Connect with Us

Video-Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë dhe të dehur në timon/ Policia bën “kërdinë”

Kronika

Video-Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë dhe të dehur në timon/ Policia bën “kërdinë”

Publikuar

-

Policia rrugore, vijon kontrollet me radar në rrugën Tiranë-Durës-Tiranë, për të parandaluar aksidentet.

Por, pavarësisht kontrolleve, Policia Rrugore bën të ditur se gjatë natës që lamë pas, në 250 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetem disa minuta me shumë, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe erresirën në rrugë.

Gjithashtu, polica bën të ditur se janë tërhequr 14 Leje Drejtimi dhe drejtuesit e mjeteve jane percjelle per ne Organin Administrativ Shteteror per gjykim, për shpejtësi nga 148 km/h deri në 171 km/h,çka tregon papërgjegjshmëri ndaj jetës.

Po ashtu, janë marrë edhe 11 masa administrative shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h dhe 8 masa administrative për manovra të rrezikshmë në rrugë duke kërkuar parakalim.

“Shpejtësia në rrugë dhe alkooli në timon, destinacioni 🏡???🚑.

171 km/h nuk qarkullon në rrugë por je duke fluturuar✈ për të arritur aksidentin dhe jo për të shijuar fundjavën.

Si çdo fundjavë vijojnë kontrollet parandaluese me Radar në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe per te siguruar rruget e perdoruesit e saje pergjate udhetimit.

Megjithëse kontrollet janë shumëfishuar, sensibilizmi është rritur në maksimum, përsëri shumë drejtues mjetesh në fundjavë abuzojnë me shpjetësinë dhe alkoolin në timon.

250 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetem disa minuta me shumë, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe erresirën në rrugë.

LEXO EDHE:  Aksidentet me pasojë vdekjen në mëngjes/ Policia ka disa këshilla për drejtuesit e mjeteve

14 Leje Drejtimi të tërhequra dhe drejtuesit e mjeteve jane percjelle per ne Organin Administrativ Shteteror per gjykim, për shpejtësi nga 148 km/h deri në 171 km/h,çka tregon papërgjegjshmëri ndaj jetës.

11 masa administrative shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h dhe 8 masa administrative për manovra të rrezikshmë në rrugë duke kërkuar parakalim

KUJDES! Viti 2020, Viti i Sigurisë Rrugore.

Mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim🚙, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, vendos rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, mos përdor në asnjë mënyrë celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndalo makinën në xhep rruge dhe fol në telefon, mos rreziko veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, mos mbaj fëmijët në vend të parë dhe pa serxholin, ndiq udhëzimet dhe këshillat e👉👮🏻♀, për sigurinë tuaj dhe të tjereve.

Ndryshimet po ndodhin në Kodin Rrugor, me qëllimin e vetëm, për të rritur parametrat e sigurisë së jetës në rrugë. Kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugore.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Publikuar

-

Nga

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Gazetarja Klodina Lala, ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Opinion” lishur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetflijuan, pasi besonin se do të ringjalleshin.

Lala zbuloi se kryefamiljarja Zhaneta Josifi, kishtë punuar si pastruese për disa vite në shtëpinë e një ish kryeministri.

Ndërsa dy vajzat gjithashtu ushtronin profesionin e tyre.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite si inxhiniere IT në një kompani celularë për disa vite, ka qenë një ndër inxhinjerët me të mira.

LEXO EDHE:  Drejtonin automjetet pa targa dhe leje drejtimi/ Arrestohen tre persona

LEXO EDHE:  Tentuan të korruptojnë policët e Rrugores/ E pësojnë keq dy persona në Tiranë

Ndërkohë e motra e cila ka ndërruar jetë, Anisa ka punuar si financiere në një kompani tjetër.

Ndërsa e ëma ka punuar për disa vite si pastruese, madje dhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Pra ishin shumë të socializuara”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE