Connect with Us

Aksident në Patos/ Plagosen tre gra dhe një fëmijë 2 vjeç

Kronika

Aksident në Patos/ Plagosen tre gra dhe një fëmijë 2 vjeç

Publikuar

-

Një makinë ka dalë nga rruga mesditën e sotme pranë stadiumit “Alush Noga”, në Patos.

Nga informacionet paraprake, raportohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona, konkretisht tre gra dhe një fëmijë 2 vjeçar.

Mësohet se të plagosurit ishin pasagjerë në një makinë tip Mercedes Benz që drejtohej nga një grua. Ajo kishte tentuar t’i shmangej një automjeti tjetër dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parkim aty pranë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Prishtinë/ Humb jetën 65 vjeçari

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Prokuroria kërkon burg për Henri Çilin

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Përmetit ka kërkuar arrest me burg për pronarin e UET, Henri Çili dhe të gjithë të arrestuarit burra në opeacionin “Mezhgorani”.

Ndërkohë, për noteren Shpresa Gjoçaj është kërkuar masa “arest shtëpie”, ndërsa për një vajzë të arrestuar për moskallëzim krimi, u kërkua masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Kështu, pritet të shihet nëse gjykata do të pranojë kërkesën e prokurorit dhe të vendosë arrest me burg për Henri Çilin dhe bashkëpunëtorët e tij.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Publikohen emrat dhe fotot/ Kush janë tre vrasësit e rrezikshëm në shënjestrën e policisë

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka publikuar sot emrat e tre personave të kërkuar për vrasje, të cilët do të jenë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit: Dritan(Gramos) Rexhepi, Bledar Mneri dhe Gazment Nebiu.

Sipas uniformave blu, Dritan(Gramos) Rexhepi, në datën 6 janar 1999, në Krujë, ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. K. dhe R. B. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, “Plagosja e rëndë, me pasojë vdekjen” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërsa, Bledar Mneri, në datën 30.11.2015, në Tiranë, akuzohet se ka vrarë shtetasin V. B.  Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur dënimin me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO EDHE:  Skandali/ I dënuari për vjedhje emërohet shef komisariati

LEXO EDHE:  Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina “fluturon” mbi trafikndarëse

Po ashtu, Gazment Nebiu ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye  Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” (3 herë), “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje shokuese nga krimi në Durrës/ Burri e qëlloi gruan 6 herë në kokë, zbardhet dëshmia në gjyq

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ruzhdi Tosunin, i cli vrau pak ditë më parë në mënyrë tragjike bashkëshorten e tij, Hajdie Tosuni, brenda biznesit të tyre.

Sipas BW, në seancën e sotme gjyqësore, vrasësi është paraqitur i qetë dhe i penduar për krimin e rëndë, që la jetime tre vajzat e tij.

“Ishte një konflikt i çastit. Ofenduam njëri-tjetrin për ca borxhe që kishim. Jam shumë i penduar. I kërkoj familje fëmijëve, nuk duhet të kisha arritur këtu”, ka thënë Tosuni para togave të zeza.

LEXO EDHE:  Deputeti i PS-së humb mikun në aksident/ Ja postimi prekës

LEXO EDHE:  Aksidenti në Durrës/ 3 persona të bllokuar në makinë

Ndërkohë, i pranishëm në seancë, prokurori i çështjes është shprehur se viktima është qëlluar gjashtë herë në kokë me një metal 70 cm, me ganxhe, që shërbente për të ulur qepenin e dyqanit.

LEXO TE PLOTE