Connect with Us

Skandali me Henri Çilin/ 48 orë në arrest, nuk merret në pyetje

Opinione

Skandali me Henri Çilin/ 48 orë në arrest, nuk merret në pyetje

Publikuar

-

Henri Çili është thirrur të enjten në orën 22 të mbrëmjes në ambjentet e policisë dhe i është komunikuar arrestimi dje në orën 8 të mëngjesit, si pjesë e hetimit në operacionin Mezhgorani. Pra, pas 10 orësh që është mbajtur në polici, i është komunikuar urdhëri i arrestit.

Ndërkohë, tani bëhen 48 orë që Henri Çili është arrestuar së bashku me më shumë se 30 veta si  pjesë e një grupi ku ka dhe 6 akuza të ngritura ndaj tij, por ai ende nuk është marrë në pyetje.

Ky është një nga rastet më flagrante kur një prsoni po i shkelen të drejtat, kërkon të flasë dhe nuk ka me kë të flasë! Nuk ka as prokuror as oficer të Policisë gjyqësore. Askush nuk e merr në pyetje!

Dhe kur kjo bëhet me një person publik, me një pronar universiteti,  pavarësisht bindjeve, kush është ai apo çfarë ka bërë ai në jetë, pyetja lind, çfarë ndodh me një qytetar të thjeshtë?

Është një rast flagrant, për 48 orë, me një mal me akuza dhe askush nuk e pyet! Janë 48 orë, ndërkohë në raste të tilla, në operacione të tilla, minimalisht një oficer i Policisë Gjyqësore do të kërkonte të dhënat. Donte informacionet një prokuror, duhet ta pyeste.

LEXO EDHE:  Laç/ Pas kanosjes arrestohen dy persona

Nuk po flasim për një njeri të rëndomtë, se akuza është akuzë, por ajo duhet të ketë dhe fakte dhe prova.

Ende askush nuk ka shkuar ta marrë në pyetje sepse Çili pretendon se asnjë nga akuzat nuk qëndron dhe ai do ti faktojë dhe do të mbrohet.

Por nuk mund të ndodhë kurrsesi kjo që po ndodh këto 48 orë që merret arrestohet dhe nuk pyetet.

Çili nuk është rasti i atyre kriminelëve qe kanë vrarë dhe prerë dhe arratiset apo të dali nga drejtësia me korrupsion.

Është rasti kur duhet të shikojmë jo vetëm shown e bërë nga policia  apo dhe nga institucionet e tjera, por të shohim dhe procedurat ligjore si po ndiqet dhe po zbatohen.

Nuk mund të merret një njeri të hidhet në birucë atje dhe të lihet pastaj “rri prit ti” kur ti vijë qejfi prokurorit apo oficerit të Policisë Gjyqësore./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Çka më thoshte “Balzaku shqiptar” nga Kosova për 20 vjeçarin Lulzim Basha në Hollandë

Publikuar

-

Nga

Nga Ramiz Lushaj –

“Balzaku shqiptar”, shkrimtar i shquar nga Kosova, Sulejman Krasniqi, gjatë qëndrimit në Afrikën e Jugut, veçanarisht në kthim në avionin e madh “Olympiç” nga Johanesburgu në Athinë, teksa rrinim bashkë në dy sedilje kah dritarja në anë të majtë, më fliste me një pasion të madh për Lulzim Bashën, djalin e madh të baxhanakut të tij, Xhelalit, mjeshtër mekanik i njoftun dhe të kunatës së tij, Remzijes, mësuese me emën të mirë.
Tek ky djalë i ri shihte me mjaft shpresë një lider të së ardhmes. Aq besim të madh kishte në personalitetin e dituritë e tij, aq shpesh fliste për të ardhmen e tij saqë të shtynte me e njoft nga afër të riun Lulzim Basha, me krijue ide e bindje të qartë rreth tij, për të ardhmen e tij.

-Qysh i vogël, – më thotë shkrimtari 57 vjeçar Sulejman Krasniqi – nuk m’u ndajke me pyetje nga ma të ndryshmet për Kosovën. I (ri)lexonte romanet e mia për Miç Sokolin, Bajram Çurrin, Oso Kukën, Shote Galiçen, për dardanët, etj., vinte e më tregonte çka kishte lexuar në libra dhe në gazeta e revista për Kosovën. Në fund të qershorit 1989, kur Sllobodan Millosheviçi në 600 vjetorin e Betejës së Fushë-Kosovës e rrënoi autonominë e Kosovës dhe startoi fushata e naçionalizmit serb dhe shtypi i Tiranës botonte artikuj për këto ngjarje, ishte gjimnazist te “Sami Frashëri”, nja 15 vjeç, dhe vinte e folnim gjatë për Kosovën. E ka edhe një rrem të fortë gjaku nga Dreniça e Kosovës. Nana e tij, që është kunata ime, motra e Mirës, është burrneshë Dreniçe…

-…Në vitin e vështirë 1990, unë e Mira,- rrëfente ma tej shkrimtari Sulejman Krasniqi – e kishim merak Lulin, sepse ishte gjimnazist e shkonte me shoqëri të vet tek Lëvizja Studentore e Dhjetorit, në mitingje, protesta e demonstrate në Tiranë. Gjuhët e huaja i ka me qejf të madh. Anglishten e flet mirë. Kie qejf me e ndie. Din edhe hollandisht, se po e mëson atje në Hollandë. Është në vit të dytë në Universitetin Utreçht. Ky universitet, ku mëson Luli, është i themeluar në shek. XVII, rreth njëqind vjet pas librit të parë shqip “Meshari” të Gjon Buzukut. Atje po studion shumë mirë dhe punon si koordinator në fakultet të drejtësisë, si punonjës apo këshilltar në disa firma private për të siguruar të ardhura për shkollimin e tij. Edhe kur ishte gjimnazist punonte gjatë verës. Është menaxher i mirë i vetvetes… Ti thuaj çka të duash e merre si të duash po ky djalë i zoti ka me dal në dritë, ka me eçë mirë…”

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet e operacionit në Shkodër/ Skema e grupit të fajdeve

LEXO EDHE:  Laç/ Pas kanosjes arrestohen dy persona

E mbajti fjalën shkrimtari Sulejman Krasniqi, me të çilin ishim komshinj pasi banoja aty afër tij në një tjetër pallat me qira. Atë vit, më 1994, kur erdhi Lulzim Basha nga studimet universitare në Hollandë, na ftoi për një ndeje me kafe në katin e parë të një pallati në Rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në afri të Rrugës së Madhe Kinostudio-Kombinat. Asokohe punoja me gazetën “Dardania”. Folëm gjatë me 20 vjeçarin Lulzim Basha, por due me i ra shkurt: Sulejman Krasniqi kishte të drejtë. Atë ditë e sot. Edhe mot.
Në vitin 1996 ishim në shtëpinë e Sulejman Krasniqit – shkrimtarit legjendë të mbijetuar në sfida të mëdha të kohës. Ishim në një drekë mikpritëse sëbashku me ministrin e Oborrit Mbretëror Shqiptar, Abedin Mulosmanaj, me dr. Guri Durollarin kryetarin e PLL, me Sul Lushaj i ardhur nga Australia, e të tjerë. Aty i dveta për të ”adhuruarin” e “shkrimtarit të Pavarësisë së Kosovës për Lulzim Bashën. Nana e tij u përflak nga një dritë hyjnore burimore teksa flitej për djalin e saj, që e donte aq shumë… Ishte një bisedë që u ndez me fjalë të mira… teksa flisnin për studentin e vitit të tretë të Universitetit Utreçht…
…Në vite mendoja për “profeçinë” e kollosit Sulejman Krasniqi per Lulzim Bashën, si një yll po dukej në horizontin shqiptar. E thanun ndryshe, sipas ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, “një yll në ngjitje”.
Në atë mars të vitit 1994 teksa qëndruam në një ndalesë të shkurtër në aeroportin e Kenias po të më thonin se një emigrant me origjinë të vonshme nga ky vend i Afrikës, qytetari i denjë amerikan, Barak Obama, do të bahej President i Amerikës kjo do të ishte e pabesueshme. Po pikërisht tek këto fakte e vlerësime qëndron një nga mrekullitë e jetës që e ban botën të ndryshojë kaq shpejt, kaq shumë, kaq mirë…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mustafa Nano/ Për arrestimin e Henrit “tim” dhe Henrit të të gjithëve

Publikuar

-

Nga

Lajmin mbi arrestimin e Henrit e mora vesh të premten, një ditë pasi kishte ndodhur. Më duhet të them se u kapa në befasi. Ishte si të dëgjoja një gjë të pamundur, të pabesueshme. E nuk ishte thjesht arrestimi. Edhe akuza është tronditëse.

Mendojeni pak! Flitet mbi përpjekje për të manipuluar drejtësinë në të mirë të ca njerëzve që janë dënuar për vrasjen e një polici të republikës.

Dhe mua këto nuk më puqen me Henrin që unë njoh, që është botuesi i librave të mij prej vitesh, që është ai që më ka financuar me logjikë mecenati, d.m.th në këmbim të asgjëje, gazetën online Respublica (në kohët që ajo ishte e imja), që është punëdhënësi që pagesat m’i ka bërë gjithë kohën vetëm në rrugë bankare, që ka bërë UET-in (një prej universiteteve më të mira private).

Ky ka qenë Henri “im”, të cilin nuk ma ka bërë asnjëherë të largët Henri “i të gjithëve”, d.m.th sipërmarrësi që është përdorur e ka përdorur, që ka kërcyer majtas e djathtas, që ka qenë i afërt me Berishën, Ramën, Metën, Bashën, e me të shumtit e eksponentëve të jetës publike shqiptare, që ka qenë pjesë organike e establishmentit politik e ekonomik, që ka miq e armiq (më shumë armiq sesa miq, supozoj), që i pëlqen shumë “mettersi in piazza”, që e shijon shumë famën, vizibilitetin, ndikimin publik, që nuk ka lënë përpjekje pa bërë me synimin për ta kapitalizuar këtë ndikim publik.

Unë, ç’është e vërteta, nuk pretendoj se e njoh Henrin si sipërmarrës, nuk kam ide se ç’bën ai me bizneset e veta, se si i ecin ato, por kam përshtypjen se është, në versionin më “monstër”, një biznesmen tipik shqiptar, një biznesmen i kohëve që kemi jetuar e jetojmë.

Këto konsiderata, sidoqoftë, nuk kanë rëndësi. Sepse në këtë mes nuk kanë rëndësi mendimet e askujt. Rëndësi ka që drejtësia të lejohet të bëjë punën e vet e të hedhë dritë të plotë, mbi atë që ka ndodhur. Madje, jo vetëm duhet të lejohet, por edhe duhet të inkurajohet e të mbështetet.

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet e operacionit në Shkodër/ Skema e grupit të fajdeve

LEXO EDHE:  Nga patundshmëritë tek paratë dhe dhoma e gjumit dhuratë/ Prokurorja si tregtare shumice

Veçse jo kështu si e ka nisur, me rrjedhje “të paqëllimshme e të pafajshme” informacioni, me insinuata ndaj ndonjë “zyrtari të gjykatës së lartë” (është e çuditshme që rrjedh çdo gjë prej dosjes, por jo emri i këtij zyrtarit), me kryepolicin e Republikës që e sheh të udhës të dalë vetë për të informuar publikun mbi këtë aksion, me ministrin e brendshëm e kryeprokurorin që dalin e na e shesin arrestimin e Çilit si “fryt të reformës në drejtësi”, etj.

E megjithatë, pavarësisht këtyre çudive në këtë proces që sapo ka filluar, askush nuk ka bërë ndonjë spekulim mbi pilotimin politik të këtij procesi. Dhe kjo është një gjë e mirë, që krijon një klimë të paqtë hetimi e gjykimi e që nuk të jep arsye të dyshosh në drejtësinë e vendimit që do të merret në fund. Dhe kështu, nëse akuzat që janë bërë ndaj Henrit do provohen nga një gjykatë (sepse gjykata është që i provon, nuk janë policët e prokurorët; aq më pak inkuizitorët online), unë sigurisht që do tronditem, madje më shumë sesa prej arrestimit të tij, por nuk do kem zë për ta marrë në mbrojtje. Madje, as për të shprehur keqardhje. Sepse, përsëris, gjërat që thuhen në adresë të tij janë të rënda.

Në daltë ndryshe, mua sigurisht do të më vijë shumë mirë. Madje, do dal të bërtas: Halleluja! Dhe do të bëj një Henri’s Party.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artur Zheji/ Henri Çili, ky vrasës me pagesë

Publikuar

-

Nga

Kishte kërcënuar dhe rrezikonte në mënyrë kriminale, të fshehtë dhe hipokrite, me pushkë dhe me penë, Kongresin e suksesshëm të Edi&Linda Ramës, të mbajtur në Pallat të Kongreseve, e nën siglën e Pastiçerisë Socialiste!

E arrestuan pra më në fund, vrasësin serial, fytyrën më kriminale të Shqipërisë së fshehtë, Henrin, apo Naimin, si dhe ja kujtojnë dashamirësit e tanishëm, emrin e tij të origjinës.

Banda e tij, themeluar në errësirat e bodrumeve më të errta, me një organizim kompleks, që si një oktapod gjigant kontrollonte dhe zhvaste të gjithë vendin, duket se u mbërthye në mënyrë spektakolare, u çmontua dhe koka e krimit u arrestua e është tash pas hekurave.

Henri Çili, kjo fytyrë e frikshme, ideator i bandave Kçkëiste të Shqipërisë, ky gjarpër i fshehur, ky vrasës i shumëfishtë, poliagjent, themelues i disa (gjashtë për saktësi) grupeve të strukturuara kriminale, të njollosura me gjakun e pafajshëm të shumë shqiptarëve, tani, falë Reformës në Drejtësi, falë Rilindjes që na Rilindi të gjithëve, gjendet sot në qeli!

Në një qeli të ftohtë, në të njejtën qeli, të thellë e të ndyrë, të banuar nga minj dhe lakuriqë nate, ku dhe, do të përfundojnë të gjithë armiqtë që ka pasur, ka, e do të ketë, Shqipëria jonë Socialiste!

Fëmijë të lumtur të Shqipërisë, tani e tutje shikoni dhe bëni “like”, Kongresin e Partisë Socialiste, fytyrat e qeshura të Edit, të xhaxhi Gramozit dhe të xhaxhi Gjushit, lërini kartonat dhe lëreni Tomin dhe Jerry-n, ndiqni Kongresin! Gëzojuni dhe brohorisni pra, për të ardhmen tonë të pandalshme e moderniste!

Sepse, Henri Çilin, falë syrit të mprehtë të Organeve tona, është tashmë në duart të sigurta!

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet e operacionit në Shkodër/ Skema e grupit të fajdeve

LEXO EDHE:  Arrestimi i biznesmenit për skandalin me naftën Virxhin/ Ja çfarë kërkon prokuroria

Henrin, këtë përbindësh që hante çdo mëngjes një foshnjë të skuqur me gjalpë, në drekë, thyente një Bankë dhe në darkë, vetë gostitej me verë, përzier më gjakun e Partisë (që për pak I zuri besë këtij armiku), i është dhënë vendi i merituar, në qeli.

Luani pra, lumturisht dhe lirisht, me besimin e patundur te Partia Mëmë, ju fëmijë, nëna dhe baballarë të Republikës sonë, krejt lirisht parqeve dhe klubeve!

Droga u zhduk!

Vrasjet nuk do ketë më, në vendin tonë të bekuar nga kjo qeverisje, sepse vrasësi serial, apo Nona, dhe organizatori djallëzor i të gjitha vrasjeve në Republikën tonë, u zbulua, u dreqos dhe u prangos, mbas një pune shëmbullturore të organeve kompetente, zbuluese, ndëshkuese, arrestuese dhe demoralizuese…

Por, askush të mos harrojë, se organizatat kriminale, të cilat do të shkulen, një e nga një, (premtim solemn ky i Edi Ramës), e që nuk e duan të mirën e shqiptarëve, kanë rrënjë të thella dhe akoma capak përfaqsues, në mediat shqiptare.

Ata maskarenj, do përfitojnë edhe ca, nga mbrojtja e Evropës, por dihet, se ashtu si të gjithë armiqtë e Shqipërisë sonë Socialiste, herët a vonë, do ti kenë ditët e numëruara.

Organet kopetente, po punojnë për këtë qëllim!

“Dhe mbas Çilëve, do dëgjoni shpejt, edhe emra të tjerë, që do të bien në rrjetën e ndershme dhe të paanshme, të Drejtësisë së Reformuar Shqiptare”, është dëgjuar të thuhet në dhomat e pushtetit suprem, të Partisë…

LEXO TE PLOTE