Connect with Us

Parashikimi i motit për nesër/ Ja si pritet të jenë temperaturat

Sociale

Parashikimi i motit për nesër/ Ja si pritet të jenë temperaturat

Publikuar

-

Një mot i paqëndrueshëm pritet të na shoqërojë gjatë ditës së nesërme.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se dita e Dielë do të nisë me mot kryesisht të qëndrueshëm, por në mesditë gradualisht nis shtimi i vranësirave mesatare deri të dendura.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intesitet të ulët do të prekin zonën jugore dhe atë veriperëndimore.

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 5-8m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton intesitet deri në 15-20m/s shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Në Evropë, histeria po përhapet më shpejt se sa koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Nga Portia Kentish “Emerging Europe”

Qëkur një seri rastesh të koronavirusit (COVID-19) u shfaqën në Itali në fillim të javës së shkuar, qeveritë në të gjithë Evropën, janë vënë në një garë se kush përgatitet më mirë për një pandemi të mundshme. Me numrin e infeksioneve të reja nga jashtë Kinës, që tanimë janë më të larta se ato në Kinë, kryeqytetet në mbarë Evropën janë qetësuar disi, me numrin e përgjithshëm të rasteve që tani i ka kaluar 80.000 personat.

Por frika dhe dezinformacionet, janë përhapur shumë më shpejt sesa vetë virusi, duke e ndërlikuar shumë sfidën për shëndetin publik, dhe duke ekspozuar përçarjet politike. Zyrtarët e Bashkimit Evropian, kanë paralajmëruar se duhet të bëhet më shumë për t’u përgatitur për përhapje të mëtejshme të epidemisë, dhe kanë bërë thirrje për një përgjigje më të koordinuar.

“Vlerësimi ynë aktual, është se ne do të shohim me siguri një situatë të ngjashme në Itali dhe vendet e tjera të Evropës, por panorama mund të ndryshojë nga njëri vend në tjetrin”-tha Andrea Amon, drejtore e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. “Ndërkohë duhet të përgatitemi edhe për skenarë të tjerë, si për shembull për grupime të mëdha të prekurish diku tjetër në Evropë”- shtoi ajo. Vetë virusi është infektiv në nivele mesatare, dhe ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm. Deri tani, shkalla e saj e vdekshmërisë, është rreth 3 përqind, dhe prek zakonisht ata që vuajnë tashmë nga një sëmundje kronike.

Ndërsa niveli i vdekshmërisë së gripit të zakonshëm është pak më e vogël, paparashikueshmëria e koronavirusit po i vendos autoritetet përballë të panjohurave, të cilat kërkojnë një koordinim politik të pashembullt. Në mbarë Evropën, dhe në fakt në gjithë botën, ka pasur një prirje që qeveritë ta përdorin shpërthimin epidemik, si një mënyrë për të treguar forcën dhe kompetencën e tyre.

Por, politizimi i kësaj emergjence shëndetësore, mund të ketë ndikime alternative, në të cilat arroganca që buron nga aftësia, mund të sjellë një mosgatishmëri për të pranuar gabimet në sistemet e shëndetit publik. Nga ana tjetër, kjo ngjarje është një shans që qeveritë të tejkalojnë aftësitë e tyre drejtuese.
Nga Bullgaria në Estoni, zyrtarët po e sigurojnë publikun se po bëjnë gjithçka që mundin për të përgatitur për të. Në Poloni, kryeministri Mateush Moraviecki u tha polakëve, se vendi është “gati për një sulm të koronavirusit”. Deklarata e tij u pasua nga deklarata Ministrit e Shëndetësisë, Lukas Sumovski, që arritja e koronavirusit në Poloni ishte diçka e “e pashmangshme”.

Ai njoftoi hapjen e një spitali të veçantë për këtë epidemi, ndërsa autoritetet shëndetësore do të fillonin shpërndarjen e broshurave në stacionet hekurudhote, dhe në rrjetet e tjera të transportit. Anëtarët e opozitës, e kanë kritikuar këtë qasje, duke e etiketuar qeverinë si të papërgatitur.

“Polonia është tërësisht e papërgatitur, për të mbrojtur veten nga koronavirusi. Deklaratat e kryeministrit janë gënjeshtra. Vetëm fjalët, nuk mund të na mbrojnë nga kjo sëmundje. Nuk po synoj të mbjell panik, por parandalimi është më i mirë se sa kurimi”- u shpreh senatori opozitar Vadim Tizkievic.
Ndërkohë në Hungari, zëdhënësi i kryeministrit, Gergeli Guljash, i ka bërë jehonë deklaratës së Sumovskit, duke theksuar se ka pak shanse që Hungaria të mund ta shmangë depërtimin e koronavirusit. Megjithatë, ai vuri në dukje kërcënimin që paraqet frika ndaj virusit, duke siguruar median se do të informohet në kohë reale nëse dikush në Hungari preket nga virusi.

Ai shtoi:”Nuk ka vend për përhapjen e lajmeve të rreme, gjë që përbën një akt kriminal”. Në Çeki, qeveria po përpiqet të qetësojë qytetarët e saj. “Republika Çeke është padyshim në mesin e vendeve anëtare të BE-së, që kanë ndërmarrë masat më të rrepta”- tha Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojçek.
Këshilli i Sigurimit të Shtetit e diskutoi situatën më 25 shkurt, dhe aeroportet kanë marrë masa të posaçme kundër virusit. Në gjithë rajonin disa udhëtime janë kufizuar, dhe vendet me lidhje të forta tregtare me Italinë, si Kroacia, po anulojnë udhëtimet në linjat e transportit hekurudhor, dhe kanë vendosur pika kontrolli.

LEXO EDHE:  Moti i keq përfshin vendin/ Dëme të mëdha në Shëngjin

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja sa arrijnë sot temperaturat

Rumania, që ka një diasporë të madhe në Itali, është përfshirë nga një valë histerie kolektive, ku supermarketet janë mësyrë nga blerësit, që blejnë sasi të mëdha mallrash jetikë. Dhe kjo pavarësisht se vendi ka deri tani zero raste të konfirmuara me koronavirusin.

Një burrë aziatik u dëbua me dhunë nga metroja e Bukureshtit nga disa të rinj rumunë racistë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar nga drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, ndihmë shtesë për frenimin e përhapjes së sëmundjes.
Që të dy ata ranë dakord se përhapja e panikut dhe lajmeve të rreme në të gjithë Serbinë dhe rajonin, ishte shumë më e rrezikshme, sesa kërcënimi që vjen nga vetë virusi.

Në një deklaratë të bërë publike më 26 shkurt , Kluge siguroi serbët se vendi është i mirë-përgatitur për të adresuar çdo lloj rreziku shëndetësor. Në aspektin ekonomik, virusi ka pasur një ndikim të rëndësishëm, duke tronditur bursat. Shumë rrugë tregtare janë bllokuar, dhe sektorë të prodhimit janë dëmtuar. Tregjet e mëdha si Kina dhe SHBA janë ngadalësuar, dhe do të jetë e pamundur që Evropa të shmangë pasojat negative.

“Kur nisni të ndikoni mbi Evropën Perëndimore, apo mbi Shtetet e Bashkuara, jeni duke ndikuar shumë edhe mbi ekonominë globale”- thotë Jusef Abazi, një strateg i tregut global. Ndërkaq, Ministri lituanez i Financave, Vilius Spok, i bëri jehonë këtyre deklaratave, duke u shprehur:”Në çdo rast, do të ketë ndikime negative tek Lituania, pasi ka efekte direkte përmes zinxhirëve të ndërprerë të furnizimit, dhe efekte indirekte përmes rënies së kërkesës. Pra mund të preket si prodhimi ashtu edhe tregtia ndërkombëtare”./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali/ 29 të vdekur, mbi një mijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 29 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Ndërkaq, 1049 persona rezultojnë të infektuar.

Mediat inatliane bëjnë me dijes se nga të infektuarit pas shërbimit shëndetsor fatmirësisht janë shërur 50 persona deri më tani.

Ndërkohë zonat më të prekura nga virusi janë në Lombardi, Veneto dhe Emilia Romagna ku dhe janë mbyllur dhe shkollat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi/ Përfundon testimi i 3 rasteve të reja në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Sipas MSH, deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve t’i referoheni vetëm burimeve zyrtare, ndërsa shton se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.

LEXO TE PLOTE