Connect with Us

“Nuk po i rri mirë kostumi presidencial”/ Bushati paralajmëron Metën

Politikë

“Nuk po i rri mirë kostumi presidencial”/ Bushati paralajmëron Metën

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ka komentuar tubimin e thirrur nga presidenti Meta në 2 mars.

I ftuar në studion e lajmëve të RTV ORA, Bushati u shpreh me ironi se Presidentit nuk po i rri mirë kostumi presidencial.

“Presidenti duhet të ishte i gjithë shqiptarëve. Do të kishte mundësinë të ishte dhe Presidenti im nëse do fliste për rindërtimin, për integrimin evropian apo për reformën në drejtësi. Presidenti ka kaluar në një fazë politike të jetës së tij. Po merret me politikë, nuk po bën atë punë që është mandatar. Nëse mendonte se formati i Presidentit nuk është i përshtatshëm mund të mos e kishte pranuar postin. Do ishte më e ndershme në momentin kur dilte në pension të krijonte një parti politike dhe të thotë; unë nesër do të kandidoj si kryetar i PS apo LSI, dhe do të ndryshojë mënyrën se si funksionon presidenca në Shqipëri, do ta kthejë nga republikë parlamentare në republikë presidenciale. Të dilte para shqiptarëve dhe  ta provonte. Ndërkohë mund të priste Gjykatën Kushtetuese, por ai ka marrë një rol politik. Nuk po i rri mirë kostumi presidencial. Ne kemi hapur një proces hetimor për presidentin. Presidenti nuk ka qenë serioz dhe nuk duhet marrë seriozisht.”tha Bushati./CNA.al 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë fshihet pas arrestimit të Çilit?/ Preç Zogaj ngre pikëpyetjet

Publikuar

-

Nga

Analisti Preç Zogaj, është shprehur i shokuar për arrestimin e botuesit dhe gazetarit Henri Çili ndërsa ka ngritur shumë pikpyetje lidhur me këtë ngjarje.

I ftuar në studion e “Kjo Javë” Zogaj theksoi se Çili, nuk ka përfituar asnjëherë nga paratë publike apo tenderat, duke shtuar se kjo është është goditje për sipërmarrjen e tij.

Ndërkaq, Zogaj shtroi dhe pyetjen publike se pse policia nuk bëri të ditur emrin e gjyqtarit me të cilit thuhet se miku i tij ka folur për lehtësimin e masës për një të dënuar me burg përjetë.

“Operacioni që ka çuar në ndalim/arrestimin e Henri Çilit nuk është i qartë. Nuk ka lidhje me reformën dhe drejtësinë e re. Pasi ajo s’ka nisur akoma. Është në fazën e ndërtimit të drejtësisë së re dhe kur të përfundojë ndërtimi i tyre, makina ‘do të niset’. Nuk është nisur akoma. Drejtësia e re është konceptuar për të goditur krimin dhe shpërdorimin e fondeve publike. Kjo është drejtësia e re. Pritshmëria e publikut kjo është. Do goditen ata që nuk i ka hyrë ferrë në këmbë, që janë marrë më trafik, vjedhje votash, etj. Në rastin e Çilit nuk jemi në asnjë prej këtyre rasteve. Ta theksojmë këtë. Çili është sipërmarrës privat, përpos gazetar që nuk ka menaxhuar asnjë qindarkë të fondeve publike. Reforma në drejtësi është konceptuar për fondet publike që ky nuk i ka prekur kurrë me dorë. Ai s’ka prekur asnjë miligram drogë. As në krim nuk është përfshirë.

Jam i shokuar, pasi Henri Çili është miku dhe kolegu im. E njoh veprimtarinë e tij, qoftë publicistike. Ai është sipërmarrës privat, i lirë. Kjo është goditje për Henri Çilin dhe sipërmarrjen e tij. Në biznesin në arsim, është një biznes i mbështetur në arsim, dhe e godet rëndë investimin e tij. Është goditje dhe për vet mjedisin ku është rritur dhe vepron Henri Çili. Nuk jam kundër hetimit, e inkurajoj atë. Duke thënë këtë, e shohim se ka paqartësi të madhe në historinë e ndalimit të tij, në një grup kriminal që 90 përqind e të cilëve Henri besoj se si ka dëgjuar kurrë.

LEXO EDHE:  Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Ironizon Vasili

LEXO EDHE:  Sot Shqipëria mban zgjedhjet vendore/ Çfarë pritet të ndodhë

Paqartësia qëndron në ndalim-arrestimin e tij. Unë jam për zbardhjen e akuzave. Krijon transparencë. Thënë këtë, jemi shumë të çuditur. Unë jam i çuditur se si një sipërmarrës që ka disa miliona euro që dëshmon, që të merret në hetim në gjendje të lirë, pasi ai nuk mund të arratiset nga të gjithë investimet shumëvjeçare. Duket se ka një sjellje të shoqëruar me shkelje procedurale, siç po thuhet që në lidhjen e tyre, qoftë me nxitim, në disa shkelje. Është ndaluar, është arrestuar, kush e ka marrë në pyetje? Pse qenka sekret?! Ku jemi? Në çfarë sistemi jemi? Si quhet gjyqtari që ka vendosur që Henri
Çili të rrijë në burg. Pse u vendos kështu?

Publiku ka nevojë që të marrë vesh dhe emrin e këtij zyrtari të lartë të drejtësisë. Policia, në punën e vet, apo prokurorët që kanë ndërtuar këtë dosje, nuk kanë asnjë hezitim që ta plasin emrin e një sipërmarrësi kur akuzat nuk janë vërtetuar, Henri Çili i ka dhënë taksa shtetit shqiptar. Nuk llogarisin dëmin pa provuar akuzat, dhe hezitojnë të thonë emrin e personit që ka tentuar të bëhet ndërhyrja. Ne jetojmë në një ambient ku kërkohet ndërhyrje. Si mund të bëhet sot ndërhyrje për të ulur dënimin në Gjykatën e Lartë e cila nuk ekziston. Me kë ka folur Çili? Është detyra e policisë që të tregtojë se kush është ky zyrtar. Janë gjithë këto pikëpyetje që tregojnë se është një veprim i nxituar. Nuk bëj avokatin, por duke parë se çfarë ndodh në Shqipëri, ai mund të hetohej në gjendje të lirë.”, theksoi Zogaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Arrestimi i Çilit me urdhër të Ramës”/ Berisha denoncon “fytyrën kriminale” të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ngre akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për arrestimin e pronarit të UET-së Henri Çilit.

Berisha thotë se arrestimi i Çilit është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, prokurori po fsheh me urdhrin e Ramës emrin e zyrtarit të lartë dhe po tregon fytyrën kriminale të drejtësisë së narkoshtetit shqiptar.

“Miq, afera Çili i hoqi çdo petë lakrorit për ndonjë që ka patur ndonjë iluzion për pseudo reformën dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, pra vendosjen e kësaj të fundit totalisht në kontroll politik. Nga dje gjer sot komentet kanë qenë të shumta për këtë akt mafioz flagrant të narkodrejtësisë në narkoshtetin shqiptar. Personalisht kam mbështetur dhe do mbështes çdo përpjekje për zbatimin e drejtë dhe të paanshëm të ligjit ndaj çdo njeriu. Por dënoj si standart kriminal dhe mafioz aplikimin e dy standarteve në zbatimin e tij”, shkruan ish-lideri i demokratëve.

Berisha thotë se kjo aferë dëshmon dhe njëherë se drejtësia e shtetit shqiptar ka fytyrën e shëmtuar të drogës, krimit dhe është kthyer thjeshtë në një mafie që zbaton urdhra kriminale të  kryeministrit.

“Kështu, për të njëjtin motiv që arrestohet me urdhër të Edvin Mafisë Henri Çili nga kjo narkodrejtësi, dhe njoftohet me pompohet me të madhe nga vetë Gjeneral Hashashi dhe Ardi Xhafa suksesi i arrestimit të tij, po për atë motiv dhe po me urdhër të Edvin Mafisë jo vetëm lihet i lirë, por fshihet dhe mbahet sekret dhe as nuk guxohet t’i përmendet emri partnerit në krim të Henri Çilit, zyrtarit të lartë të drejteësisë, sojit të Sadushëve apo Dvoranëve të Parisë që u takua me Çilin dhe mori përsipër të kryente krimin, t’i plotësonte kërkesën atij.

LEXO EDHE:  Gazetari i kronikës: Sulmi në Kuvend i inskenuar/ Policia ishte në dijeni

LEXO EDHE:  Rama i kërkon Metës të bëjë “spiunin”

Ky është morali mafioz i drejtësisë së narkoshtetit të kontrolluar në çdo qelizë nga kreu i mafies së drogës në Shqiperi, Edvin Kristaq Droga!”, nënvizon Berisha.

Ish-kryeministri denoncon si kriminale drejtësinë e dy standarteve të Ramës, për të cilën pretendon se ligjet i zbaton si kodet e shpellave të mafies./ CNA.al/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Te veshur me bluza “Rama ik”/ Demokratët luajnë futboll, Basha bën tifozeri me gocat e FRPD

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka organizuar sot një ndeshje futbolli në kalçeto, mes degës nr 5 dhe asaj 7 në Tiranë.

Kreu i opozitës Lulzim Basha bën me dije se kjo ndeshje është organizuar për qëllime bamirësie. Ajo që bie në sy është se demokratët mbajnë të veshur bluza blu të shkruara “Rama ik”.

Vetë lideri i demokratëve nuk ka preferuar të luajë, por të bëjë tifozin së bashku me vajzat e reja të FRPD.

LEXO EDHE:  Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Ironizon Vasili

LEXO EDHE:  "Është oksigjen për Ramën"/ Kryemadhi parashikon fatin presidencial të bashkëshortit Meta

Basha ka shpërndarë disa foto nga ndeshja në rrjetet sociale dhe shkruan se: “Sot paradite në ndeshjen e futbollit mes degës nr 5 dhe asaj 7 të PD së Tiranës. E organizuar për qëllime bamirësie, nga shitja e produkteve ushqimore dhe biletave u grumbulluan fonde për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe atyre që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE