Connect with Us

Socialistët miratojnë statutin e ri/ Ja cilat janë ndryshimet

Politikë

Socialistët miratojnë statutin e ri/ Ja cilat janë ndryshimet

Publikuar

-

Socialistët miratuan në sesionin e dytë të Kongresit të PS statutin e ri. Mësohet se sesioni u zhvillua me dyer të mbyllura dhe u miratuan ndryshime teknike.

Deputeti Alket Hyseni tregoi për mediat se PS vendosi krijimin e Librit të Rregullave që përmbledh rregulloret e organeve të partisë, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikës dhe çdo udhëzim për funksionimin e institucioneve të PS.

Gjithashtu Hyseni bëri më dije se në statut u fut koncepti i bashkë-drejtimit burrë-grua, që më parë ishte si udhëzim nga kryesia e PS.

“U vendos kontrolli i integritetit dhe figurës, bazuar në legjislacion. U sanksionua se kush nuk reflekton të vërtetën, kush nuk tregohet i sinqertë për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e  përgjegjësise ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia. Dokumenti u miratua njëzëri nga të gjithë dhe do ta ndihmojë PS-së për zgjedhjet, jo vetëm një forcë perfekte në organizim”, tha socialisti.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Vangjush Dakos/ Zbulohen planet e Ramës   

Ndërsa për kërkesën për mocion nga 8 socialistët, mes të cilëve ishte edhe Arta Dade dhe Maqo Lakrori, Hyseni tha se do diskutohen në mbledhjen e ardhshme të asamblesë.

“Jo se nuk u morën për bazë u diskutua me vëmendje, disa kishin të bënin me statutin që ishin të evauruara. Kërkesat i paraqiten grupit të punës, të gjitha ata shokët që disa ishin anëtarë partie dhe disa jo. Në mbledhjen e ardhshme të asamblesë do të shtrohen për diskutim”, nënvizoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Habit themeluesi i PS-së/ “Në 2 Mars do dal në shesh në krah të Presidentit”

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Limoz Dizdari, një ndër themeluesit e Partisë Socialiste i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, komentoi zhvillimet më të fundit politike.

Reksa deklaroi se PS po shkatërrohet, Dizdari pranoi hapur se do të jetë pjesë e tubimit të thirrur nga presidenti Meta me 2 mars.

“Më vjen mirë që ka interes, do të thotë se ka shqetësim. Përderisa ka shqetësim, duhet të ketë të vërteta. Unë shkoj në manifest për ato shqetësime që rrëfen presidenti. E theksoj këtë. Kjo që bëj unë është krejt normale. Unë ju garantoj se ka me mijëra të tjerë që e mendojnë këto por se thonë. Ne duhet të besojmë tek vota dhe fjala e vërtetë dhe tek qëndrimi ynë konsekuent. Kjo më bën që të them se nëse ka një shqetësim presidenti lidhur me deformimin që i bëhet strukturuarve, formacioneve të institucionit, ky është një konstatim institucional dhe duhet ta dëgjojmë. Duhet të mbajmë qëndrimet tona me vonë, ndaj qëndrimeve që kemi ndaj presidentit. Nëse është zgjedhur një president që për mendimin tim nuk është me i miri, ai kemi”- tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncon Goxhaj/ “Veliaj vjedh projektin e kampusit universitar të një shteti tjetër”

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka akuzuar pak minuta më parë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për vjedhje.

Goxhaj thotë se Veliaj ka vjedhur projektin e kampusit universitar të Bostonit dhe e ka publikuar si punën të tijën.

Avokati ka publikuar fotot e postuara nga kryebashkiaku socialist dhe më pas projektin e Institutit të Artit Bashkëkohor që ndodhet në Boston. Nga fotot vihet re që është i njëjti projekt, si ai i prezantuar nga Veliaj edhe ai Institutit.

LEXO EDHE:  Fushata elektorale/ PS mbledh Asamblenë Kombëtare

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Vangjush Dakos/ Zbulohen planet e Ramës   

“Të vjedhësh projektin e kampusit universitar të një shteti tjetër dhe ta publikosh si një punë tënden;. Veëm ky kryemashtuesi ynë mund ta bëjë!”, shkruan Goxhaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkoi mandat të tretë dhe 800 mijë vota/ Strazimiri “i përvishet” Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri nuk është kursyer aspak ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi një mandat të tretë dhe 800 mijë vota gjatë fjalës së tij në kongresin e PS.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri thotë se Rama po kërkon një mandat të tretë dhe 800 mijë vota, por deklaron se nuk lançoi as rritje pagash, as rritje pensionesh, as ulje taksash dhe as ulje të çmimeve.

Sipas tij, kreu i qeverisë lançoi amnisti të përgjithshme për paret e “çunave”, mjafton që të mos jenë pare droge, prostitucioni dhe trafiqesh.

“Qeveria e “çunave”, për të marrë “mandatin e tretë” nuk ka nevojë për votën e pensionistit, as të rrogtarit, as te dyqanxhiut e biznesmenit!!!

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Vangjush Dakos/ Zbulohen planet e Ramës   

LEXO EDHE:  27-vjetori i themelimit të PD-së/ Bregu: Qokë në shpinë time nuk bëj

Qeverisë së “çunave”, votën ia sjellin “çunat”!!! “Çunat” me “influencat” e tyre, merren me grumbullimin e votave për qeverinë “që u qan hallet” !!!!

Qeverisë së “çunave” nuk i duhet vota për të marrë mandatin e tretë, sepse do ia marrin “çunat” … siç “morën votat” për mandatin e dytë!!!! Kaq!!!!!!”, shkruan demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE