Connect with Us

Pas tërmetit në Shqipëri, sfida më e madhe është ajo e rindërtimit të besimit

Blog

Pas tërmetit në Shqipëri, sfida më e madhe është ajo e rindërtimit të besimit

Publikuar

-

Nga Louis Seiller “Equal Times”

* “Ishallah bëjnë diçka të bukur në Thumanë. Diçka që nuk kemi parë kurrë… pasi ne ndjehemi të braktisur në fatkeqësinë tonë”. Ashtu si çdo ditë, Devi dhe miqtë e tij, në të 20-tat, përpiqen të zbusin ankthin e tyre, duke shëtitur nëpër qendrën e shkatërruar të qytetit.

Pas fëmijëve që dalin nga shkolla, shtrihet një fushë gërmadhash, në mes të së cilës ndodhen rroba, lodra dhe lule. Këtu Devi pa të vdiste një nga miqtë e tij, i bllokuar nën rrënojat e pallatit ku banonte. Qyteti i vogël i Thumanës, 35 kilometra larg kryeqytetit shqiptar Tiranë, u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019:24 njerëz vdiqën kur u shembën shtëpitë e tyre (nga gjithsej 51 viktima).

Tre muaj pas tërmetit, asgjë nuk ka ndryshuar në thelb në këtë qytezë të harruar dhe shkatërruar shqiqptar, që nga shëmbja e diktaturës staliniste në vitin 1991.  Ndërtesat e qytezës, janë një kujtesë e prekshme e “tranzicionit” të pafundëm të ekonomisë të tregut:një përzierje e të varfërve, mungesës së burimeve financiare, korrupsionit dhe qëndrimit indiferent të autoriteteve. Disa nuk i rezistuan tërmetit me magnitudë 6.4, epiqendra e të cilit ishte vetëm 20 kilometra larg.

Gati kudo në qytetin e vogël, kulmet e çadrave të shpërndara nga Agjensia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), mund të shihen sipër mureve të ulëta. “Njerëzit kanë shumë frikë të kthehen në shtëpi”- thotë Devi.

“Edhe nëse shtëpia e tyre është cilësuar e banueshme nga ekspertët, ata ende preferojnë të qëndrojnë në tenda”- shton ai. Në mes të këtij muaji, Ministria e Rindërtimit vlerësoi se nga 17.000 njerëz të mbetur pa strehë nga katastrofa, më shumë se 10.000 janë duke fjetur ende në çadra.

Imeri nuk mori çadër. Fermeri 50-vjeçar bashkë më gruan e tij, po i kalojnë netët e ftohta të dimrit në serrën e vogël me perime që kanë ndërtuar në oborrin e shtëpisë. “Ne mbështillemi në batanije dhe përpiqemi të flemë”-thotë ai i hidhëruar, duke ndezur një cigare. “Unë nuk kërkova të zhvendosem, pasi këtu kam tokën, dhe s’mund të largohem”- shton ai.

Vetëm disa metra larg strehës së tij me plastmasë, shtëpia e tij e vjetër është shënuar me një kryq të verdhë. “Kryqi i verdhë do të thotë se duhet të riparohet. Por nga ato që dëgjova, ajo do të shkatërrohet”- thotë Devi. Nuk është e qartë se çfarë kanë vendosur ata për rindërtimin. Në Thumanë, ashtu si në qytetet fqinje, njerëzit janë në ankth se si do të jetë rindërtimi i premtuar nga autoritetet.

Rreth 50 kilometra më tej në jug, Durrësi është një qytet “martir”. Qyteti i dytë më i madh në vend, dhe porti kryesor i Shqipërisë, ruan ende shenjat e katastrofës. Këtu aty, dhe sidomos gjatë rrugës së plazhit, pallatet kanë mbetur të hapura, të plasaritura; me grumbuj tullash të thyera që dergjen mbi trotuarë.

Pranë një pallati të madh 12-katësh me muret e brendshme të shembura, një burrë tek të 40-at po fut një televizion në makinën e tij. Ai nxiton të hyjë sërish përmes derës së copëtuar:perimetri nuk është i sigurt. “Na dhanë një dhomë në një hotel për 2 muaj, dhe tani jemi zhvendosur në një apartament me qira me premtimin e bonusit të qerasë, por nuk kemi marrë ende asgjë”- ankohet Lulja, nëna e tij, që mban në krahë nipin e saj 3-vjeçar.

“Banesa ku shkuam është totalisht bosh. Ndaj duhet të vijmë këtu dhe të marrin gjërat e shtëpisë, të ngjitemi lart nëpër këto shkallë të shkatërruara, dhe të rrezikojmë veten. E çfarë mund të bëjmë tjetër? S’kemi para për të blerë mobilje të reja”- thotë ai.

Shumë ndërtesa, 5 ose 50-vjeçar, e treguan brishtësinë e tyre në një rajon ku aktiviteti sizmik dihet se është veçanërisht i lartë. Më shumë se 80.000 ndërtesa u prekën nga tërmeti, dhe dëmi është më shumë se 900 milionë euro, sipas një raporti zyrtar të qeverisë shqiptare.

LEXO EDHE:  Grindje në politikën gjermane për refugjatët nga Shqipëria e Kosova

Ndërsa vendi po hapet drejt turizmit masiv, dhe rezidencat luksoze po ndërtohen me shpejtësi të madhe në kryeqytet dhe bregdet, tërmeti është një kujtesë e ashpër e varfërisë në të cilën jetojnë shumica e shqiptarëve. Sipas Bankës Botërore, shkalla e varfërisë është ende 34 për qind.

Si rezultat i tërmetit dhe i ndikimit të tij në veprimtarinë ekonomike, rreth 26.000 njerëz janë zhytur në varfëri sipas qeverisë shqiptare. Natyrisht, fatkeqësia ishte natyrore. Por, madhësia e dëmeve në njerëz dhe materiale, i detyrohet urbanizimit kaotik të 30 viteve të kaluara, dhe dështimit të autoriteteve për të hartuar planet e duhura zhvillimore, dhe për t’i mbajtur paratë jashtë duarve të rrjeteve kriminale.

Shkrimtari dhe polemisti shqiptar Fatos Lubonja, nuk ngurron ta përshkruajë këtë zhvillim urban në një intervistë për Equal Times, si “një shfaqje ekstreme të sistemit neoliberal, ku politikanët janë menaxherët e interesave kriminale”. Në Shqipëri, janë të zakonshme godinat 10-katëshe, ndërsa ligji lejon vetëm 4-5 kate.

“Për shkak të konflikteve të interesit, politikanët nuk janë të interesuar që qytetet të kenë plane urbane, të cilat përcaktojnë lartësinë e ndërtesave sipas zonave sizmike dhe gjeologjike. Ky shtet, ka anashkaluar institucionet publike që kontrollojnë metodat e ndërtimit, dhe e ka lënë industrinë e ndërtimeve në duar të korruptuara dhe kriminale”-thotë Lubonja.

Autoritetet e kanë vlerësuar koston e rindërtimit në mbi 1 miliardë euro. Puna do të fillojë këtë pranverë, por sfida e vërtetë do të jetë rindërtimi i besimit që është shkatërruar. Shqiptarët i kanë ende të freskëta imazhet e fazave të hershme të katastrofës, kur banorët dhe policia lokale kishin në dispozicion vetëm duart dhe lopatat e tyre, gjatë përpjekjeve për të shpëtuar jetën e atyre që gjendeshin nën rrënoja.

U deshën orë që të kishte një organizim të mirë, dhe kjo falë ndihmës nga jashtë. “Nisur nga kjo përvojë, mungesa e besimit të shqiptarëve tek perspektiva e rindërtimit të shpejtë dhe të ndershëm, është mëse e kuptueshme”- thekson Lubonja.

Që nga viti 2017, Shqipëria ka rënë 23 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (IIK) të publikuar nga organizata Transparency International. I drejtuar prej 7 vitesh nga kryeministri Edi Rama, vendi renditet sot në vendin e 106-të nga 180. Gjithsesi, qeveria synon që të vërë tashmë rregull në sektorin e ndërtimit.

Ajo ka shpallur një program për modernizimin e standardeve të ndërtimit. Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu ndjekje penale për ndërtuesit, që kanë abuzuar me ndërtimet e tyre. Që nga dhjetori 2019, janë arrestuar dhjetëra njerëz, inxhinierë, arkitektë, nëpunës civilë etj.

Në Thumanë, Imeri më tregon pemët frutore dhe fushën aty pranë, që tani janë pasuria e tij e vetme. Ndërsa thotë se ka besim se qeveria do të ringjallë qytetin e tij, ai është ende i shqetësuar. Si thuajse gjysma e popullsisë shqiptare, ai nuk ka çertifikatë pronësie për tokën e tij. “Kushdo që ka para, mund të marrë dokumente të ligjshme të tokës. Për të tjerët, nuk është njëlloj”-psherëtin ai, duke parë nga rrënojat. “Marrja e tokës, do të ishte një vdekje e dytë për mua pas tërmetit”- përfundoi ai./ Përshtatur nga CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Zbulohet kafsha e vetme, që nuk ka nevojë për oksigjen që të jetojë

Publikuar

-

Nga

* Thithja e oksigjenit, shihet si një tipar themelor i kafshëve shumëqelizore. Por shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një specie që nuk thith fare oksigjen. “Ajo e ka humbur aftësinë për të thithurr oksigjen”-thotë Doroti Haçon e Universitetit të Tel Aviv në Izrael.

Mbetet mister se si kjo kafshë, një parazit që infekton, merr energjinë që i nevojitet pa praninë e oksigjenit, thotë ajo. Haçon shton se siguri kjo specie e vjedh atë nga organizmi ku rri si parazit. Të gjitha bimët dhe kafshët, mendohej se përdorin oksigjen për të gjeneruar një lloj “karburanti” të quajtur adenozina trifosfat (ATP), që fuqizon proceset qelizore.

Prodhimi i ATP nga oksigjeni, ndodh në strukturat e quajtura mitokondri. Çdo mitokondri ka gjenomin e vet të vogël, që është i ndarë nga gjenomi kryesor në bërthamën e qelizës. Por kur Haçon dhe kolegët e saj sekuencuan ADN-në e Henneguya Salminicola, që gjendet bashkë me kandilët e detit, ata menduan se mund të kishin bërë ndonjë gabim, pasi nuk gjetën asnjë ADN mitokondriale.

Isshin studimet e mëtejshme, ato që konfirmuan gjetjen e çuditshme. Kur ekipi e ngjyrosi H. Salminicola me një ngjyrë blu fluoreshente që lidhet me ADN, asnjë ADN nuk ishte e dukshme në qelizat jashtë bërthamës. Përkundrazi, kur lyen me bojë një parazit të lidhur ngushtë me të, pikat blu që i korrespondojnë me gjenomet mitokondriale ishin të dukshme jashtë bërthamës.

Pra, ndërsa qelizat e H. Salminicola kanë struktura që duken si mitokondri, ato nuk mund të prodhojnë enzimat e nevojshme që përdorin oksigjenin për të prodhuar ATP-në.

“Këto nuk janë mitokondri të vërteta”- thotë Haçon. Kjo do të thotë që H.Salminicola është një kafshë shumëqelizore, që mund të mbijetojë plotësisht pa oksigjen. “Ka shumë specie që mund të jetojnë për periudha të gjata pa oksigjen, por asgjë deri tani që ta kalojë gjithë ciklin jetësor pa të”- shprehet Nik Lein nga Kolegji Universitar i Londrës.

LEXO EDHE:  Pse nuk ka falimentuar Shqipëria deri më tani?

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Zbardhen 9 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë

Në vitin 2010, Roberto Danovaro i Universitetit Politeknik të Markes në Itali, raportoi se një grup kafshësh të vogla të quajtura loriçiferans, që jetojnë në sedimente nën thellësinë e detit nuk kishin ndonjë mitokondri të dukshme kur shiheshin me mikroskop, dhe se ato duhet të mbështeten në burime të tjera të energjisë si sulfidi i hidrogjenit.

Ndërkohë, biologë të tjerë thonë se janë të nevojshme studime gjenomike, për të konfirmuar nëse loriçiferans e kanë humbur vërtet aftësinë për të thithur oksigjen. “Analizat gjenomike janë duke u zhvilluar. Nuk mund të them më shumë”- konfirmon Danovaro.

Ne nuk e dimë pse H.Salminicola e ka humbur këtë aftësi, ndërsa të gjithë të afërmit e saj të afërt që kemi identifikuar e përdorin oksigjenin për frymëmarrje. Ndërsa këta parazitë lëvizin përgjatë ciklit të tyre të jetës, ata mund të jetojnë ndërkohë brenda një paraziti thuajse pa oksigjen./ Newscientist.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirus/ A mund ta frenojë dot bota?

Publikuar

-

Nga

Nga Michael T.Osterholm & Mark Olshaker “The New York Times”

* Të martën e18 shkurtit, në Iran nuk raportohej asnjë rast me koronavirus. Ndërkohë të dielën, qeveria njoftoi shumë raste dhe disa të vdekur. Rreth 152 raste (dhe të paktën 3 të vdekur) u konfirmuan në Itali të dielën, nga vetëm 3 raste të enjten e shkuar. Numri i të infektuarve në Korenë e Jugut u rrit në 763 (dhe 6 të vdekur) që në ditët e para.

Covid-19, është zbuluar në të paktën 29 vende të botës. Në vendet me pak ose aspak raste të raportuara deri më tani, sidomos në Amerikën e Jugut dhe Afrikë, mungesa e provave nuk duhet të interpretohet si dëshmi e mungesës së virusit të rrezikshëm. Më shumë gjasa, ajo pasqyron mungesën e testimeve.

A mund të cilësohet Covid-19 tashmë një pandemi, pavarësisht nëse Organizata Botërore e Shëndetësisë e etiketon ajo jo të tillë? Nëse po, çfarë na pret më tej? Së pari, le t’i radhisim faktet mbi atë që mund, dhe s’mund të bëhet. Tanimë është e qartë se epidemia, nuk do të kontrollohej dot 100 për qind.

Përhapja e koronavirusit, është ngadalësuar në rastin më të mirë, falë karantinave të rrepta të Kinës, por edhe përpjekjeve të vendeve të tjera për të identifikuar njerëzit e infektuar, dhe cilindo që mund të ketë qenë me ta në kontakt. Covid-19, duket se përhapet si gripi, përmes ajrit, nga person në person.

Por në dalim nga Ebola, SARS dhe MERS, individët mund ta transmetojnë këtë koronavirus që para fillimit të simptomave të dukshme, ose edhe nëse nuk sëmuren fare. Një person i infektuar, duket se e përhap sëmundjen mesatarisht në 2.6 persona të tjerë.

Pas 10 gjeneratash të transmetimit, me secilën zgjat rreth 5-6 ditë, një rast fillestar ka infektuar më shumë se 3.500 të tjerë, shumica pa simptoma të buta ose të buta, por me siguri të infektuar. Fakti që rastet e buta janë të vështira për t’u dalluar nga ftohja apo gripi i zakonshëm, vetëm sa e komplikon diagnozën.

Në dritën e tipareve të sëmundjes, karantina e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të anijes ”Diamond Princess” në Gjirin  Jokohamas në Japoni, i ngjan një eksperimenti mizor:Pasi u mbyllën, pasagjerët njerëz u detyruan të merrnin frymë artificialisht për 2 javë rresht. Masa nuk pati shumë efekt, përveçse vërtetoi se sa efektiv është virusi në përhapjen e tij.

Përpjekja për të ndalur transmetimin e një virusi të ngjashëm me gripin, është pak a shumë si të përpiqesh të ndalosh erën. Së pari vaksinat janë ende shumë muaj larg. Dhe bazuar në përvojat e mëparshme me SARS, MERS dhe gripin pandemik, nuk ka asnjë arsye të besohet se Covid-19 do të largohet këtë pranverë, kur në Hemisferën Veriore të mbërrijë moti i ngrohtë.

Përhapja e koronavirusit nëpër botë, mund të vazhdojë me muaj. Karantina e vendosur nga qeveria kineze, e uli numrin e rasteve të reja për një farë kohe. Por edhe kjo praktikë sjell përfitime të kufizuara. Kur Kina të përpiqet t’i rikthehet punës, kur të rinisë transporti publik, dhe kur qytetarët të rinisin të lëvizin, ka të ngjarë të ketë një rikthim të madh të rasteve.

Në qoftë se nuk ka një karantinë të plotë për shumë muaj, agjentët infektues si gripi ose ky koronavirus, do të gjejnë sërish njerëz që të infektojnë. Pra, karantina është kryesisht një taktikë e vonuar. Ndërkohë edhe sistemi më i mirë shëndetësor është shumë i brishtë përballë situatave të tilla.

LEXO EDHE:  Pse nuk ka falimentuar Shqipëria deri më tani?

LEXO EDHE:  Greqia, baza nga ku terroristët e ISIS mund të sulmojnë Evropën

Dhe një rritje e moderuar e rasteve infektive, qoftë edhe nga një grip sezonal ose Covid-19, mund të zhvlerësojë të gjitha burimet në Kinë apo Shtetet e Bashkuara. Sado i frikshëm si skenar, ajo që ndodhi në Vuhan , qyteti kinez që ishte epiqendra e epidemisë, ka të ngjarë të përsëritet edhe diku tjetër.

Spitalet mund t’i duhet të largojnë gjithë pacientët e tjerë, por jo njerëzit me sëmundje më të rënda. Aftësia e tyre për të trajtuar ngarkesën e zakonshme të pacientëve me sulme në zemër, lëndime kritike ose kancere, mund të cenohet rëndë. Në një botë të papërgatitur për një sëmundje potencialisht të rrezikshme për jetën dhe lehtësisht të transmetueshme si Covid-19, mënyra më e efektshme për të zbutur ndikimin e pandemisë, është përqendrimi në mbështetjen e sistemeve të kujdesit shëndetësor që tashmë janë të mbingarkuara.

Kjo është arsyeja kryesore, pse përparësia madhore e çdo vendi, duhet të jetë mbrojtja e punonjësve të saj të kujdesit shëndetësor. Dhe kjo për të siguruar që vetë spitalet, të mos bëhen vende ku koronavirusi përhapet më shumë, sesa arrin të frenohet: Nëse mjekët dhe infermierët e infektuar vdesin në masë, të gjitha shoqëritë mund të tronditen deri në panik.

Nderkohë, qeveritë duhet të kryejnë testime të gatishmërisë ndaj Covid-19 në spitalet rajonale dhe të zgjerojnë kapacitetin e përkohshëm të tyre. Për shembull, duke vendosur tenda urgjente edhe në parkingje. Prodhimi dhe rrjetet e shpërndarjes së ilaçeve dhe produkteve të tjera jetikë, si gjilpërat dhe shiringat, duhet të qëndrojnë të hapura.

Dhe duke pasur parasysh natyrën globale të industrisë, kjo gjë kërkon një bashkëpunim ndërkombëtar. Në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendet e dëmtuara nga koronavirusi nuk duhet të hutohen nga mënyra sesi SHBA dhe të tjerët, po përpiqen të sillen për momentin ndaj Kinës.

Përndryshe, ndërsa virusi përhapet, ne do të izolohemi më tej, dhe do të rrezikojmë aftësinë tonë për të marrë burime kritike. Nëse ndalet prodhimi i barnave, shumë njerëz mund të vdesin, jo direkt nga Covid-19, por indirekt nga mungesa e qasjes në ato ilaçe.

Sigurimi i gjithë kësaj do të thotë të përballesh me faktet e vështira të kësaj pandemie, dhe kjo gjë kërkon zbulime të hollësishme, transparente për publikun. Përvojat e shkuara, me letrat me antraks në vitin 2001 dhe shpërthimin e Ebolës në vitin 2014, sugjerojnë se njerëzit që reagojnë në mënyrë më racionale, dhe tregojnë një rezistencë më të madhe ndaj një krize në shkallë të plotë plotë, në rast se përgatiten intelektualisht dhe emocionalisht për të.

Dhe çfarë duhet të bëjë secili prej nesh, përtej qëndrimit të informuar dhe larjes shpesh të duarve? Të qëndrojmë të qetë dhe të arsyeshëm. Mund të jetë me vlerë të rezervoni disa rezerva të ilaçeve jetike, por jo shumë, pasi grumbullimi mund të krijojë mungesa.

Anëtarët e familjes dhe miqtë, duhet të jenë vigjilentë për shëndetin dhe mirëqenien e njëri-tjetrit dhe të jenë të gatshëm të kujdesen për të sëmurët, në rast se spitalet nuk kanë më vende. “Pandemia”, nuk është thjesht një term teknik i shëndetit publik. Ajo është gjithashtu – ose duhet të jetë – një klithmë e fortë alarmi./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Intervista/ Stoltenberg: Raketat e reja ruse, janë shumë të rrezikshme

Publikuar

-

Nga

Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, flet me shqetësim mbi arsenalin e ri të të armëve ruse, paralajmërimet e presidentit francez Emanuel Makron, se Evropa duhet të reduktojë varësinë e saj nga Uashingtoni, dhe mbi temperamentin e paparashikueshëm të presidentit amerikan Donald Trump.

Kohët e fundit, Rusia prezantoi raketat e reja me aftësi bërthamore, si dhe armë të reja hipersonike ultramoderne. Moska është sot shumë më mirë se Perëndimi në këtë fushë. A mendoni se tashmë ekziston një çekuilibër i rrezikshëm?

Sistemet e reja të raketave ruse, janë shumë të rrezikshme. Ato janë të lëvizshme, mund të fshihen lehtë, dhe mund të godasin qytetet evropiane me shumë pak kohë paralajmëruese. Kjo rrit mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, por gjithashtu edhe atë të llogaritjeve të gabuara.

NATO nuk dëshiron të zhvillojë më shumë armë bërthamore në Evropë. Por ushtria amerikane, po vendos armët bërthamore më të vogla në nëndetëse, dhe po planifikon të ndërtojë raketa të reja të pajisura me armë bërthamore?

Ne nuk do të sillemi si Rusia. Por strategjia jonë e frenimit, duhet të mbetet e besueshme. Dhe kjo do të thotë, se duhet t’i përshtatemi rrethanave të reja. Në rastin konkret, armëve të reja ruse. Njëherazi, jemi duke punuar për të forcuar procesin e ç’armatimit dhe kontrollit të armëve.

Rusët po shpenzojnë miliarda dollar në armatime, duke marrin në sy shumë rreziqe. Pse po i bëjnë të gjitha këto?

Ne e shohim atë që po bën Rusia. Por unë nuk dua të spekuloj mbi motivet e saj.

Pentagoni në SHBA e ka një teori:Qeveria ruse mund të marrë në konsideratë një sulm të parë me armë bërthamore taktike ndaj Evropës, pasi ka të ngjarë të supozojë se SHBA-ja nuk do të godiste me raketat e saj të mëdha strategjike, nga frika e një luftë bërthamore. A mendoni ju se presidenti amerikan Donald Trump do të rrezikonte Nju Jorkun, për të mbrojtur Talinin në Estoni?

Synimi i NATO-s, është të parandalojë konfliktet. Dhe kjo bazohet në garancinë ”një për të gjithë, dhe të gjithë për një”. Nëse sulmohet një aleat, të gjithë aleatët do të reagojnë. Kjo është baza për një strategji frenimi të besueshme. Së dyti, SHBA-ja është duke e rritur praninë e saj ushtarake në Evropë. Dhe së treti, NATO ka një strategji frenuese bërthamore në Evropë.

Por në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidenti Francez Emanuel Makron krijoi përshtypjen se nuk mund të mbështetemi më tek SHBA-ja , dhe se Evropa duhet të marrë në konsideratë frenuesit e saj bërthamorë…

Forcat bërthamore franceze dhe britanike, kanë potencial bërthamor frenues, dhe ndihmojnë ndjeshëm në sigurinë tonë të përgjithshme. Por e përsëris:Tashmë ne kemi një mbrojtje bërthamore në Evropë – atë të NATO-s. Kemi struktura të përbashkëta drejtimi, doktrina të përbashkëta bërthamore, dhe stërvitje të përbashkëta. Të gjitha këto janë testuar ndër dekada.

Trump vlerësoi kohët e fundit partnerët e NATO-s, për rritjen e buxheteve të tyre të mbrojtjes. A ju ka falënderuar tashmë gjermane, që arritët të qetësonit disi Trumpin?

LEXO EDHE:  Pse nuk ka falimentuar Shqipëria deri më tani?

LEXO EDHE:  Kërcënimet nga Irani/ Shqipëria tjetër ndëshkim pas dëbimit të dy diplomatëve

Ato nuk janë shifrat e mia, por janë shifra zyrtare. Nuk ka asnjë lloj magjie. Dhe kur gota është gjysmë e mbushur, unë nuk them se ajo është gjysmë bosh. Ne duhet ta njohim përparimin që kemi arritur së bashku. Për më tepër, nuk po shpenzojmë më shumë para për mbrojtje, sepse këtë e dëshiron presidenti amerikan. Ne po e bëjmë këtë, për sigurinë tonë.

A është Trump kaq miqësor ndaj NATO-s, për shkak se aleanca do të merret në vend të SHBA-së me disa punë të pakëndshme, si për shembull në Irak?

Ne jemi në Irak për t’u mbrojtur nga terroristët. Deri kohët e fundit, ISIS kontrollonte një zonë po aq të madhe sa Britania e Madhe. Në Irak, jemi duke punuar bashkë në misionin e trajnimit të NATO-s dhe në koalicionin e udhëhequr nga SHBA, për të mposhtur grupin terrorist ISIS. Si një organizatë shumëpalëshe, dhe me struktura të vendosura mirë për vendimmarrje, NATO ka një potencial të pashfrytëzuar për të bërë më shumë. Kjo është arsyeja pse kohët e fundit, vendosëm të përmirësojmë misionin tonë trajnues në Irak.

Dhe kështu garantoni lehtësimin nga angazhimet që dëshiron SHBA-ja…

Ideja që NATO hyn diku për të zëvendësuar SHBA-në, është thjesht e gabuar. Shihni praninë tonë në Afganistanin, rajonin e Balltikut apo Kosovë. SHBA po i qëndron më shumë se kurrë angazhimeve të saj. NATO gjendet tashmë në Irak, dhe ne kemi vendosur së bashku të bëjmë më shumë atje.

Sot kërcënim për botën nuk janë vetëm armët bërthamore. Ndryshimi i klimës, cilësohet gjithashtu një kërcënim ekzistencial. Si po e adreson atë NATO?

Para se të bëhesha Sekretar i Përgjithshëm, unë veç të tjerash isha i dërguari i OKB-së për klimën, dhe kam punuar shumë vite mbi këtë çështje. Ndryshimi i klimës, është një shumëzues i konflikteve. Bazat detare, kërcënohen nga pasojat e ndryshimit të klimës. Moti ekstrem, i vendos ushtarët tanë përballë sfidave të reja.

Por si mund të reagojë NATO ndaj ndryshimeve klimatike, kur presidenti i SHBA i mohon ndryshimet klimatike?

Mund të ketë pikëpamje të ndryshme, nëse ndryshimi i klimës është i shkaktuar apo jo nga njerëzit. Por askush nuk po e mohon që temperaturat po rriten. Kjo është arsyeja pse ne mund ta adresojmë këtë problem, duke zvogëluar emetimet e gazrave serrë në atmosferë, dhe duke përdorur energjinë e rinovueshme. Kjo do të zvogëlojë varësinë tonë nga karburantet fosile./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE