Connect with Us

Bardhi thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të PD/ Bashkohuni në manifestimin e 2 marsit

Politikë

Bardhi thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të PD/ Bashkohuni në manifestimin e 2 marsit

Publikuar

-

“Parlamenti të miratojë Kodin e ri Zgjedhor”/ PD thirrje Ruçit: Ushtro përgjegjësitë si Kryetar Kuvendi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bën thirrje për të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të marrin pjesë në manifestimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta në 2 mars.
Sipas Bardhit, çdo qytetar duhet të reagojë kur shkelet Kushtetuta.

Duke publikuar një video në “Facebook”, Bardhi thekson se Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë, dhe kur ajo shkelet, bie shteti dhe demokracia.

“Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, shkruan demorkati bashkëngjitur videos./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Si po e privatizon qeveria Tiranën përmes Rindërtimit?

Publikuar

-

Nga

Si po e privatizon qeveria Tiranën përmes Rindërtimit?

Vincent van Gerven Oei shpjegoi planin e qeverisë për të privatizuar zona të tëra të kryeqytetit në emër të transformimit. Në një intervistë për “Me pak Fjalë”, në Euronews, Van gerven u shpreh se:

“Ideja e zonave të transformimit është, në thelb, privatizimi i pjesëve të tëra të qytetit. Dhënia e tokës kompanive private, që janë, sigurisht, të afërta me qeverinë Rama, dhe, në shkëmbim për lejimin e ndërtimit në këtë tokë, bashkia do të merrte mbrapa pak hapësirë, si apartamente, hapësira zyrash, e të tjera”.

Ai tha se qeveria parashikonte të kryente këtë veprim përmes partneriteteve publike-private, i cili në masterplanin Tirana 2030 parashikohej të funksiononte kështu:

“Kjo përfshin një sërë hapash. Për të bërë këtë, fillimisht, duhet të shpronësosh njerëzit dhe kemi parë shumë shembuj se si kjo qeveri e bën këtë. Kjo qeveri e bën këtë me anë të dhunës, presionit, shantazhit.

Çfarëdo mënyre e mundshme për të futur në dorë godina që janë në pronësi të individëve privatë. Pasi i kanë futur në dorë këto godina, ata fillojnë një të ashtuquajtur procedurë tenderi.

Ne të gjithë e dimë që këto procedura tenderimi janë të manipuluara. Organi që supozohet të monitorojë procedurat e tenderimit varet direkt nga Kryeministri. Dhe shumë shpesh, siç kemi parë, për shembull, me sheshin Skënderbej, ka vetëm një konkurrent që bën ofertë sa 99% e fondit limit dhe fiton gjithmonë.

Nganjëherë, ka dhe kompani fiktive që fitojnë tenderë, siç kemi parë në rastin e Unazës së Madhe. Asgjë nuk është tepër e çuditshme për këto njerëz nëse ata duan të shtien në duar prona dhe kontrata”.

LEXO EDHE:  Bardhi sherr me Pezën / “Me 800 mijë në muaj kursen 1 milion euro”

LEXO EDHE:  Mbajti fjalim në manifestim/ Meta falenderon publikisht studenten që bëri “zhurmë” në rrjet

Sipas tij ky plan pavarësisht se mund të duket si pjesë e zhvillimit të shoqërisë ka efekt negativ në ekonominë e vendit.

“Këto partneritete publike-private kanë gjithashtu një efekt të madh negativ në financat e shtetit, sepse shteti do të vazhdojë të paguajë për këto prona për dekada, gjë që do të thotë se taksapaguesit shqiptarë paguajnë për to me tarifa shumë më të larta se c’do ishin nëse qeveria do të merrte thjesht hua në tregjet financiare.

Dhe, pasi këto kompani ndërtimi kanë ndërtuar godinat e tyre, që sigurisht ndërtohen gjithmonë me standarde më të ulta seç ata kanë premtuar, sepse, pasi merr paratë, ç‘interes do të kishin për t’i shpenzuar vërtet? Ti mund t’i mbash të gjitha në xhep dhe thjesht të ndërtosh një ndërtesë nën standardet sepse kush do të të kontrollojë?

Kështu, skema kompletohet dhe kompania e ndërtimit i paguan një ryshfet të vogël bashkisë, qeverisë, dhe të gjithë janë të lumtur. Sigurisht, të gjithë, përveç njerëzve që u shpronësuan dhe përveç popullit të tërë shqiptar që paguan një sasi qesharake parash për diçka që mund të ishte ndërtuar shumë më lirë, në mënyrë shumë më efecientë, dhe, mbi të gjitha, mund të kishte qëndruar pronë publike, dhe të kishte shkuar në duart e privatit”, u shpreh Van Gerven Oei./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka asgjë për turp”/ Dashamir Shehi tregon zgjidhjen për shkollat: Mos të shkëputet zinxhiri

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka asgjë për turp”/ Dashamir Shehi tregon zgjidhjen për shkollat: Mos të shkëputet zinxhiri

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku ëshë diskutuar vendimi për mbylljen e shkollave.

Shehi th se vendi ynë duhet të marrë si shembull qytete të caktuara në Itali që përshtaten me vendin tonë, si në klimë dhe në strukturë, duke përmendur Puljan.

Ai theksoi se nuk duhet të shkëputet zinxhiri mes punës dhe shkollës së fëmijëve.

Përballë kemi Italinë, Puljan, kemi të njëjtën klimë, kemi të njëjtën strukturë, hajde marrim protokollet e atyre, që janë më të zhvilluara, për hir të eksperiencës sonë të vogël nuk jemi të aftë.

Do t’i hapin italianët hapi dhe ti, do ti mbyllin mbylli dhe ti, ata kanë dyfishin tonë, trefishin tonë të shtretërve, mjekëve. Hajde të bëjmë në mënyrën e tyre dhe në dimensionin tonë.

Nuk kemi autonominë e ekspertizës, tek ne çdo gjë e vendos politika, nuk e vendosin për ne por për fëmijët e tyre, nuk ka asgjë për turp, duhet të mbahen hapur sado e keqe të jetë, zinxhiri i punës dhe ai i shkollës, të mos e shkëpusim këtë zinxhir. Do t’i rikthehesha vendeve përballë, jo Danimarkës”, tha Shehi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duka “i shkel syrin” Patozit dhe Topallit/ Nëse nuk gjej dakordësi me Bashën, do vij me ju

Publikuar

-

Nga

Duka “i shkel syrin” Patozit dhe Topallit/ Nëse nuk gjej dakordësi me Bashën, do vij me ju

Ditët e fundit, kryetari i PAA-së, Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Dy netë më parë Duka i kërkoi publikisht që të jetë i dyti në Durrës, ose në të kundërt do të prishte koalicionin, duke nënkuptuar kështu se mund të ketë edhe një përçarje të opozitës.

Por para pak çastesh kreu i PAA-së i shkeli syrin Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit, teksa tha në emisionin “Real Story” se nëse nuk gjen dakordësi me Bashën, do hyjë në koalicion me ta.

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ 37 në pranga, drejt arrestimit edhe Gazmend Bardhi?

LEXO EDHE:  Bardhi sherr me Pezën / “Me 800 mijë në muaj kursen 1 milion euro”

Nëse nuk arrijmë në dakordësi me Partinë Demokratike, nuk përjashtojmë bashkëpunimin me Patozin dhe Topallin”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE