Connect with Us

Arrestimi i bujshëm i Henri Çilit/ Pronari i UET flet para gjykatës

Kronika

Arrestimi i bujshëm i Henri Çilit/ Pronari i UET flet para gjykatës

Publikuar

-

Pronari i UET, Henri Çili ka mohuar akuzat gjatë seancës së mbrojtjes para Gjykatës së Përmetit ku tha se  arrestimi i tij është bërë pa prova.

Seanca e mbrojtjes zgjati vetëm 35  minuta. Mësohet se pronari i UET u mbrojt nga avokat Andi Duraj.

Kujtojmë se Çili dyshohet  se i ka premtuar Adil Alikos se do të mundësonte heqjen e dënimit me burg përjetë për djalin e tij, Arbionin, i cili akuzohet për vrasjen e Ibrahim Bashës, efektivit të RENEA-s, përkundrejt një përfitimi rreth 1 milionë euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti i trefishtë me 7 të plagosur/ Ndërron jetë 1 person

Publikuar

-

Nga

Një person raportohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trefishtë të ndodhur në aksin Tiranë-Fushë Krujë.

Mësohet se ambulanca sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që 6 të plagosurit e tjerë, janë trasportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Tre makina u përfshirë në një aksident masiv mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Dritas.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy makina tip “Touran” dhe “Benz” me një autobus, ndërsa një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Aksidentohet shoferi i dehur/ Bie në prangat e policisë

LEXO EDHE:  Arrestohet i riu që mbështeti protestën/ Demokratët shkojnë në Komisariat

Nga përplasja është shkaktuar kaos në trafik, pasi automjetet kanë krijuar radhë kilometrike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident masiv në Tiranë-Fushë Krujë/ Plagosen 7 persona

Publikuar

-

Nga

Tre makina janë përfshirë në një aksident masiv mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Dritas.

Mësohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona, emrat e të cilëve ende nuk bëhen me dije.

Nga informacionet paraprake, raportohet se autoambulanca nuk ka mbërritur akoma në vendngjarje dhe të plagosurit janë ende në tokë.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy makina tip “Touran” dhe “Benz” me një autobus, ndërsa një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Fier/Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale

LEXO EDHE:  Vlorë/ Ishte i shpallur në kërkim, arresohet 46 vjecari

Nga përplasja është shkaktuar kaos në trafik, pasi automjetet kanë krijuar radhë kilometrike. Sakaq, policia është nisur drejt vendngjarjes për të normalizuar situatën dhe për të zbardhur shkaqet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhen detaje/ Si u dekonspirua aksioni për arrestimin e Henri Çilit dhe bashkëpuntorëve

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë zbardhur ga operacioni ku mes 31 të arrestuarve ishte edhe pronari i UET, Henri Çili.
Në 27 shkurt prokurori i ka kërkuar gjyqtares Yrvete Shkreli të lëshonte urdhërat e arrestit dhe për kontrollin e banesave.

Sipas Mapos, policia ka në dorë përgjimet e familjarëve të gjyqtares Yrvete Shkreli, të cilët kanë lajmëruar Henri Çilin se do të kishte urdhër-arresti ndaj tij. Nisur nga këto të dhëna është bërë përjashtimi i gjyqtares nga shqyrtimi i masave të arrestit si dhe ndaj saj është ngritur kallezim për “Shpërdorim detyre”.

Dyshohet se gjyqtarja mbrëmjen që ka firmosur urdhër-arrestet, i ka thënë një familjari për operacionin dhe ky i fundit ka lajmëruar Henri Çilin dhe disa persona të tjerë nga zona e Përmetit dhe Gjirokastrës, që i kanë shpëtuar arrestimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE