe në mitingjet e kohës së çadrës dhe fushatës së Lulzim Bashës në vitin 2017.

Është koha kur Luli thotë se nuk do të ketë kurrë asnjë pazar me LSI-në dhe me gojën e tij ai thotë se çfarë është Ilir Meta, kush është Ilir Meta i vërtetë.

Për më tepër shikoni videot e mëposhtme.

Ka dhe një moment tjetër edhe më të ashpër, nëmars te vitit 2015,  kur Ilir Meta ishte kryetar Kuvendi dhe Lulzim Basha kërkonte dorëheqjen e tij nga ky post pasi e akuzonte atë si njeri të përfshirë në lidhje me krimin, e akuzonte për vjedhjen e floririt në Krrabë, e akuzonte edhe për 21 janarin. Më pas kanë qenë akuzat e Petrit Vasilit që akuzonin Lulzim Bashën se kishte vjedhur 250 milion euro me SHPK e tij në rrugën e Kombit.

LEXO EDHE:  Rumani/Ministri i Financave jep dorëheqje pas akuzave për korrupsion

LEXO EDHE:  Ish të përndjekurit politikë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Sot, edhe Luli edhe Petrit Vasili u bëjnë thirrje shqiptarëve që të dalin së bashku në krah të Ilir Metës që Luli e quante maskara dhe hajdut. Ndërkohë që Petriti e quante Lulin hajdutin e rrugës së Kombit, nga ana tjetër Luli i quante këta maskarenj, kriminelë e të tjera si këto, ndërsa nesër do i harrojnë të gjitha dhe i ftojnë shqiptarët në protestë në krah të Ilir Metës në mbrojtje të Kushtetutës.
A mund ta mbrojnë maskarenjtë dhe hajdutët Kushtetutën?/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE