Connect with Us

Blushi i Metës “flakë për flakë” me Ramën/ Gruan e Bilalit e shqetëson fjalë Besëlidhje

Politikë

Blushi i Metës “flakë për flakë” me Ramën/ Gruan e Bilalit e shqetëson fjalë Besëlidhje

Publikuar

-

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili në Kongresin e PS-së ironizoi presidentin ndërsa tha se është humbje kohë të merresh me “Besëliken”, ka ardhur reagimi i zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se “Gruan e Bilalit”, duke iu referuar këtu Ramës, e shqetësin fjala Besëlidhje.

Sipas Blushit, Rama ka kaluar vijën e kuqe dhe gjithë karriera e tij është e ndërtuar mbi pabesi.

“Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje!
Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës!
Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje.
Jepini zanaksin të qetësohet!”-shkruan Blushi./ CNA.al

Rama i përgjigjet Metës/ Të merresh me “Besëliken”, humbje kohe dhe degradim

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga Armir SHKURTI/ Më e madhe frika nga frika se nga virusi

Publikuar

-

Nga

“Aman boll me koronavirusin”! “Na çmendët”! “Mos me panik”! I lexon e i dëgjon përditë. Më mirë të mos e dimë të keqen. Kur të vijë – të vijë! Apo nuk është ky mentaliteti ynë? Sa prej nesh kanë dëgjuar tek mjeku: “Ke ardhur vonë”? Për vete a për familjarët. Sepse pa na rënë zali në rrugë për qamet se vemi te mjeku. Gënjejmë veten se “nuk është gjë”! “Do kalojë”! Ther e dhemb trupi por “s’është gjë”! Ftohmë, lodhje, virozë ia vëmë vetes diagnozën për të shpëtuar nga frika.

E TMERRSHME FRIKA NGA E VËRTETA!

“Vetëm 2% vdesin nga koronavirusi dhe ata mbi 70 vjeç”.
Ah sa mirë! Ia hodha! Ra zjarri në fshat – larg shtëpisë time. Ra në shtëpinë time – larg b*** time! Anipse 70 e sipër mund të keshë prindërit a të afërm. “Ata e kanë ngrënë çahirin. Ça ti bëjmë ne? Si ta kenë fatin” ! Sepse në shekujt që na u desh të zhvillonim instiktin e përshtatjes për të mbijetuar na u bë natyrë të SHPËTOJMË VETËM PRAPANICËN TONË!

“E kanë ngrënë çahirin” dëshmon dhe padijen e mungesën e respektit për jetën. Plaku ( që supozohet i tillë që kur i bie takati seksual apo i hollohet kuleta pas pensionit ) çdo ditë jete qar e ka. Sepse në shumicën e rasteve ne AS KUPTIMIN E JETËS NUK E DIMË !

LEXO EDHE:  Mocioni i mosbesimit/Ja deputetët që mund të mbajnë Ramën Kryeministër

LEXO EDHE:  Foto- Sandër Lleshi betohet ministër i Brendshëm

S’kish ç’më duhej kjo përsihatje me koronavirus e frikë këtë të dielë sikur të njejtin tip sjelljeje të mos e ndeshim në sjelljen tonë politike. Ngulet një regjim në Shqipëri, tregon dhëmbët dhe ne kemi më shumë frikë nga frika sesa nga dhembja. Para zgjedhjeve të vjetshme u përmend viti ’97. “Aman mo vetëm luftë të mos na bëhet pa…” Mjaft ta bësh gjumin e ëmbël? Për të tjerat përshtatesh ë? U përshtate 5 shekuj me turkun. Ke një shekull që përshtatesh me shtypjen, padrejtësinë dhe totalitarizmin por nuk ke frikë prej tyre! Ke frikë nga frika. Si ai në anekdodën me ferrin që zgjodhi të vuante përjetësinë në një gjol me fekale. E kur nisi të futej, një gojë që mezi dukej mbi cipën e qetë të liqenit iu lut: “Aman mos bëj dallgë”!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas gjashtë vitesh qeverisje/ Rama pranon publikisht dështimin  

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, me dashje apo pa dashje ka pranuar sot që sistemi arsimor në Shqipëri është i dështuar. Është një sistem i cili prodhon diploma pa vlerë.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se sipërmarrjet në Shqipëri vuajnë nga mungesa e punonjësve.

“Ka shumë të rinj që nuk janë të aftë për punë, por kanë në dorë një dreq diplomë për jurist. Në Durrës një sipërmarë më tha se sipërmarrjet në Shqipëri nuk kanë punëtorë. Dhe nën atë pallat ishte një kafe, të rinjtë rrinin aty, kafe e muhabet si turqit e lashtë. Dhe kur iu them pse nuk punoni, më thanë jemi juristë”-u shpreh Rama.

Ishte kjo një frazë realisht e përsëritur nga kreu i qeverisë, por ndoshta Rama ka “harruar” që ka gjashtë vite që qeveris këtë vend e nëse universitetet tona nxjerrin jurista të paaftë për punë, është edhe përgjegjësia e tij.

LEXO EDHE:  Mocioni i mosbesimit/Ja deputetët që mund të mbajnë Ramën Kryeministër

LEXO EDHE:  Meta pret zv.presidenten bullgare/ Rikthejmë vëmendjen e BE ndaj Ballkanit

Dhe ata “jursitët e paaftë” siç i cilëson Rama janë dërguar në universitet tona vërtetë me sakrifica, nga “lekët e babit”, sikurse ka qejf të ofendojë të rinjtë Rama, por faji se pse në universitet kanë marrë një diplomë pa vlerë, sërish nuk është as i tyre dhe as i “babit” që jep lekët.

Përgjegjës për këtë është vetë Edi Rama me shokë. Bashkë me të gjithë ata që e kanë degraduar këtë vend në këtë gjendje, ku juristi me diplomë duhet të punojë në ndërtim, ndërsa i pashkolli bëhet deputet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama sulmon mediat dhe analistët/ Shthurja e gjuhës nuk është cilësi, nuk iu dëgjon njeri

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vijon të sulmojë mediat, por edhe analistët që dalin në ekranet telvizive. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, Rama tha se debatet televizive kanë shthurur gjuhën.

Sipas kreut të qeverisë, kjo nuk është cilësi demokratike, por përkundrazi flasin shumë e nuk i dëgjon askush.

“Mjafton të hapësh televizorin e të shohësh, larg qoftë një debat në televizor, them larg qoftë se unë nuk i shikoj. Ta shohësh ku shkon lira e çfarë lirie kanë përballë shthurjes së gjuhës. Por kjo nuk është cilësi demokratike. Cilësinë e përcakton fakti sa dëgjohesh, jo sa flet. Këtu është bërë fol fol por kush po të pyet”-tha Rama.

LEXO TE PLOTE