LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë është “viti i brishtë”, dhe nga se shkaktohet ai

1 Mars 2020, 15:36, Blog CNA
Çfarë është “viti i brishtë”, dhe nga se

29 shkurti, që qëllon këtë vit ditën e shtunë, njihet si Dita e Kapërcimit (Leap Day). Por ai nuk ndodh çdo 4 vjet siç mendojnë shumica, dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme në ruajtjen e kalendarit tonë. Pa një ditë të tillë, fizika e planetit Tokë, do të bënte që stinët të zhvendoseshin jashtë fazës së kalendarin tonë vjetor, dhe ekuinokset dhe solsticet të zhvendosshin në kohë me nëpër ditë, muaj dhe stinë.

Dita nuk është tamam 24- orëshe

Lëvizja e Tokës ka dy pjesë themelore:lëvizjen rrotulluese rreth boshtit të vet, dhe atë rreth Diellit. Ne mendojmë se rrotulli i Tokës rreth vetes zgjat 24 orë. Në fakt, nuk është saktëssiht kështu. Nëse Toka do të ishte plotësisht e palëvizshme, duke mbetur në të njëjtin pozicion, atëherë një rrotullim i plotë 360° do të barazohej me 1 ditë.
Por ai rotullim nuk është një ditë, por disi më pak. Tokës i duhen vetëm 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda për t?u rotulluar rreth vetes 360°. Por për shkak se Toka lëviz nëpër hapësirë në orbitën e saj përreth Diellit, duhet të rrotullohet pak më shumë për ta pozicionuar Diellin në të njëjtin vendndodhje si një ditë më parë. Kjo lëvizje shtesë, është ajo që bën ditën mesatarisht 24 orë.

Disa ditë, janë në fakt më të gjata se të tjerat

A keni menduar ndonjëherë përse lindja e hershme e diellit dhe perëndimi i tij, nuk ndodhin në solsticin e verës, dhe pse agimi dhe perëndimi i hershëm i diellit, nuk përputhen me solsticin e dimrit? Kjo është për shkak se Toka rrotullohet nga Dielli në formën e një elipsi, që do të thotë se kur Toka është më pranë Diellit (perihelion) ajo lëviz me shpejtësinë e saj normale, dhe kur është më larg Diellit (apelion), lëviz më ngadalë.
Rrotullimi i Tokës rreth Diellit, nuk është saktësisht një vit kalendarik. Në astronomi, kjo është ajo që ne e quajmë një vit anësor, pra sasinë e kohës që i duhet Tokës për t?u rikthyer në të njëjtin pozicion relative, që kishte më herët në raport me Diellin. Por një vit i brishtë, nuk është i njëjtë me vit kalendar (i njohur edhe si një vit tropikal).
Dallimi midis një viti anësor dhe një viti tropikal është i vogël, vetëm rreth 20 minuta. Por kjo do të thotë që një vit kalendarik, është në fakt 20 minuta më i shkurtër se një rrotullim i plotë rreth Diellit.

Numër i pabarabartë ditësh në një vit

Me një llogaritje të thjeshtë do të arrini në përfundimin se një 1 vit ka 365.2 ditë. Por kjo shifër nuk është e njëjtë çdo vit. Por të kishte çdo vit 365 ditë, do të duhej vetën një shekull që kalendari ynë të shfazohej me 1 muaj plotë.
Nëse vendosim një Ditë të Kapërcimit çdo katër vjet, do të llogarisim vitin me 365.25 ditë, çka i afrohet shumë realitetit. Dhe kjo është ajo që bënte edhe Kalendari i vjetër Julian, që ne ndoqëm për 1.600 vjet. Nga fundi i viteve 1500, ky ndryshim ishte aq i dukshëm (kalendari ynë ishte i kapërcyer me rreth 10 ditë shumë), sa që kalendari duhej që të rishikohej.
Në Itali, Poloni, Spanjë dhe Portugali, datat 5-14 tetor në vitin 1582, nuk kanë ekzistuar kurrë. Vende të tjera i kaluan ato 10 ditë në një datë të mëvonshme. Isak Njutoni që lindi në ditën e Krishtëlindjes në Angli, vetëm sepse anglezët nuk i kishin kapërcyer ato data deri në vitin 1642 . Diku tjetër në botë, Njutoni konsiderohet se ka lindur më 4 Janar 1643.

Pse kalendari gregorian është më i saktë

Kalendari Gregorian i përcakton shumë mirë Ditët e Kërcimit. Çdo vit që përmban datën 29 shkurt, quhet një vit i brishtë. Çdo vit që është i pjestueshëm me 100 por jo me 400, nuk mund quhet një vit i brishtë. Pra vitet 2004, 2008, 2012, 2016, 2020, etj, që të gjitha janë vite të brishta, pasi pjesëtoheb me 4.
Por nëse viti shënon fillimin e një shekulli rë ri, është vetëm një vit i brishtë, nëse është i pjesëtueshëm me 400. Viti 2000 ishte vit i brishtë, por viti 1900 nuk ishte, dhe as 2100 nuk do të jetë. Thënë këto, miratimi i kalendarit Gregorian na jep 365.2 ditë në vit, çka do të thotë se ne nuk do të kemi asnjë ditë të vetme më shumë deri sa të kalojnë më shumë se 3.200 vjet, kur mund të na duhet t?i shtojmë një ditë tjetër shkurtit.

Pse duhet të ndryshojmë në të ardhmen kalendarin

Nëse gjithçka do të ishte konstante – shkalla e rrotullimit të Tokës rreth Diellit, kalendari gregorian do të ishte praktikisht i përsosur, por vetëm tani. Sa herë që ndodh një tërmet i fuqishëm, shkalla e rrotullimit të Tokës rreth vetes dhe Diellit përshpejtohet.
Por ky efekt, bie ndesh me efektet gravitacionale të Diellit dhe Hënës ndaj Tokë, të cilat na ngadalësojnë. Efekti i ngadalësimit njihet si frenim i baticës, dhe të orës mesatarisht 14 mikrosekondave në vit. Kjo mund të duket e papërfillshme, por me kalimin e kohës është e konsiderueshme.
620 milion vjet më parë, dita në Tokë ishte më pak 22 orë, çka do të thotë se kur u formua Toka për herë të parë, dita ishte e gjatë vetëm 6-8 orë. Me kalimin e kohës, do të na duhen më pak ditë për të përfunduar një vit tropikal. Ndërkohë është llogaritur që pas 4 milionë vjetsh, Ditët e Kërcimit do të jenë të panevojshme./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga