Connect with Us

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA

Bota

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA

Publikuar

-

Një grua në shtetin e Uashingtonit ka vdekur nga koronavirusi duke shënuar rastin e parë të vdekjes në SHBA. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarët e shëndetit publik. Presidenti Trump duke iu referuar të dhënave më të fundit pas vdekjes së parë të raportuar në SHBA tha se ajo ishte një grua mbi 50 vjeç dhe e me të dhëna mjeksore që tregonin rrezik të lartë për shëndetin.

Presidenti tha gjithashtu se nuk ka vend për panik dhe se çdo amerikan i shëndetshëm nesë preket nga COVID-19 do të jenë në gjendje të shërohet.

Nënpresidenti Mike Pence njoftoi gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se Uashingtoni do të ndalojnë udhëtimet drejt Iranit si përgjigje ndaj situatës së krijuar atje për shkak të koronavirusit të ri. SHBA gjithashtu kanë rritur nivelin e paralajmërimeve mbi udhëtimet drejt Italisë dhe Koresë së Jugut, shkruan Voa.

Të premten Shtetet e Bashkuara raportuan rastin e katërt me koronavirus për të cilat autoritetet thonë se nuk janë ende të qartë mbi mënyrën e infektimit të tyre.

LEXO EDHE:  SHBA kundër Metës/ “Zgjedhjet me 30 Qershor”

Rasti më i ri u konfirmua në shtetin e Uashingtonit. Autoritetet në Oregon njoftuan gjithashtu të premten për një pacient i cili sipas tyre dyshohet se mund të jetë bartës i virusit, dy rastet e tjera janë identifikuar në Kaliforni./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Gruaja bie nga kati i tretë në një qendër tregtare/ Dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një grua ka rënë nga kati i tretë i qendre tregtare në Prishtinë, në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, teksa motivet ende nuk dihen.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, saktësisht në një qendër tregtare, në rrethana ende të pasqaruara një person (femër) ka renë nga një lartësi brenda hapësirave të objektit. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë Ahmeti./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Aksident tragjik/ Autobuzi përplaset me trenin, 19 të vdekur, mbi 50 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident tragjik me pasojë 19 viktima dhe mbi 55 të plagosur është regjistruar në  provincën jugore Sindh të Pakistanit, teksa një autobus me pasagjerë është goditur nga një tren.

Zyrtari i hekurudhave, Tariq Kolachi tha se aksidenti ndodhi në afërsi të qarkut Rohri, rreth 470 kilometra në veri të kryeqytetit Karaçi.

“Të gjithë personat që kanë vdekur kanë qenë duke udhëtuar me autobus”, tha ai, shkruan Rel.

Të paktën 55 persona janë lënduar, tha për AFP, Rana Adeel. Ai tha se disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike dhe se numri i viktimave mund të rritet.

LEXO EDHE:  Sulmet në Bruksel/ SHBA shton masat e sigurisë

LEXO EDHE:  SHBA/Konventa e Partisë Demokrate u hap nga një shqiptaro-amerikane

Kolachi tha se ende nuk është i qartë shkaku i aksidentit, duke shtuar se treni me pasagjerë, i quajtur Pakistan Express, po udhëtonte nga Karaçi për në Lahore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

18.000 refugjatё drejt BE?/ Gjendje e tensionuar nё kufirin greko-turk

Publikuar

-

Nga

Greqia ka bllokuar 4000 migrantё qё vinin nga Turqia nga hyrja “ilegale” nё kёtё vend, njoftojnё mediat. Sipas njoftimeve nё media, Erdogan ёshtё shprehur, se i ka hapur portat pёr refugjatёt.

Situata nё kufirin greko-turk ёshtё tensionuar tё shtunёn (28.02). Greqia kёrkon tё ndalё patjetёr migrantёt qё vijnё nga Turqia. “Qeveria ёshtё e vendosur tё bёjё gjithçka pёr tё mbrojtur kufijtё”, tha zёdhёnёsi i qeverisё, Stelios Petsas tё shtunёn para gazetarёve. Nё 24 orёt e fundit, autoritetet greke kanё numёruar 4000 persona qё kanё bёrё pёrpjekje pёr tё kaluar kufirin e hyrё nё Greqi. Policёt grekё dhe mijёra migrantё janё pёrplasur ashpёr nё kufirin greko-turk nё Pazarkule. Pamjet e televizionit grek, Skai tregonin se si policia greke pёrdorte gazin lotsjellёs kundёr migrantёve, qё hidhnin gurё nga ana turke e kufirit.

18 000 refugjatё drejt Europёs?

Agjencia Reuters ka bёrё tё ditur, se sipas informacioneve nga burime tё saj, Turqia ka vendosur qё tё mos i ndalё mё refugjatёt qё kanё marrё rrugёn drejt Europёs pёrmes rrugёs tokёsore ose detare. Po tё shtunёn agjencia e lajmeve, afp ka bёrё tё ditur se presidenti turk, Erdogan nё Stamboll ёshtё shprehur, se pavarёsisht ujdive me BE pёr refugjatёt, do t’i lejojё ata qё kalojnё kufirin nё Bullgari dhe Greqi. “Ne i kemi hapur portat”, citohet nga mediat Erdogan qё ka akuzuar BE,se nuk i ёshtё pёrmbajtur marrёveshjes sё refugjatёve. Sipas Erdoganit 18.000 refugjatё janё ndёrkohё qё nga e premtja nё kufijtё e Turqisё me BE.

LEXO EDHE:  Rusi/Zjarri në qendrën tregtare, dhjetëra persona të zhdukur

LEXO EDHE:  Foto- Artan Hoxha në Kosovë/ Publikon fotot e veçanta

Gjendja ёshtё e paqartё. Sepse tё premten nё mbrёmje, i ngarkuari i BE pёr politikёn e Jashtme, Jospeh Borrell ishte shprehur, se pas njё bisede telefonike me ministrin e Jashtёm turk, Mevlüt Cavusoglu, ai ka marrё “garancinё” nga Turqia, se Ankaraja do tё pёrmbushё pjesёn e saj tё marrёveshjes sё refugjatёve, tё nёnshkruar nё mars 2016.

Gjendja u shkallёzua papritur kёto ditё, pasi Turqia tha se do tё hakmerret pas vrasjes sё 33 ushtarёve turq nё sulmet ajrore siriane nё provincёn e Idlibit, dhe u shpreh, se nuk do t’i mbajё mё refugjatёt qё duan tё vijnё nё Europё. Tё shtunёn nga Turqia bёhet e ditur, se janё shkatёrruar magazina me armё kimike nё Siri, si edhe njё „numёr i madh” i objektivave tё qeverisё sё Bashar Al-Asadit./ DW

LEXO TE PLOTE