Connect with Us

“5-vjeçari që humbi jetën në Shkozë i përket një familje rome”/ Vokshi akuza Bashkisë së Tiranës

Politikë

“5-vjeçari që humbi jetën në Shkozë i përket një familje rome”/ Vokshi akuza Bashkisë së Tiranës

Publikuar

-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka ngritur akuza të forta lidhur me gjetjen e trupit të pajetë të një 5 vjeçari të mbytur në një kanal në zonën e Shkozës.

Vokshi kërkon të dijë më tepër informacione nga autoritetet për të miturin, i cili kishte disa ditë që ishte shpallur në kërkim.

Demokratja fajëson Bashkinë e Tiranës për vdekjen e fëmijës së familjes rome, pasi thotë se nuk ka siguruar kushte teknike dhe standarte në punimet që po kryeheshin për unazën Lindore të Tiranës.

“Fëmija i vogël me inicialet K.H, që humbi jetën në Shkozë e që i përket një familje rome të strehuar atje, ka rënë në një kanal të bërë nga punimet që po kryhen për unazën Lindore të Tiranës, nga Bashkia e Tiranës.

Fëmija ka humbur jetën si rezultat i punimeve pa kushte teknike e pa standartet e kërkuara për sigurinë në punë. Ka disa kohë që punimet janë ndërprerë, por për banorët nuk është marrë asnjë masë për të siguruar kushtet teknike të sigurisë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Kompleksi "Jon", Prokuroria kërkon 20 vite burg për 6 punonjës të ZRRPP në Vlorë

Vokshi i bën thirrje Prokurorisë në emër të Partisë Demokratike, të nisë menjëherë hetimet për përgjegjësit e humbjes së jetës së fëmijës së vogël.

“Përgjegjësit duhet të vihen para përgjegjësisë penale, kushdo qofshin dhe kudo qofshin!”, nënvizon ish-deputetja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Të rinjtë “i binden” Metës/ Mbledhin lule mimoza nëpër kodra

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka publikuar videon e disa të rinjve të cilët kanë shkuar për të mbledhur mimosa.
Të rinjtë pritet t’i bashkohen manifestimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se Meta ka bërë thirrje se në manifestim të ketë vetëm flamuj shqiptare dhe lule mimoza.

Mesa duket mbështetësit e Metës i janë “bindur” kërkesave të presidentit duke u përgatitur seriozisht me mbledhjen e mimozave nëpër kodra.

“Pranvera Kuqezi nesër në Tiranë! Manifestimi Mbarëkombëtar, më madhështor dhe më paqësor në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! Mirësevini nesër me mimoza dhe flamuj kuqezi”, shkruan Meta bashkëngjitur videos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Agim Kajmaku lëviz lirshëm me drejtues të PS/ Është nën mbrojtjen e Ramës”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se po lë të lirë ish kryetarin e bashkisë Vorë, Agim Kajmakun, pasi sipas tij nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin.

Sipas Bardhit, Kajmaku lëviz i lirë në kryeqytet, si dhe është parë duke shëtitur në shoqërinë e drejtuesve të Partisë Socialiste.

Ai shprehet se, “Kajmaku është nën mbrojtjen e Ramës pasi jo vetëm që nuk e shkarkoi kurrë por pak javë më parë, i dha firmës Kajmaku një tjetër tender publik prej 50 milionë lekësh.”

“Të gjithë e dinë që Agim Kajmaku nuk është në arrati, por jeton i lirë si çdo kriminel tjetër që Edi Rama do që të jetë i lirë. Exit.al provoi sot se Edi Rama i Vorës, Agim Kajmaku, lëviz lirshëm në mes të Tiranës, sa në një lokal në tjetrin. Dëshmitarë të tjerë e kanë parë në Durrës me drejtues të Partisë Socialiste atje. Vetëm Policia e komanduar nga Edi Rama nuk e gjen ku është Agim Kajmaku.
Agim Kajmaku, gjoja më kërkim nga drejtësia, nuk arrestohet, sepse Edi Rama nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin e tij që mashtroi dhe fshehu te kaluarën kriminale në Greqi. Për të treguar se Agim Kajmaku është nën mbrojtjen e tij, Edi Rama jo vetëm nuk e shkarkoi kurrë Agim Kajmakun, por pak javë më parë, kur ai ishte në kërkim policor, i dha firmës Kajmaku një tjetër tender publik prej 50 milionë lekësh. Që policia të mos veprojë si polici partiake dhe që drejtësia të mos jetë nën kontoll politik, zgjidhja është largimi i Edi Ramës”, shkruan Bardhi në postimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arrestimi i Çilit/ Berisha zbulon “skenarin” e Ramës dhe Blushit për të mashtruar qytetarët

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Top Channel Ben Blushit, lidhur me arrestimin e pronarit të UET-së Henri Çilit.

Berisha deklaron se arrestimi i Çilit dhe fshehja e emrit të drejtuesit të lartë të drejtësisë, nxjerr në dritë kontrollin total të drejtësisë dhe institucioneve të saj, të cilat pretendon se janë produkte të reformës.

Sipas tij, ky akt provon se në krye të institucioneve të reja të drejtësisë janë emëruar përfaqësues të botës së krimit.

Ish-lideri i demokratëve thotë se Rama ka urdhëruar Blushin të mashtrojë shqiptarët duke mohuar në pafytyrësi të plotë dhe në krim të rëndë takimin e zhvilluar në Hotel Tirana midis Çilit dhe zyrtarit të lartë të drejtësisë.

Berisha shprehet se pronari i UET-së është takuar me këtë zyrtar në datën 14 janar 2020, dhe takimi është filmuar dhe regjistruar me zë dhe figurë.

“Në këtë takim, sipas dokumentit zyrtar të narkoprokurorisë, me vulë dhe firmë të saj, “drejtuesi i njërit prej institucioneve të larta të drejtësisë” merr përsipër të plotësojë kërkesën e Çilit, gjë për të cilën ky i fundit dhe u arrestua.

LEXO EDHE:  Fatos Lulo,“peshku” i madh i drejtësisë/ Prokuroria gati të nisë hetimet

LEXO EDHE:  Denoncimi tronditës/ Ekziston një rrjet që trafikon fëmijë

Në një akt të rëndë kriminal mediatik, mafiozi Arben Malavita, i cili ka tejkaluar në lëpirjen e Edvinit edhe Karlo Malavitën dhe Ymer Çorapen me teleblushin e tij, ju thotë shqiptarëve se ka një keqkuptim pasi nuk bëhet fjalë për një takim midis Çilit dhe zyrtarit të lartë, drejtues të njërit prej institucioneve të drejtësisë, por për një bisedë telefonike të kunatit të Çilit, në të cilën ai flet për këtë takim!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Berisha thirrje Vjollca Hoxhës/ “Ben Blushi do të grabisë Top Channel”

LEXO TE PLOTE