Connect with Us

Vajza e Eli Farës e përfshirë në hetimin që i vuri prangat Çilit/ Policia kontroll banesës, zbulohet roli

Lajme

Vajza e Eli Farës e përfshirë në hetimin që i vuri prangat Çilit/ Policia kontroll banesës, zbulohet roli

Publikuar

-

Një tjetër personazh publik i mediave rozë, është përfshirë në botën e krimit.

Këtë radhë bëhet fjalë për Roxhensa Kapuranin, e njohur si Marina Fara, vajza e këngërtares së njohur Eli Fara.

Mësohet se Marina Fara ka dalë në përgjimet e operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestua edhe pronari i UET-së Henri Çili.

Sipas Gazetës Shqiptare, Marina Fara akuzohet se ka ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratisen nga policia, e cila ka qenë duke i ndjekur me makinë, pasi janë konstatuar se po transportonin një sasi droge.

Dyshohet se dy djemtë kanë braktisur makinën me drogë dhe kanë telefonuar Marina Farën dhe mikeshën e saj, të cilat i kanë marrë. Blutë kanë ushtruar kontroll në banesën e vajzës së këngëtares, por nuk kanë gjetur asnjë provë dhe ende nuk është vërtetuar nëse vajzat kanë pasur dijeni ose jo për drogën që braktisën djemtë.

LEXO EDHE:  Drejt dështimit me shpejtësi/Hapi pas i Bashës me minjtë e Çilit

Ndaj Marina Farës me profesionin juriste, Prokuroria e Përmetit ka kërkuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, pasi është konstatuar se ajo ka kryer telefonata të shpeshta me njërin prej të ndaluarve.

Ndërkohë, kujtojmë se blutë vunë në pranga një numër të madh personazh për një sërë akuzash, mes të cilave “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, etj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. kocodhima

    29 Shkurt, 2020 at 10:22 pm

    Moooss, inshalla nuk eshte Miri Mehdi-Hoxha i perfshire, se ai eshte burre i paster

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid-19/ Ndërrojnë jetë katër pacientë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid-19/ Ndërrojnë jetë katër pacientë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se situata e Covid-19, në vendin tonë vijin të jetë shqetësuese.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë katër pacientë, të prekur nga Covid-19.

“Ne 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19.

LEXO EDHE:  “Do apeloj vendimin e Gjykatës”/ Çili kërkon pafajësi dhe dëmshpërblim pas arrestimit

LEXO EDHE:  Analistët tanë, si "armiq" publik/ Mbrojtën Çilin, heshtën për Ben Blushin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dy aplikacionet e lajmeve/ Informohu në kohe reale

Publikuar

-

Nga

Agjencia e Lajmeve CNA.al (City News Albania) vjen tek ju me dy aplikacione të reja, me anë të të cilave mund të informoheni në kohë reale për çdo informacion nga vendi, bota, rajoni, sport, show bizz, por edhe blogu.

Për të marrë çdo informacion në kohë reale CNA.al ofron dy aplikacione, të cilat mund ti shkarkoni në telefonin tuaj celular, IOS dhe Android.

Nëse keni një telefon Android, për të regjistruar aplikacionin e CNA.al, klikoni linkun:

https://play.google.com/store/apps/details?id=al.codeit.cna.

Ndërsa për të regjistruar aplikacionin e CNA.al në IOS, klikoni linkun:

https://apps.apple.com/al/app/cna-city-news-albania/id1483498279

CNA.al prej disa vitesh në tregun mediatik shqiptar sjell për ju një gamë të gjërë informacionesh, informim profesional dhe të paanshëm.

LEXO EDHE:  Marina Fara nuk di të ndalet/Foto duke zbuluar gjoksin

LEXO EDHE:  Zbardhen detaje/ Si u dekonspirua aksioni për arrestimin e Henri Çilit dhe bashkëpuntorëve

Me një sërë investigimesh City News Albania ka depërtuar tek qytetarët , duke u bërë zëri i tyre dhe duke i bërë ata njëherësh pjesë të tyre, me shqetësimet dhe problemet që ata denoncojnë.

Ne do të jemi përherë këtu, për tju informuar me saktësi, korrektësi dhe paanshmëri, duke pasur në çdo moment prioritet interesin e lexuesve tanë./

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer”>

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”color: #32373c;box-shadow: none;”>
CNA | City News Albania

City News Albania

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”position: relative;display: inline-block;padding-left: 35px;color: #82878c;box-shadow: none;”>
CNA

 

https://www.facebook.com/citynewsalbania/

LEXO TE PLOTE

Lajme

Situatë e rëndë te Infektivi/ Humbin jetën dy pacientë, 11 të tjerë në terapi intensive

Publikuar

-

Nga

Situatë e rëndë te Infektivi/ Humbin jetën dy pacientë, 11 të tjerë në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se situata në Spitalin Infektiv vijon të jetë serioze.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se në spitalin infektiv 11 pacientë ndodhen në terapi intensive, 5 prej te cileve ndodhen të intubuar.

Gjithashtu mësohet se dy pacientë të prekur nga Covid-19, kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Bëhet fjalë për një 81-vjecar nga Shkodra dhe një 63-vjecar nga Elbasani.

“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” vajza e Eli Farës kundër ish-të fejuarit/ E kam një p** nuk më duhet një tjetër

LEXO EDHE:  Zbardhen detaje/ Si u dekonspirua aksioni për arrestimin e Henri Çilit dhe bashkëpuntorëve

Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.”-thuhet në njoftimin e Ministrise së Shëndetësisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE