Connect with Us

Turqia nuk do t’i ndalojë refugjatët ‘që duan të shkojnë në Europë’

Bota

Turqia nuk do t’i ndalojë refugjatët ‘që duan të shkojnë në Europë’

Publikuar

-

Qindra migrantë kanë filluar të shkojnë në Turqinë veriperëndimore drejt Bullgarisë dhe Greqisë. Partia e Presidentit, Rexhep Tajip Erdogan tha që refugjatët e filluan udhëtimin e tyre pas një sulmi sirian në Idlib.

Turqia nuk është “më në gjendje të mbajë refugjatë” pas një sulmi sirian që vrau 33 ushtarë në Idlib, tha të premten Omer Celik, një zëdhënës i partisë në pushtet AKP të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Njoftimi vjen ndërsa rreth 300 migrantë ecnin të premten nëpër veriperëndimin e Turqisë drejt kufijve të saj me Greqinë dhe Bullgarinë, sipas agjencisë së lajmeve DHA. “Si rezultat i sulmit, (refugjatët) në Turqi po shkojnë drejt Evropës, kurse ata në territorin sirian po shkojnë drejt Turqisë,” i tha Celik CNN Türk menjëherë pas mesnatës të premten. “Politika jonë e refugjatëve është e njëjtë si më parë, por tani jemi në një situatë ku nuk mund t’i mbajmë më ata”.

Raportet e OKB dhe BE për fluksin e ri të migrantëve

Një zëdhënës i agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara tha të premten se nuk kishte informacione për njerëz në Turqi që ecin drejt Greqisë ose pjesëve të tjera të Evropës. BE gjithashtu ka shprehur dyshim për fluksin e refugjatëve, të raportuar nga disa media.

“Unë do të doja të theksoja se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga pala turke për ndonjë ndryshim në politikën e azilkërkimit, për refugjatët ose për politikën ndaj migrantëve”, tha një zëdhënës i ekzekutivit të BE-së në një konferencë shtypi.

Türkei Edirne

“Ne nuk kemi marrë asnjë informacion për këtë. Ne nuk kemi raporte për një lëvizje të dukshme drejt kufijve,” tha zëdhënësi i UNHCR Babar Baloch në një konferencë shtypi në Gjenevë. Agjensia e lajmeve Demiroren tha se grupi i migrantëve, përfshirë gra dhe fëmijë, e nisën në udhëtimin e tyre nga provinca Edirne e Turqisë drejt kufijve me Bullgarinë dhe Greqinë – dy shtete të Bashkimit Evropian – rreth mesnatës. Në këtë grup ishin sirianë, iranianë, irakianë, pakistanezë dhe marokenë. Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis e ka diskutuar situatën në Turqi dhe lëvizjen e migrantëve drejt kufijve grekë në një telefonatë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

LEXO EDHE:   Korrupsioni, një çështje ende madhore për Bashkimin Evropian

Greqia rrit patrullimin kufitar

Në pritje të migrantëve, Greqia ka rritur patrullimet kufitare “në nivelin maksimal të mundshëm”, sipas Agjencisë France Presse (AFP). Greqia rriti praninë e saj ushtarake përgjatë kufirit turk në fillim të këtij muaji. Qeveria po përpiqet të instalojë një barrierë lundruese në Detin Egje, për të ndaluar ardhjen e migrantëve.

Bullgaria është gjithashtu e gatshme të dërgojë 1000 ushtarë në kufirin turk, për të parandaluar fluksin e paligjshëm të migrantëve, tha ministri i Mbrojtjes. Ky shtet anëtar i BE ka një kufi tokësor prej 300 km me Turqinë./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermania midis panikut dhe kujdesit nga koronavirusi/ Çfarë thonë ekspertët

Publikuar

-

Nga

Virusi Korona është tema numër një në bisedat në Gjermani. Ekspertët paralajmërojnë të mos kalohet në panik.

Çfarë do të thotë epidemia e virusit Korona për Gjermaninë? A do të ndalet së shpejti jeta publike, a do të anulohen aktivitetet e mëdha, siç po bëhet në Zvicër? Virusi i ri është në titujt e të gjitha gazetave gjermane. “Mos kalo në panik” këshillon të paktën gazeta e përditshme “Taz”. Por epidemia përcakton në masë të madhe bisedat mes njerëzve: në autobus dhe në tren, në rrugë, në restorante dhe në vendin e punës.

Qëndrim i arsyeshëm te ekspertët

Relativisht me qetësi reagojnë ata që duhet ta dinë më mirë: Instituti-Robert-Koch, autoriteti më i lartë në Gjermani për sëmundjet infektive, mban konferenca shtypi të përditshme. Lars Schaade, mjek specialist në mikrobiologji dhe nënkryetar i institutit, rendit: 52 infektime njihen deri tani në Gjermani, ka tre zona lokale të përqendrimit. Një në Renaninë Veriore-Vestfatli me një pacient të sëmurë rëndë, një në Baden-Württemberg, një rast të ri në Mynih.

Sa për krahasim: në të gjithë botën janë infektuar me virus deri tani mbi 80.000 vetë, në 52 vende. Dhe, sipas ekspertëve, numri i rasteve të paraportuara është i lartë. Kjo është arsyeja pse Schaade arrin në përfundimin se “për momentin virusi nuk duket të ketë një përhapje të gjerë në Gjermani. Dhe kjo është arsyeja pse rreziku për shëndetin e popullatës është i vogël deri në mesatar”.

Takim krize i ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn dhe atij të Brendshëm, Horst Seehofer

Më e rëndësishmja tani: larja e duarve

Schaade edhe njëherë dha këshilla shumë specifike se si duhet të sillet popullata tani: “Përdorni shami që mund t’i flakni, kur kolliteni ose teshtini, hidhini ato. Lani duart, dhe kur kjo nuk është e mundur është mirë të ktheheni pas kur teshtini ose kolliteni dhe teshtini në bërryl. “Për më tepër, prekeni sa më pak të jetë e mundur fytyrën, gjë që një person normal e bën deri në dyqind herë në ditë.

LEXO EDHE:  Marrëveshja detare me Greqinë/ PDIU: Qeveria të qartësojë pozicionin e saj

LEXO EDHE:  "Vodhi çantën e një gruaje"/ Ekstradohet nga Greqia 47 vjeçari

Çfarë ndodh, e pyesin Schaade, në rast të një infektimi? Rreth 85 përqind e rasteve kalojnë si grip i butë, por: “Ka disa raste që përkeqësohen, që përkeqësohen pas rreth nëntë ditëve: këto janë rastet që kanë rrjedhën më të rëndë të sëmundjes. Dhe kur ke një rrjedhë kaq të rëndë të sëmundjes , atëherë mund të duhen tre, katër, ose në raste ekstreme madje edhe gjashtë javë për ta marrë veten, siç përshkruhet në Kinë ”.

Qeveria federale ka reaguar dhe ka ngritur një ekip krizash të cilit i përkasin shumica e dikastereve. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) dhe Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn (CDU) e kanë diskutuar gjendjen e punëve me kancelaren Angela Merkel. Zëdhënësi i Merkel-it, Steffen Seibert tha të premten: “Kancelarja, për këtë të jeni të sigurtë, do të informohet çdo ditë për përparimin e ngjarjeve, si në aspektin e përhapjes, ashtu edhe për gjendjen e përgatitjeve.”

A duhet të anulohet panairi i turizmit?

Ndërkohë, është shtyrë edhe panairi kryesor botëror i turizmit ITB me mijëra vizitorë nga e gjithë bota, i cili do të fillonte në Berlin të mërkurën e ardhshme. Një temë tjetër do të jetë ndoshta nëse Gjermania ka mjaft kostume speciale dhe maska ​​mbrojtëse, veçanërisht për personelin ndihmës, po të përkeqësohet epidemia. Nuk duket se ato mjaftojnë. Ministri Spahn, pra, po shqyrton, siç tha dje në “Televizionin e Dytë Gjerman” (ZDF), një ndalim eksporti, nëse është e nevojshme./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

La burrin për të dashurin/ E mitura përdhunohet nga tre shokët e tij

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjilani, ku një 17 vjeçare është detyruar nga i dashuri të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e tij.

17 vjeçarja ishte e fejuar, por nuk donte të martohej me të, dhe për këtë arsye vendosi të braktisë familjen mesnatën e 23 shkurtit.

Pas kësaj prindërit e vajzës kanë lajmëruar policinë, duke bërë të mundur dhe kthimin e saj në shtëpi.

Bazuar në dëshminë që ajo ka dhënë në Policinë e Kosovës, e mitura ka rrëfyer se është detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj.

LEXO EDHE:  Marrëveshja detare me Greqinë/ PDIU: Qeveria të qartësojë pozicionin e saj

LEXO EDHE:  Dëbimi i diplomatëve rus/ Greqia, Turqia dhe Qipro kundër BE -së

Nga katër të dyshuarit, tre prej tyre janë arrestuar.  Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve me inicialet S.I, A.A dhe S.L./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ashpërsimi i konfliktit Turqi-Siri/ NATO mban takim të jashtëzakonshëm

Publikuar

-

Nga

Në sulmet ajrore sirianë në Idlib janë vrarë 33 ushtarë turq të enjten. Presidenti turk, Erdogan kundërpërgjigjet me bombardime ndaj pozicioneve siriane dhe kërkon nga NATO mbështetje.

Sikurse raportojnë një serë rrjetesh informative ( dw., rtr., ap., dpa, afp, NYT), Pas shkallëzimit të situatës mes Turqisë dhe Sirisë, të premten Këshilli i Atlantikut Verior i NATO-s është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm të premten (28.02). Turqia ka kërkuar këtë takim, duke aktivizuar nenin 4 të marrëveshjeve të NATO-s, bëhet e ditur nga NATO. Neni 4 parashikon që çdo vend aleat mund të kërkojë konsultime, nëse sipas tij, “paprekshmëria e rajonit, pavarësia politike dhe siguria e njërës prej palëve është e kërcënuar”.

 Këshilli i Atlantikut Verior është instanca më e lartë vendimmarrëse e NATO-s. Ai takohet si rregull një herë në javë në nivel ambasadorësh dhe çdo gjashtë muaj në nivel të ministrave të Jashtëm e të Mbrojtjes- Që nga themelimi i NATO-s në vitin 1949, është hera e gjashtë që kërkohet aktivizimi i nenit 4.

Të enjten në mbrëmje në një sulm me ajror në Idlib, në rajonin verior sirian janë vrarë 33 ushtarë turq dhe janë plagosur 36 të tjerë. Ankaraja ka bërë përgjegjëse për këtë regjimin sirian dhe është kundërpërgjigjur me sulme ajrore. “Të gjitha objektivat e regjimit” në Damask do të sulmohen me forcat ajrore dhe tokësire, thuhet zyrtarisht nga Ankaraja. Qendra Siriane e Vëzhgimit për të Drejtat e Njeriut është shprehur, se avionë luftarakë sirianë kishin bombarduar një konvoj të ushtarëve në jug të qytetit të rëndësishëm strategjik, Sarakeb. Ky u rimor së fundmi nga milicët e lidhur me Turqinë. Suksesi i ofensivës veçse mund të jetë i shkurtër, sepse trupat qeveritare në të njëjtën kohë kanë marrë pjesë të tjera të provincës, ku zhvillohen luftime.

Presidenti turk u konsultua në një takim krize dy orë me këshilltarët më të ngushtë. Në një deklaratë të mëvonshme, Siria u kërcënua me shpagim masiv. Trupat turke në orët e para të së premtes kanë sulmuar masivisht objektiva të regjimit sirian.

LEXO EDHE:  Marrëveshja detare me Greqinë/ PDIU: Qeveria të qartësojë pozicionin e saj

LEXO EDHE:  Protesta masive në Greqi/ Kompozitori i njohur dhe ish-kryeministri Samaras në shesh (Video)

 Zëdhënësi i partisë qeverisëse të Erdoganit, AKP, Ömer Celik sipas agjencisë Anadolu ka kërcënuar se do të hapë kufijtë e vendit për miliona refugjatë në vend, që të vijnë në Europën Perëndimore. “Politika jonë e refugjatëve është e njëjta, por ne kemi një situatë të re. Nuk mund t’i mbajmë më refugjatët”, tha Celik. Në mediat sociale qarkullojnë zëra, se kufijtë ndërkohë janë hapur.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, SHBA dhe aleatë të tjerë kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në kuadër të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Senatori amerikan me influencë, Lindsay Graham për shkak të situatës në Idlib kërkoi një zonë të ndalimit të fluturimit. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme amerikane, thuhet se Uashingtoni qëndron krah aleatit të NATO-s, Turqi dhe kërkoi ndalimin e mënjehershëm të ofensivës së regjimit të Asadit, Rusisë, dhe forcave të mbështetura nga Irani. Po shikohen mundësitë, se si mund t’i ndihmohet Ankarasë. Idlibi është bastioni i fundit në duar të rebelëve. Turqia mbështet në këtë konflikt rebelët islamistë. Për këtë rajon është nënshkruar një marrëveshje armëpushimi në Moskë 2018, si pasojë Ankaraja ngriti 12 pika vëzhgimi në Idlib. Në dhjetor forcat siriane me mbështetjen ruse filluan një ofensivë dukee përparuar javët e fundit. Erdogan zhvendosi trupat turke në veriun e Sirisë dhe kërcënoi me ndërhyrje ushtarake në rast se ushtria siriane nuk tërhiqet. Në rajon më shumë se 1 milionë vetë kanë marrë arratinë.

LEXO TE PLOTE