LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Arrestimi i Çilit lajm shokues”/ Jonila Godole bën avokaten e pronarit të UET

1 Mars 2020, 08:44, Politikë CNA

Pedagogia pranë Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Jonila Godole ka reaguar në lidhje me arrestimin e pronarit të UET, Henri Çili.

Në një postim në rrjetet sociale, Godole ka dalë hapur në mbrojtje të Henri Çilit, arrestimin e të cilit e cilëson si lajm shokues.

Sipas saj, hetimi mund të ishte bërë në gjendje të lirë.

?Arrestimi me bujë i Henri Çilit është shokues, për mënyrën se si u krye dhe u mediatizua. Henri mund të ishte hetuar në liri sepse as nuk do arratisej jashtë vendit, as nuk do kundërshtonte të bashkëpunonte dhe mbi të gjitha nuk paraqiste ndonjë rast rreziku shoqëror. Përkundrazi, rasti i tij u trajtua sikur kishim të bënim me kriminelin më të rrezikshëm dhe jo me një botues, studiues dhe publicist, një model të sipërmarrësit dhe njeriut të bërë vetë në Shqipëri, pa klane dhe lidhjet përkatëse familjare, me bllokistët e nomenklaturës apo me ?pasanikët? e krimit pas 1990?ës. Në dekadat e fundit, shqiptarët janë njohur me video dhe materiale filmike të shumë figurave të rëndësishme politike, të cilët jo vetëm nuk janë arrestuar si Henri me forca policore dhe janë transportuar masa të rrepta sigurie, por janë shpërblyer me poste edhe më të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejt mbi jetën e shqiptarëve.?-shkruan Godole.

Më tej, ajo thekson se ?Për këdo që e ka njohur nga afër Henri Çilin, dhe unë e njoh që kur ishim gazetarë në mes të viteve 1990, ai nuk mund të reduktohet thjesht në ?një produkt të tranzicionit shqiptar? sepse është shumë më tepër se sa kaq, me gjithçka që arriti dhe që rrezikon të humbasë sot. Është modeli i njeriut me ide dhe vizion dhe energji, në një vend që vret idetë, ?blen? vizionet dhe energjinë e kanalizon në punët e djallit.?.

Sipas Godoles, Henri Çili ka marrë kosto të mëdha përsipër personale dhe publike kur kauzat e tij kanë dështuar, kur ka mbështetur qeveritë dhe njerëzit e gabuar, ka riskuar dhe luajtur vazhdimisht me zjarrin gjatë gjithë ngjitjes së tij nga gazetar i thjeshtë dhe doktorant në Paris deri te pronari i një biznesi të suksesshëm.

Gjithashtu ajo i dërgon edhe një mesazh Henri Çilit, ndërsa shkruan ?Shpresoj që do të dijë ta përballojë siç duhet këtë betejë, më të vështirën e jetës së tij, në përballje me akuzat mjaft të rënda që i bëhen, të cilat ai vetë i mohon, dhe ka gjasë të jenë një flluckë sapuni, një sulm politiko-meditiak për të zhvendosur vëmendjen nga ngjarjet politike të ditës, apo një përpjekje për të inaguruar ?me këmbë të mbarë? reformën në drejtësi, të cilën për ironi të fatit, Henri vetë e ka mbështetur vazhdimisht në biseda publike dhe private, edhe kur e kundërshtonin.
Një shije tjetër të hidhur të lë anatemimi që i bëhet si fajtor dhe goditja nga shumë anë, pa pritur të verifikohet akuza, si në gjyqet pa gjyq të diktaturës. Prezumimi i pafajsisë është një ndër parimet bazë të shtetit ligjor të së drejtës dhe çdo përpjekje e pushtetit për të fituar kredite nga një individ potencialisht ?i pafajshëm? duke e njollosur si ?fajtor?, apo më keq akoma si ?kriminel? etj, duhet të na bëjë skeptikë ndaj reformës në drejtësi dhe modelit të drejtësisë që duam të vendosim.?

Ndër të tjera, Jonila Godole nuk lë pa kritikuar edhe mediat, ndërsa thekson se ato nuk janë as prokurori dhe as gjykatë.

?Arrestimet selektive dhe të mediatizuara janë veprime propagandistike për të arritur objektiva politike! Kritikë duhet të na bëjë edhe pozicionimi dhe loja e mediave në këtë proces: Media nuk është prokurori apo gjykatë që të dënojë njerëz apo të shkatërrojë jetën dhe imazhin e personave publikë nisur vetëm nga dyshime dhe jo nga fakte, pavarësisht interesit që audienca ka për kësi lajmesh! Sepse nëse gjëma ka rënë sot mbi kokën e Henrit – le të supozojmë në mënyrë të padrejtë! – nesër mund të bjerë pa dashur në kokën e secilit prej nesh, dhe pavarësisht vendimit pozitiv që mund t?i japë gjykata një ditë, dëmi i shkaktuar ndaj personit dhe personalitetit të tij mbetet i parekuperueshëm.?-përfundon postimin e saj Jonila Godole.

Lajmet e fundit nga