Connect with Us

Aksident masiv në Tiranë-Fushë Krujë/ Plagosen 7 persona

Kronika

Aksident masiv në Tiranë-Fushë Krujë/ Plagosen 7 persona

Publikuar

-

Tre makina janë përfshirë në një aksident masiv mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Dritas.

Mësohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona, emrat e të cilëve ende nuk bëhen me dije.

Nga informacionet paraprake, raportohet se autoambulanca nuk ka mbërritur akoma në vendngjarje dhe të plagosurit janë ende në tokë.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy makina tip “Touran” dhe “Benz” me një autobus, ndërsa një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Katër makina përfshihen në aksident/ Radhë kilometrike në autostradë

Nga përplasja është shkaktuar kaos në trafik, pasi automjetet kanë krijuar radhë kilometrike. Sakaq, policia është nisur drejt vendngjarjes për të normalizuar situatën dhe për të zbardhur shkaqet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhen detaje/ Si u dekonspirua aksioni për arrestimin e Henri Çilit dhe bashkëpuntorëve

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë zbardhur ga operacioni ku mes 31 të arrestuarve ishte edhe pronari i UET, Henri Çili.
Në 27 shkurt prokurori i ka kërkuar gjyqtares Yrvete Shkreli të lëshonte urdhërat e arrestit dhe për kontrollin e banesave.

Sipas Mapos, policia ka në dorë përgjimet e familjarëve të gjyqtares Yrvete Shkreli, të cilët kanë lajmëruar Henri Çilin se do të kishte urdhër-arresti ndaj tij. Nisur nga këto të dhëna është bërë përjashtimi i gjyqtares nga shqyrtimi i masave të arrestit si dhe ndaj saj është ngritur kallezim për “Shpërdorim detyre”.

Dyshohet se gjyqtarja mbrëmjen që ka firmosur urdhër-arrestet, i ka thënë një familjari për operacionin dhe ky i fundit ka lajmëruar Henri Çilin dhe disa persona të tjerë nga zona e Përmetit dhe Gjirokastrës, që i kanë shpëtuar arrestimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Patos/ Plagosen tre gra dhe një fëmijë 2 vjeç

Publikuar

-

Nga

Një makinë ka dalë nga rruga mesditën e sotme pranë stadiumit “Alush Noga”, në Patos.

Nga informacionet paraprake, raportohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona, konkretisht tre gra dhe një fëmijë 2 vjeçar.

Mësohet se të plagosurit ishin pasagjerë në një makinë tip Mercedes Benz që drejtohej nga një grua. Ajo kishte tentuar t’i shmangej një automjeti tjetër dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parkim aty pranë.

LEXO EDHE:  Aksident në autostradë/ Makina kthehet përmbys

LEXO EDHE:  Foto-Aksident i rëndë në Fier/ Përplasen dy automjete, tre të plagosur

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prokuroria kërkon burg për Henri Çilin

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Përmetit ka kërkuar arrest me burg për pronarin e UET, Henri Çili dhe të gjithë të arrestuarit burra në opeacionin “Mezhgorani”.

Ndërkohë, për noteren Shpresa Gjoçaj është kërkuar masa “arest shtëpie”, ndërsa për një vajzë të arrestuar për moskallëzim krimi, u kërkua masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Kështu, pritet të shihet nëse gjykata do të pranojë kërkesën e prokurorit dhe të vendosë arrest me burg për Henri Çilin dhe bashkëpunëtorët e tij.

LEXO TE PLOTE