LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS ndez “motorët” e fushatës zgjedhore?/ Rama bën premtime elektorale

29 Shkurt 2020, 12:39, Politikë CNA
PS ndez “motorët” e fushatës zgjedhore?/ Rama bën

Partia Socialiste duket se ka ndezur ?motorët? e fushatës zgjedhore. Vetë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, ka folur me tone propagandistike, që tregojnë se ai tashmë është në fushatë zgjedhore.

Rama në Kongresin e PS-së, ka kërkuar votat për mandatin e tretë, duke bërë premtime elektorale.

?Nga 1 janari 2021 paga minimale 300 mijë lekë të vjetra. Një gjë e tillë u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në punimet e Kongresit.?-tha Rama.

Për më tepër, ai tha se kërkon që PS, të shndërrohet në forcë politike që ka marrë mbështetje më të madhe nga populli, prandaj kërkon 800 mijë vota.

“Disa të vërteta është mirë të mos i harrojmë asnjëherë dhe të mos i harrojë askush që militon në PS, si të vërteta që deri më sot nuk i diskuton dot askush. Një që PS-ja është më e fortë se ska qenë kurrë më parë në 30 vjet. kemi mbështetjen e një shumicë që na ka dhënë një mandat me shumicë, me numrin më të madh të votave që PS-ja ka marrë ndonjëherë. jo në raport me konkurrentët se këtë e ka bërë gjithmonë, përjashtuar 2005, por në raport me vetëveten. Prandaj detyra jonë e parë është që në zgjedhjet e ardhje jo vetëm të jemi partia e parë, se kjo është e padiskutueshme, por të kemi mbështetjen më të madhe që kemi pasur më parë.

800 mijë vota për mandatin e tretë, e lehtë të thuhet, e vështirë të bëhet, për më tepër, kur në rrugën e 8 viteve, ka nevojë për të pranuar dhe kuptuar se duhet edhe më shumë energji, ndërkohë që një pjesë është konsumuar. Me dy mandate që kemi marrë në 2013 dhe 2017, kemi bërë më shumë reforma dhe ndryshime shtetbërëse sesa në të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve. Detyra jonë është që ta mbyllim me një bilanc dhe program kuptim plotë reformash për mandatin e tretë. Nuk ka cënuar kurrë kombi dhe pavarësisht luftës së madhe që bëhen kundër nesh, produktet e të cilës eksportohen jashtë, sot falë nesh Shqipëria është e vlerësuar në sytë e të gjithë lidershipit Europian”, tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga