LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i bashkohet Metës në protestë/ Topalli i kujton me video, premtimin e 2017-ës

1 Mars 2020, 16:47, Politikë CNA
Basha i bashkohet Metës në protestë/ Topalli i kujton me video,

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka publikuar videon ku kreu i PD, Lulzim Basha thotë se nuk do të ketë kurrë asnjë pazar me LSI-në.

?Yess, yesss?, shkruan Topalli e cila mesa duket ironizon Bashën i cili nesër pritet t?i bashkohet Metës në Bulevard për manifestimin në mbrojtje të Kushtetutës.

?Unë si kryetar i partisë nuk do të bëj kurrë më një Pazar me LSI. Nëse ky dyshim ekziston atëherë s?ka pse një demokrat të mos joshet nga shitblerja e votës. Unë dua t?i them sot çdo demokrati se nuk do të qeverisim me LSI-në. Mos bëni gabimin fatal se përndryshe do të mbeteni si Baftjar në hauret e Republikës së Shqipërisë?, shprehej Basha përballë gazetares Rudina Xhunga në mitingjet e kohës së çadrës dhe fushatësnë vitin 2017.

Kujtojmë se ka dhe një moment tjetër edhe më të ashpër, në mars te vitit 2015, kur Ilir Meta ishte kryetar Kuvendi dhe Lulzim Basha kërkonte dorëheqjen e tij nga ky post pasi e akuzonte atë si njeri të përfshirë në lidhje me krimin, e akuzonte për vjedhjen e floririt në Krrabë, e akuzonte edhe për 21 janarin.

Por, mesa duket Basha ka hedhur pas krahëve çdo gje dhe tashmë do i bashkohet presidentit në manifestimin e thirrur prej tij pasditën e 2 marsit, në mbrojtje të Kushtetutës./CNA.al

Lajmet e fundit nga