Connect with Us

Rindërtim me borxhe/ Si do të përdoren huatë e Francës, Italisë e Bankës Botërore

Ekonomi

Rindërtim me borxhe/ Si do të përdoren huatë e Francës, Italisë e Bankës Botërore

Publikuar

-

Konferenca e Donatorëve i tejkaloi pritshmëritë në totalin e shumës së siguruar për financimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Por, 74% e kësaj shume është borxh me kushte të buta. Sa efektiv është marrja e këtij borxhi. Flasin ekspertët dhe përfaqësuesja e Bankës Botërore. Zbardhen interesat e kredisë së Italisë, projektet ku do të përdoren fondet e Francës dhe kreditë e Bankës Botërore.

Nga Dorina Azo

Qeveria bëri “bingo” në kërkesën e saj për donacione për rindërtimin pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Nga 1 miliardë euro që ishin vlerësuar nevojat e rindërtimit bazuar në raportin e Vlerësimit të Nevojave Pas Fatkeqësisë së Tërmetit, ajo arriti të sigurojë 115% të kësaj shume, ose 1.15 miliardë lekë. Por, 74% e tij është borxh me kushte të buta, që nëse do të përdorej përnjëherë do ta rriste borxhin publik me 7 pikë përqindjeje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ekspertët e ekonomisë arrijnë në konkluzionin se përdorimi i kredive për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti do të ndikojnë në rritjen e borxhit publik dhe deficitit. Azmi Stringa pedagog në Universitetin e Nju Jorkut tha se pavarësisht kohëzgjatjes së disbursimit të kredive ato do të rrisin borxhin publik në nivelin e 72 për qind.

Sipas tij, kjo vjen për shkak të ngushtimit në vite të hapësirave fiskale korrigjuese të vendit dhe mosrealizimit të objektivit për ta mbajtur borxhin nën 60 për qind të PBB-së. “Sot do të kishim më shumë hapësirë për të shpenzuar për rimëkëmbjen nga tërmeti. Madje, me intensitet të lartë. Fatkeqësisht vendi ynë është larg realizimit të objektivave të vendosura për borxhin publik, detyrimeve të prapambetura, reformës në sektorin e energjisë”, u shpreh Stringa. Sipas tij fatura e borxhit do të paguhet nga shoqëria.

Edhe për ekspertin e ekonomisë, Arben Malaj përdorimi i kredive për zonat e tërmetit do të rrisë presionin ndaj borxhit dhe deficitit buxhetor nëse nuk do të ketë rritje ekonomike. Malaj shpjegon se nëse rritja ekonomike vijon nga 2.4 për qind në 4.1 për qind presionet ndaj treguesve si borxhi publik dhe deficiti do të zbuten në planin afatmesëm. Banka Botërore rekomandon që të bëhet kujdes me përzgjedhjen e projekteve, me qëllim minizimin e efekteve negative në ekonomi. Përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në vendin tonë, Maryam Salim thotë se nëse do të zgjidhet projekti i duhur për zbatim, efekti te rritja ekonomike dhe borxhi publik do të jetë pozitiv.

“Nëse këto projekte zgjidhen me kujdes për të përmirësuar stokun e kapitalit prodhues që përdor ekonomia, këto do të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe në këtë mënyrë do të përmirësojnë kapacitetin e shërbimit të borxhit të vendit”, vlerësoi ajo. Sipas raportit për vlerësimin e kostove të hartuar nga banka Botërore, qeveria, Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara, tërmeti vlerësohet të ketë shkaktuar efekte që janë sa 6.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në dëme dhe në 1.1 për qind të PBB-së në humbje.

Si rezultat i tërmetit, rritja reale e PBB-së gjatë vitit 2019 dhe 2020 vlerësohet të jetë më e ulët me efektet e humbjes së kapacitetit që kufizojnë rritjen gjatë periudhës afatmesme. Ekonomia shqiptare parashikohet të jetë rritur me rreth 2.4 për qind në vitin 2019, dhe 3.2 për qind në vitin 2020 nga një bazë fillestare para tërmetit, që vlerësohej rritje prej 2.9 për qind dhe 3.5 për qind, respektivisht.

 

Si do të përdoren kreditë e Italisë, Francës e Bankës Botërore

Përfundimi i konferencës së donatorëve krijoi mjaft paqartësi se cilat janë projektet konkrete ku do të përdoren kreditë në ndihmë të rizhvillimit të zonave të prekura nga tërmeti. Burime nga Ambasada Italiane sqaruan për Monitor se fondi i dhënë me vlerë 65 milionë euro është kredi ndihme. Interesi i kredisë ende nuk është përcaktuar, por parashikohet që të jetë nën 1 për qind. “Kjo kredi është me kushte lehtësuese financiere, sepse përveç se do të ketë një interes të ulët, afër zeros, apo rreth 0,5 për qind, periudha e mospagimit do të jetë 8-10 vjet”,- u shprehën nga ambasada italiane.

LEXO EDHE:  Bënin trajnim fiktiv mësuesve/ Pezullohen 51 agjenci

Italia në kushtet e kredive të buta përfshin edhe programin e konvertimit të borxhit, të cilën nuk e kanë shtetet e tjera. Aktualisht vendi ynë ka një marrëveshje me shtetin italian për kredi me konvertim borxhi. Kredia e dhënë në konferencën e donatorëve nuk përfshihet në këtë program.
Italia vendosi në dispozicion të Shqipërisë në konferencën e donatorëve edhe 21 milionë euro. Këto fonde të Koperacionit Italian do të jenë në dispozicion të qeverisë nëse do t’i nevojiten për përdorim nëpërmjet zbatimit të projekteve. Përveç kësaj, ministri i jashtëm italian në konferencën e donatorëve, shpjegoi të gjithë ndihmën logjistike të vënë në dispozicion pas tërmetit. “E gjithë kjo është në vlerën e 4 milionë eurove”, shpjegoi ambasada italiane.

Pas ngjarjes së tërmetit, në konferencën e donatorëve, Franca u angazhua me 60 milionë euro kredi. Burime për Monitor nga Ambasada Franceze thanë se kjo kredi do të financojë rindërtimin e rrjetit të brendshëm të ujit të pijshëm të qytetit të Durrësit dhe fshatrave përreth.
“Duke qenë se rrjeti i brendshëm i Durrësit është i amortizuar, ku një pjesë e tij është ndërtuar që në vitin 1958 është i amortizuar. Kjo e bën tepër urgjente situatën për ndërhyrje në rrjetin e ujit të pijshëm. Për qytetin e Durrësit, Banka Botërore sapo përfundoi edhe ndërtimin e ujësjellësit të ri nga Fushë Kuqe deri në Durrës”, sqaruan burimet.

Në konferencën e Brukselit mes qeverisë shqiptare dhe asaj franceze u nënshkrua edhe marrëveshja për “Themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, (AFZH) të Proparco dhe të Expertise France në Shqipëri”. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Francës Jean-Vyes Le Drian për realizimin e projekteve me vlerë 100 milionë euro.

Mësohet se zbatimi i këtyre projekteve nuk ka në fokus ngjarjen e tërmetit. Shuma prej 100 milionë euro përfshin dy projekte me mbështetje buxhetore, një prej tyre është 50 milionë euro për barazinë gjinore dhe projekti tjetër me vlerë 50 milionë euro do të zbatohet për reformën e sektorit të energjisë.

Projekti i barazisë gjinore është bashkë financuar me Bankën Botërore, ku ajo financon 9,1 milionë euro, ndërsa AFZH financon 50 milionë euro. Për projektin në sektorin e energjisë AFZH financon 50 milionë euro, ndërsa KfW financon 100 milionë euro. Në formën e donacionit, nga Franca do të jepen 1 milionë euro. Banka Botërore u angazhua për dhënie kredi me vlerë 106 milion euro. Përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri znj. Maryam Salim në intervistën për Monitor shpjegoi se 85 milionë euro kredi do të përdoren për strehimin. Sipas saj është rënë dakord me qeverinë që 6 milion euro kredi nga projekti aktual i Modernizimit të Sektorit të Shëndetësisë të përdoren për të mbështetur punën për rindërtimin e tre spitaleve.

Nga Banka Botërore do të vendosen 15 milion euro të tjera hua shtesë në dispozicion përmes të njëjtit projekt për të mbështetur nevojat e mëtejshme të rindërtimit në sektorin e shëndetësisë, përfshirë blerjen e pajisjeve dhe mobilieve të nevojshme për spitalet e dëmtuara.

 

 

Kreditë dhe donacionet

Në total nga konferenca ndërkombëtare e donatorëve, “Së bashku për Shqipërinë” u mblodhën 1,15 miliardë euro fonde për rizhvillimin e zonave të shkatëruara. Nga totali i fondeve të mbledhura, sipas raportit zyrtar të dhënë nga Komisioni Europian reth 296 milionë euro janë donacione, ndërsa huatë arrijnë 853 milionë euro.

Nga totali i fondeve 3.4 milionë euro të tjera janë të ashtuquajtura in-kind (ndihma që jepen direkt në mallra-shtëpi ose shërbime). Huaja përbën 74 për qind të angazhimit total të përfituar, 25.6 për qind janë donacion dhe 0.4 për qind është angazhim në produkte konkrete.
Shtetet anëtare të BE-së, Komisioni Europian dhe Banka Europiane e Investimeve kanë dhënë gjithsej 246 milionë euro, nga të cilat 60 milionë euro është dhënë nga Franca, 86 milionë euro nga Italia dhe 100 milionë euro nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Europës./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Fillojnë të ndihen pasojat e tërmetit/ Kredia për ekonominë shënon rënie në janar

Publikuar

-

Nga

Kredia për ekonominë ka shënuar rënie në janar, pas muajsh të tërë që ishte rritur ndjeshëm. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë në fund të janarit arriti në 568.8 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 0.3% në raport me muajin e mëparshëm.

Të dhënat e detajuara tregojnë se rënia është ndikuar nga tkurrja e kredisë në lekë për bizneset. Stoku i huasë në lekë për sipërmarrjet zbriti në 138.6 miliardë lekë, me një tkurrje prej 2%.

Shqipëria u godit në 26 nëntor nga një tërmet me pasoja shkatërruese, sidomos në zonën e Durrësit, duke krijuar një stepje të përgjithshme tek planet për investime të bizneseve. Një raport i mëparshëm i Bankës së Shqipërisë konstatoi se tërmeti i 26 nëntorit frenoi kërkesën për kredi në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Për vetë natyrën e brishtë të aktivitetit ekonomik të Ndërmarrjeve të Vogla dhe te Mesme, pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 mund të kenë ndikim të lartë tek kjo kategori i biznesit vlerësoi Banka e Shqipërisë. Në fund të vitit 2019, kredia për SME-të përbënte 11.6% të PBB-së, ose 0.7 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Ndryshe nga bizneset, huaja për individët vijoi rritjen, duke u zgjeruar me 0.2% me bazë mujore në janar, pas tkurrjes së muajit të mëparshëm.

Me bazë vjetore (janar 2020/janar 2019), huaja për ekonominë është rritur me 6%, si rrjedhojë e përformancës së mirë të vitit 2019. Banka e Shqipërisë raportoi se politika monetare stimuluese, ristrukturimi i sektorit bankar dhe përmirësimi i bilanceve të tij, kanë nxitur një rritje më të shpejtë të kreditimit.

Sipas llojit të monedhës, kredia në lekë përbënte 52.63% të totalit në janar, me një rënie të lehtë nga 52.84% që ishte ky treguar muajin e mëparshëm, për shkak të ecurisë së dobët të kredisë në lekë në janar.

LEXO EDHE:  658 të lënduar nga tërmeti/ Italia dërgon në Shqipëri ekipin e mjekëve

LEXO EDHE:  Bënin trajnim fiktiv mësuesve/ Pezullohen 51 agjenci

Dëmet nga tërmeti

Sipas “vlerësimitë të nevojave post fatkeqësisë”, në total, dëmet e tërmetit të 26 nëntorit arritën në 1 miliardë euro. 700 milionë euro janë dëme në banesat e qytetarëve, të cilat janë shembur plotësisht ose kanë dëmtime të pjesshme. 150 milionë euro është fatura e dëmeve tek fabrikat dhe njësitë prodhuese të biznesit, ndërsa pjesa e mbetur prej 150 milionë eurosh të tjera janë dëme në veprat publike si shkollë rrugë dhe spitale.

Në sektorin e biznesit dhe punësimit, 714 biznese (8% e totalit të bizneseve) u dëmtuan dhe, si pasojë, aktivitetet e tyre gjithashtu u prekën. Një total prej 438 punonjësish nga 56 biznese prodhuese zyrtare humbën përkohësisht punën e tyre, ashtu si dhe 79 të punësuar nga 124 biznese zyrtare në industrinë e tregtisë. Humbja e vlerësuar e të ardhurave është 1.93 milion EUR (0.24 miliardë lekë). Në nënsektorin e Turizmit ka pasur dëme në 18 akomodime publike dhe private në Durrës, dhe në 42 objekte ushqimore dhe pije kryesisht në Durrës. Nga të gjitha humbjet në turizëm, 97% është për shkak të rënies së parashikuar të vizitorëve të huaj nga viti 2020 deri në vitin 2022. Në nënsektorin e Trashëgimisë Kulturore, dy muze kombëtar dhe tre muze lokal u klasifikuan si të pasigurt dhe janë akoma të mbyllura për publikun, ndërsa 23 monumente dhe site shtesë u klasifikuan si rrezik të lartë dhe 30 monumente të tjera si rrezik mesatar. Dëmet në nënsektorin e Bujqësisë ishin të vogla dhe lidhen me inputet dhe pajisjet bujqësore. Pati dëmtime në argjinaturat dhe stacionet e kullimit të ujit në Durrës dhe Lezhë, si dhe në Institutin për Sigurinë e Ushqimit dhe ndërtesën e Veterinarisë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Koronavirusi tek fqinjët, lidhjet e forta tregtare/ Sa persona fluturojnë në vit nga dhe drejt Italisë

Publikuar

-

Nga

Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, si për tregtinë, ashtu dhe për lëvizjet e shtetasve, sidomos përmes ajrit e detit. Me Italinë realizohet rreth 33% e volumit tregtar, ndërsa përmes detit e ajrit qarkullojnë në total 3.3 milionë pasagjerë në vit, ose meaatarisht rreth 9 mijë persona në ditë (në verë fluksi ditor i pasagjerëve është më i larte).

Tregtia

Sipas të dhënave të INSTAT, drejt Italisë shkojnë 48% e totalit të eksporteve në 2019-n, ku peshën kryesore se zënë tekstilet e këpcët, (rreth 60% e totalit), e më pas “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”. Italia renditet dhe si partneri i parë për importet me 25% të totalit të blerjeve që bëjmë nga gjithë vendet e botës.

Grupmalli më i importuar janë “tekstilet dhe këpucët”, me 25% të totalit që vjen nga Italia, e lidhur me faktin që një pjesë e tyre janë lëndë e parë dhe më pas rieksportohet e përpunuar. Industria telstile dhe e këpucëve është e lidhur ngushtë me shtetin fqinjë, pasi rreth 70% e eksporteve të këtij grupi kanë si destinacion Italisë.

Grupmallrat e tjera më të importuara nga Italia janë “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” (20% e totalit të importeve nga Italia), “Ushqim, pije duhan” (12%), “Materiale ndërtimi dhe metale” (11.5%).

Lëvizjet përmes ajrit, 1.7 milionë pasagjerë në vit, nga dhe drejt Italisë

Italia mbetet destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit, me 50% të trafikut total të pasagjerëve për vitin 2019, sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport.

Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit vijon të jetë Roma, me 334 mijë pasagjerë në 2019-n, me rritje prej 1.8% me bazë vjetore. Roma shërben jo vetëm si destinacion direkt, por edhe si tranzit për të udhëtuar në Europë dhe jashtë saj.

Destinacioni i dytë është Milano, me 317 mijë pasagjerë, me rritje të fortë prej 12% në raport me një vit më parë. I treti është Bergamo, me 169 mijë pasagjerë (rritje 18%). Në fakt, të marra së bashku, për shkak të afërsisë, Milano po shënon trafikun kryesor në Itali, duke tërhequr dhe linjat e reja.

LEXO EDHE:  Rama “ultimatum” banorëve të zonave rurale/ Nuk ka më lojëra të dyfishta

LEXO EDHE:  Po fshihen provat pas tërmetit?/ Rama: E keni gabim, gjithçka është fotografuar

Destinacione të tjera italiane që kanë parë rritje të fortë ishin Venecia (22%), Xhenova (37%), Piza (17%), Bolonja (20%). Drejt disa qyteteve të tjera, si Brindizi, Trieste, Pescara nuk kishte lidhje me fluturime në 2019-n.

Në total, pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.7 milionë në vitin 2019 (rritje 2%), duke përbërë 50% të trafikut gjithsej, nga 54% vitin e mëparshëm.

“Blue Panorama” është operatori më i madh, me 21% të tregut në 2019-n. Pas saj u rendit “Fly Ernest”, me 17%. Kompania, që prej fillimit të muajit janar të këtij viti nuk fluturon më, pasi licenca e saj u pezullua nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil. Sipas ENAC, kompania e fluturimeve “Ernest” nuk do të jetë në gjendje të kryejë asnjë fluturim dhe transportuesi do të pushojë të gjitha operacionet, duke lënë në këtë mënyrë një hapësirë të konsiderueshme tregu për operatorët e tjerë. “Alba Wings” është në vend të tretë, me peshë tregu të pandryshuar prej 10%. Përmes operatorit ajror italian, Alitalia u realizuan vetëm 7% e fluturimeve, pasi kompania ka humbur treg vitet e fundit. Krahas “Blue Panorama” e “Alba Wings”, dret Milanos apo Bergamos kanë nisur fluturimet dhe “Air Albania”, “Easy Jet” dhe “Wizz Air”, si rrjedhojë e trafikut të lartë drejt këtyre qyteteve.

Lëvizjet përmes porteve, 1.57 milionë pasagjerë

Sipas të dhënave të INSTAT, përmes detit, lëvizën në 2019-n rreth 1.6 milionë pasagjerë, ku fluksi fillon e rritet në maj, me 108 mijë pasagjerë, për të kulmuar në gusht me 450 mijë pasagjerë.

Në mars 2019, përmes detit qarkulluan 35 mijë pasagjerë, ndërsa në mars, numri i tyre u rrit në rreth 76 mijë./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi tremb bursat globale/ Italia në rrezik izolimi, nuk këshillohen udhëtimet

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh me koronavirusin në Itali dhe në botë, në një përmbledhje të il Sole24ore: Frika nga infektimi bën që bursa e aksioneve të bjerë në Korenë e Jugut dhe të gjitha vendet kryesore evropiane. Rastet e para janë raportuar në Kuvajt dhe Bahrein: janë qytetarë që kthehen nga Irani. Wuhan njofton dhe tërhoqi menjëherë një lehtësim nga masat e sigurisë. Në Kinë ka 3 mijë të infektuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë. Italia në rrezik izolimi.

Trump: Situata në SHBA nën kontroll

«Coronavirus është me të vërtetë nën kontroll në SH.B.A. Ne jemi në kontakt me të gjithë dhe të gjitha vendet e rëndësishme. Qendrat e SHBA për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Shëndetin Botëror po punojnë shumë dhe me shumë inteligjencë. Tregu i aksioneve duket shumë mirë! ». Kështu shkroi në Twitter Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Bursat botërore, digjen 1.000 miliardë dollarë

Coronavirus ka shkaktuar rënie në bursat në të gjithë botën, duke bërë të digjen më shumë se 1.000 miliard dollarë në total. Rënia e tregjeve financiare evropiane u pasua nga ajo e Wall Street, e cila mbylli seancën e saj më të keqe në dy vjet.

Pasiguria rreth virusit shkakton panik në bursa

Pasojat e koronavirusit të ri janë ende të panjohura. Por një faktor i panjohur  peshon si një gur në Wall Street dhe që vetëm tani fillon të konsiderohet seriozisht, ka nisur të ndikojë indekset dhe aksionet.

Ky është konsensusi gjithnjë e më i përhapur midis operatorëve dhe analistëve dhe që është përkthyer në tregun real të tregut të aksioneve amerikane përballë një epidemie që rrezikon të shndërrohet në një pandemi, të aftë, përveç që të shkaktojë kosto dramatike njerëzore, të bllokojë ingranazhet e ekonomisë ndërkombëtare. Indekset kryesore të SHBA, papritur të vetëdijshëm për spektrin, kishin humbje të mëdha, duke shënuar seancën më të keqe për Dow Jones, dhe S&P 500 në dy vjet.

Takimi i së martës i ministrave të shëndetësisë

Të Martën, 25 Shkurt Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, do të takohet me homologët e vendeve kufitare dhe Italinë fqinje për t’u përballur me urgjencën e koronavirusit

Ricciardi i OBSH, duhen 2 vjet për vaksinën

“Vaksinat tradicionale kundër gripit nuk kanë asnjë efekt sepse vaksina duhet të studiohet posaçërisht për këtë koronavirus të ri. Për këtë duhet të punojmë edhe disa vjet ». Kjo është thënë nga Walter Ricciardi, anëtar i ekzekutivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i emëruar si këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, në një intervistë për Tg2000, programin e lajmeve TV2000.

Slovenia: nëse është e nevojshme do të mbyllim kufijtë me Italinë

Kryeministri slloven Marjan Sarec ka njoftuar se vendi i tij është gjithashtu i gatshëm të mbyllë kufijtë e saj nëse shfaqet rreziku i përhapjes së koronavirusit. “Në dritën e përhapjes së virusit, Sllovenia do të mbyllë kufijtë nëse është e nevojshme,” tha Sarec cituar nga media serbe. Deri më tani në Slloveni 13 persona janë testuar për koronavirus, të gjithë negativë.

Masa të forta në aeroporte, këshillohet mosudhëtimi në Itali

Aeroportet kanë ngritur ekipe të veçanta shëndetësore për të shmangur ngjitjen e koronavirusit. Dje, Ministria e Shëndetësisë e Bukureshtit kishte njoftuar se udhëtarët italianë nga Veneto dhe Lombardia do t’i nënshtrohen karantinës për katërmbëdhjetë ditë dhe do të kontrollohen nga njësitë vendore të shëndetit edhe nëse nuk preken nga virusi. Për momentin nuk ka infeksione në Rumani.

LEXO EDHE:  Po fshihen provat pas tërmetit?/ Rama: E keni gabim, gjithçka është fotografuar

LEXO EDHE:  Video-“Dëshmi tronditëse”/ Tallja e jashtëzakonshme me të dëmtuarit nga tërmeti

Italia, në rrezik izolimi

Deri para disa ditësh, Italia mund të krenohej me një nga pasaportat më të fuqishme në botë. Sot, infeksioni i koronavirusit është duke ridizajnuar logjikën e kufijve. Dhe italianët janë bërë, brenda pak orësh, ata që duhet të mbajnë mend. Kështu ndodh që Rumania ka përgatitur karantinën e detyrueshme për ata që vijnë nga zona e Lombardisë-Veneto. Marin Le Pen kërkoi që Franca të kontrollojë kufijtë me Italinë. Austria ndaloi trenat për orë të tëra në natën e errët të Brenner. Cila është situata për ata që duhet të udhëtojnë? Çfarë duhet të presësh?

Për momentin, italianët e vetëm që nuk mund të lëvizin brenda territorit kombëtar janë ata të zonës famëkeqe të kuqe. Këta janë banorë të një duzinë bashkish në zonën e Lodi dhe në qendrën Veneto të Vo ‘Euganeo’. U shkaktua një kufizim territorial për ta, një masë e domosdoshme për të përmirësuar infeksionin. Ata mund të lëvizin lirshëm brenda zonës së kuqe, por nuk mund ta kalojnë atë. Pjesa tjetër e qytetarëve italianë, për momentin, mund të udhëtojnë mjaft lehtë. Por, në fakt, kufizimet e para, pak a shumë të vërteta, tashmë kanë filluar.

Trenat dhe fluturimet e brendshme, si dhe autobusët që lidhin çdo ditë veriun dhe jugun e gadishullit, udhëtojnë rregullisht. Sa i përket trenave, si Trenitalia ashtu edhe Italo kanë ndërmarrë veprime urgjente. Ekuipazhi është i pajisur me një maskë, ndërsa janë shpërndarë nëpër vagonë xhel dezinfekstues për duart.

Është pak më ndryshe situata për ata që duhet të shkojnë jashtë Italisë. Vendet kryesore evropiane dhe perëndimore nuk kanë vendosur kufizime për momentin. Por gjithnjë e më shumë vende po këshillojnë kundër udhëtimit në Itali. Disa kombe tashmë kanë ndërmarrë masa parandaluese. Rasti më emblematik ndodhi mëngjesin e të hënës 23 shkurt, me një aeroplan i Alitalia u mbërthye në ishullin e Mauritius në oqeanin Indian. Rreth 40 pasagjerë, nga 212 gjithsej, u kthyen në Lombardi dhe Veneto. Dhe autoritetet lokale kanë vendosur të mos i zbresin në tokë ata. Pas pak, mbërriti edhe një komunikim zyrtar nga ministri vendas i jashtëm, i cili mbylli në mënyrë efektive kufijtë e ishullit për shtetasit italianë, të cilët vijnë nga Lombardia, Veneto dhe Emilia Romagna (si dhe për koreanët dhe Kinezët).

Izraeli po lëviz gjithashtu. Ministri i Shëndetësisë Yaacov Litzman, i cili përveç këshillimit kundër udhëtimit në Itali, shtoi: “Ne jemi duke kontrolluar për të përcaktuar nëse Australia dhe Italia do të bëhen vende, ardhjet e të cilëve në Izrael duhet të izolohen pas hyrjes së tyre në territorin tonë. Ne nuk kemi frikë të imponojmë autoritetin e izolimin ».

Vende të tjera që gradualisht po marrin masa mbrojtëse zyrtare kundër kombeve që raportojnë raste të infektimit janë Serbia, Sllovenia, Turkmenistani dhe Kazakistani. Duhet mbajtur mend se vendet që kanë mbyllur kufijtë aktualisht me qytetarët kinezë janë shumë më tepër (përfshirë Rusinë). Dhe nuk përjashtohet, pra, që masa të tilla mund të merren edhe kundër Italisë, e cila sot është vendi i tretë në botë për nga numri i infeksioneve./ Monitor

LEXO TE PLOTE